Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Fundi i luftës është më afër se sa mendojmë! Kremlini përgjigjet: Do të përfundojë vetëm kur të arrijmë qëllimet tona

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Fundi i luftës është më afër se sa mendojmë! Kremlini përgjigjet: Do të përfundojë vetëm kur të arrijmë qëllimet tona

Ushtar ukrainas

Fundi i luftës me Rusinë "është më afër" nga sa mendojmë. Kështu pohoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për Abd News, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, ku po përgatitet të prezantojë "planin e tij për fitore".

"Mendoj se jemi më afër paqes sesa mendojmë. Po i afrohemi fundit të luftës", tha Zelensky.

"Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga miqtë tanë, aleatët tanë, të na mbështesin. Është shumë e rëndësishme", shtoi Zelensky, sipas të cilit Vladimir Putin "ka frikë" nga operacioni i Kievit në rajonin rus Kursk.

Ndërkohë pas kësaj deklarate Kremlini është përgjigjur duke u shprehur se lufta në Ukrainë do të përfundojë "sapo të arrihen objektivat" e trupave ruse. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e ljmeve Interfax.

"Ju e dini se çdo luftë, në një mënyrë apo tjetër, përfundon në paqe. Por për ne nuk ka absolutisht asnjë alternativë për të arritur qëllimet tona", tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë veprimi

Foto: Volodymyr Zelensky dhe Olaf Scholz në Nju Jork, 23 shtator 2024

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz vetëm pak para takimit me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork tha për gazetarët se vendi i tij nuk do t’i heqë kufizimet ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve gjermane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, pavarësisht lutjeve të Kievit.

“Ne kemi marrë disa vendime që janë shumë të qarta për ne. Gjermania nuk do të heqë asnjë kufizim për përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.

Kjo gjë nuk varet nga qëndrimi im personal. Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mira për këtë", tha Schoz për gazetarët.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?