Lufta në Ukrainë, Zelensky njofton nismën e re për të forcuar lidhjet me vendet e Evropës Lindore dhe Baltike

Lufta në Ukrainë, Zelensky njofton nismën e re për të forcuar lidhjet me vendet e Evropës Lindore dhe Baltike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Ukraina vuri në lëvizje një iniciativë të re për të përforcuar lidhjet e saj me vendet e Evropës Lindore dhe Baltike, njoftoi të hënën Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës. Kjo vjen në kohën kur Ukraina i frikësohet një sulmi tejet agresiv rus më 24 gusht, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik.

“Sot u themelua një format i ri diplomatik dhe i sigurisë, ‘Iniciativa e Kievit’. Fqinjët evropianë të Ukrainës tashmë po marrin pjesë në punën e saj. Këto janë Polonia, Hungaria, Rumania, Sllovakia dhe shtetet baltike. Do të përfshijmë gradualisht edhe vende të tjera. Në formatin “Nisma e Kievit”, puna zhvillohet në nivel të këshilltarëve të politikës së jashtme të krerëve të shteteve”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas e përshkroi nismën si “një linjë shumë premtuese e punës sonë në drejtimin euroatlantik”. Zelensky po ashtu u bëri thirrje vendeve evropiane që të shtojnë një paketë të tetë sanksionesh kundër Rusisë, duke thënë se "sa më i gjatë të jetë intervali midis paketave të sanksioneve, aq më i madh është guximi i Rusisë".

Në fjalimin e tij, Zelensky njoftoi po ashtu se operacionet e kërkimit pas një sulmi rus kundër një ndërtese banimi në Kharkiv javën e kaluar, kanë përfunduar.

Ukraina nuk është e vetmja që i frikësohet sulmeve ruse në ditën e pavarësisë. Ambasada e SHBA-së në Ukrainë iu ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të largohen nga vendi, pasi thotë se ka informacione për sulme në infrastrukturë dhe objekte qeveritare të Ukrainës në ditët në vijim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Vrasja e këshilltarit të Putin, Lavrov: Rusia nuk do të tregojë mëshirë për ata që janë përgjegjës

1658694670_1360193.jpg

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk do të ketë mëshirë për ata që janë përgjegjës për vdekjen e Darya Duginës, vajzës së këshilltarit të Putin.

“Unë besoj se ky është një krim barbar, për të cilin nuk duhet të ketë falje dhe për ata që e organizuan atë”, tha Lavrov gjatë një konference për shtyp të martën me homologun e tij sirian.

“Tani, siç e kuptoj unë, FSB-ja ka vërtetuar tashmë faktet, të cilat tani janë duke u hetuar. Shpresoj se hetimi do të përfundojë së shpejti dhe si rezultat i këtij hetimi, sigurisht që për organizatorët dhe urdhëruesit e vrasjes nuk do të ketë mëshirë”, tha ai.

Në një hetim dy-ditor, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) fajësoi shërbimet speciale ukrainase për vrasjen e Dugina-s. Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e Dugina-s, duke i quajtur pretendimet e FSB-së si fiktive.

Ora 16:57
Uashingtoni thirrje shtetasve amerikanë të largohen menjëherë nga Ukraina

Ambasada amerikane në Kiev u bëri thirrje të martën shtetasve amerikanë të largohen nga Ukraina, për shkak të informacioneve të besueshme, se Rusia po përgatitej të godiste në ditët në vijim infrastrukturën civile dhe qeveritare të këtij vendi.

Paralajmërimi vjen ndërsa më 24 gusht shënohen plot 6 muaj që kur Moska sulmoi Ukrainën, ditë që përkon dhe me 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish Bashkimi Sovjetik.

Mes frikës për sulme nga Rusia, qeveria ukrainase mori vendim të ndalë festimet të mërkurën në kryeqytetin e vendit.

Departamenti i Shtetit ka informacione se Rusia po rrit përpjekjet për të nisur sulme kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare ukrainase në ditët në vijim”, thuhej në një deklaratë të ambasadës amerikane.

Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina menjëherë, me mjetet e tyre, nëse kjo do të ishte një gjë e sigurt për t’u ndërmarrë”, vijonte më tej deklarata.

Kjo nuk është hera e parë që Uashingtoni lëshon një paralajmërim të tillë, por në këtë rast paralajmërimi vjen ndërsa Ukraina shënon përvjetorin e pavarësisë nga sundimi sovjetik.

Njoftimi vjen gjithashtu pas vrasjes të shtunën me një makinë bombë të Darya Dugina-s, vajzës së një ultra-nacionalisti të njohur rus, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Putin. Moska ka fajësuar për vrasjen agjentë të zbulimit ukrainas, një akuzë që Kievi e ka hedhur poshtë./VOA

Ora 12:25
SHBA ngre alarmin! U kërkon qytetarëve amerikanë të largohen nga Ukraina

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë iu ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të largohen nga vendi, pasi thotë se ka informacione për sulme në infrastrukturë dhe objekte qeveritare të Ukrainës në ditët në vijim. Ambasada u kërkoi qytetarëve që nëse e kanë të mundur, të përdorin mjete të transportit privat gjatë largimit.

“Departamenti i Shtetit ka informacione se Rusia po shton përpjekjet për të nisur sulme kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare të Ukrainës në ditët në vijim. Sulmet ruse në Ukrainë përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm për civilët dhe infrastrukturën civile. Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina menjëherë, duke përdorur opsionet private të transportit tokësor, nëse është e sigurt për ta bërë këtë”, tha ambasada.

Kjo thirrje vjen pas deklaratave të SHBA-së dhe Ukrainës se Rusia po përgatit sulme shumë agresive në Ditën e Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik i Ukrainës, më 24 gusht.

Ora 09:40
SHBA: Rusia po planifikon sulme në Ukrainë në prag të Ditës së Pavarësisë

Vinnytsia, Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan se Moska po planifikon sulme në infrastrukturë dhe objekte qeveritare në ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Kjo vjen në kohën kur Rusia bombardoi rajonin e Zaporizhias ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë, ku luftimet e fundit kanë shkaktuar frikën e një incidenti katastrofik bërthamor. Dita e Pavarësisë së Ukrainës është më 24 gusht, kur njëkohësisht bëhen gjashtë muaj prej kur nisi pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha më 23 gusht se forcat ruse vazhduan të lëshonin raketa dhe predha artilerie në qytetet ukrainase, duke goditur Nikopol, Krivyi Rih dhe Synelnykovsky, të gjitha afër uzinës bërthamore të Zaporizhjas.

Në deklarata të ndara, ambasada e SHBA-së në Kiev dhe një zyrtar amerikan paralajmëruan për planet ruse për të goditur infrastrukturën civile dhe qeveritare ditët në vijim. Një zyrtar amerikan paralajmëroi se Rusia po planifikon të nisë së shpejti sulme të reja kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare të Ukrainës.

 “Ne kemi informacione se Rusia po shton përpjekjet për të nisur sulmet kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare të Ukrainës në ditët në vijim”, citohet të ketë thënë zyrtari i paidentifikuar për Reuters.

“Duke pasur parasysh historikun e Rusisë në Ukrainë, ne jemi të shqetësuar për kërcënimin e vazhdueshëm që sulmet ruse paraqesin për civilët dhe infrastrukturën civile”, tha zyrtari, duke shtuar se deklarata e tij bazohej në disa informacione të inteligjencës së SHBA-së.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi autoritetet ukrainase ndaluan festimet publike në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në shënimin e 31 vjetorit t pavarësisë nga sundimi sovjetik, duke përmendur se ka rrezik të shtuar për sulme nga Moska.

Ora 07:50
UNICEF: Të paktën 972 fëmijë të vrarë e të plagosur që nga sulmet ruse në Ukrainë

Të paktën 972 fëmijë ukrainas janë vrarë ose plagosur si pasojë e sulmeve rusë në Ukrainë, konfirmon Agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF. Agjencia vuri në dukje se kjo shifër përfaqëson numrin e viktimave që janë verifikuar nga OKB-ja, dhe shtoi se shifra reale ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë.

Në deklaratën që u publikua të hënën të Drejtoreshës Ekzekutive të UNICEF-it, Catherine Russell thuhet se shumica e viktimave janë shkaktuar nga armë shpërthyese.

“Si në të gjitha luftërat, vendimet e pamatura të të rriturve po i vënë fëmijët në rrezik ekstrem. Nuk ka operacione të armatosura të këtij lloji që nuk rezultojnë me lëndime të fëmijëve”, thuhet në deklaratë.

Sipas Russell, 1 në 10 shkolla në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar nga bombardimet.

UNICEF-i bëri thirrje për t'i dhënë fund përdorimit të armëve shpërthyese në zonat e populluara, si dhe sulmeve ndaj objekteve dhe infrastrukturës civile. Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka vënë qëllimisht në shënjestër civilët, por Moska e mohon këtë akuzë,

D.GJ/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 23/08/2022 14:15

    Amerika mendon se do te jete gjithmone ajo qe do te shkaterroj boten por ta dije se nje dite te gjitha te keeqijat qe ka bere do ti mblidhen per koke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale