Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do t'i japin Ukrainës autorizimin për të ndërtuar në mënyrë të pavarur raketa me rreze të gjatë veprimi të afta për të goditur territorin rus. Ndërsa kryesoi takimin e "koalicionit të të gatshmëve" në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik, në vizitën e tij të parë në Ukrainë, Kryeministri Andy Burnham i dha Presidentit Volodymyr Zelensky informacion të klasifikuar mbi komponentët britanikë të Scalp, raketës franceze ekuivalente me Storm Shadow të Londrës.
Ndërsa i mungon rreze veprimi e dronëve që Ukraina ka përdorur për të goditur në Moskë dhe Shën Petersburg, raketa mund të arrijë deri në 300 kilometra brenda Rusisë, duke përfaqësuar një rritje të konsiderueshme të aftësive ushtarake të Kievit. Donald Trump i kishte premtuar gjithashtu Zelensky-t armë të ngjashme, por më pas nuk ia doli t'i siguronte ato: tani Evropa do ta bëjë këtë, përmes "koalicionit të të vullnetshmëve", koalicionit të udhëhequr nga Londra, Parisi dhe Berlini.
“Jam krenar për kontributin që vendi ynë i ka dhënë Ukrainës dhe popullit të saj”, tha Burnham. “Dua që ukrainasit të dëgjojnë drejtpërdrejt nga unë se mbështetja jonë nuk do të lëkundet. Siguria e Ukrainës, në fund të fundit, është siguria jonë. Dhe në 35-vjetorin e pavarësisë së Kievit, populli ukrainas nuk duhet të ketë dyshim: Mbretëria e Bashkuar është me ju dhe do të qëndrojë pranë jush për aq kohë sa të jetë e nevojshme", tha ai.
Kryeministri laburist i dërgoi gjithashtu një mesazh Moskës: "Dhe Rusia nuk duhet të ketë dyshime për vendosmërinë tonë. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të ketë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".
Ditët e fundit, Burnham ka përsëritur se do të vazhdojë "të ndihmojë Ukrainën që ajo të jetë në gjendje të mbrohet. Ky ka qenë qëndrimi i Britanisë që nga fillimi i konfliktit, i mbajtur nga disa kryeministra, dhe do të mbetet i njëjtë edhe nën qeverisjen time".
Në Kiev, Burnham e krahasoi rezistencën e Ukrainës ndaj Rusisë "me atë të Mbretërisë së Bashkuar kundër Gjermanisë naziste të Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore".
Përgjigja e rusëve ishte e shpejtë: "Londra vazhdon të luajë rolin e provokatorit në këtë konflikt", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke theksuar qëndrimin e Moskës ndaj planit të Britanisë për të ndarë të dhëna të klasifikuara mbi përbërësit e raketës me rreze të gjatë veprimi Scalp me Kievin.
Kremlini e kishte paralajmëruar Britaninë se do të kishte "pasoja" për përdorimin e dronëve britanikë në sulmet ndaj instalimeve të naftës dhe infrastrukturës në Rusi. Ambasada ruse në Londër akuzoi qeverinë britanike se "ka zgjedhur qëllimisht të përshkallëzojë krizën ukrainase", duke paralajmëruar se "sa më e madhe të jetë përfshirja e Mbretërisë së Bashkuar në konflikt, aq më i lartë do të jetë çmimi që do të paguajë". Por Burnham, i mbështetur nga aleatët ishte i palëkundur.
lajm ne perditesim...
Foto: Andy Burnham dhe Volodymyr Zelensky
Pas deklaratës së Dmitry Peskov, zëdhënësit të Kremlinit, se Britania e Madhe po i hidhte benzinë zjarrit luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, ka ardhur edhe përgjigjia e kryeministrit Andy Burnham.
"Kush e nisi zjarrin? Kjo është pyetja, apo jo?" tha Burnham për gazetarët pas vizitës në Kiev.
Javën e kaluar, ambasada ruse në Londër paralajmëroi Britaninë se do të “paguajë” për dronët e prodhuar në Britani, që Ukraina i përdor për të sulmuar në territorin rus.

Foto: Dmitry Peskov
Rusia ka deklaruar se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për t'i dhënë Ukrainës informacion të klasifikuar mbi komponentët e prodhuar në Britani të përdorur për të prodhuar raketat me rreze të gjatë veprimi Scalp do të "i hidhte benzinë zjarrit".
I pyetur në lidhje me vizitën e Andy Burnham në Kiev dhe mbështetjen e re britanike me raketa, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, thotë se Mbretëria e Bashkuar po “merr pjesë në këtë luftë” në anën e Ukrainës.
“Britania po i hedh benzinë zjarrit dhe po komploton në mënyrë metodike dhe të rregullt për të parandaluar çdo përparim në procesin e paqes”, shton Peskov.
Peskov tha gjithashtu se ushtria ruse tashmë po mblidhte sistematikisht të dhëna për të identifikuar vendndodhjen e çdo vendi prodhimi raketash dhe për t'i shkatërruar ato.

Ukraina po u kërkon përsëri mbështetësve të saj kryesorë evropianë ndihmë në mbrojtjen e qiejve të saj dhe në rritjen e presionit ndaj Rusisë.
Sot, në 35-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik, Kievi do të presë një takim të ri të Koalicionit të të Gatshmëve, të thirrur në një moment veçanërisht delikat të luftës, pasi sulmet ruse kanë rezultuar në më shumë viktima civile që nga muajt e parë të pushtimit.
Më e rëndësishmja, samiti ndjek planin e zhvilluar nga Ukraina, SHBA-ja dhe BE-ja - të njoftuar dje nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky - për t'i dhënë fund luftës, e cila ka vazhduar për më shumë se katër vjet.
Takimi në Kiev do të bashkëkryesohet nga udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, me kryeministrin britanik Andy Burnham që mbërrin në kryeqytetin ukrainas në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga marrja e detyrës në 10 Downing Street, ndërsa disa udhëheqës të tjerë do të marrin pjesë nga distanca. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa pritet gjithashtu në Kiev.
-
Liderit LGBQ-+T Koha e tyre e mire bejn se kane qene gjithmone te presekutuar dhe perndjekur. Kot ska dal ajo fjala Bota esht Portokalli
Përgjigju









Komente
Komento