Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që të kihet vigjilencë përpara festimeve të së mërkurës për 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga sundimi sovjetik. Ky paralajmërim u bë në kohën kur pati shpërthime pranë centralit bërthamor më të madh të Evropës, dhe kur forcat ruse goditën në jug dhe në lindje.
Ukrainasit nuk duhet të lejojnë Moskën të "përhapë dëshpërim dhe frikë" përpara ngjarjeve të 24 gushtit, të cilat shënojnë po ashtu gjashtë muaj që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, tha Zelensky në video-fjalimin e tij të shtunën mbrëma.
“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se këtë javë Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të shëmtuar, diçka veçanërisht të egër”, tha Zelensky.
Në Rusi, vajza e një ideologu rus ultra-nacionalist, i cili mbron pushtimin që Putini po i bën Ukrainës, u vra në një sulm me bombë jashtë Moskës të shtunën në mbrëmje, thanë të dielën hetuesit shtetërorë rusë.
Ata thanë se Darya Dugina, vajza e ideologut të shquar Alexander Dugin, u vra pasi një bombë shpërtheu në Toyota Land Cruiser me të cilin ajo po udhëtonte, dhe ata po shqyrtonin "të gjitha versionet" për të gjetur përgjegjësin, përfshi edhe përfshirjen e Kievit.
Disa predha artilerie u ranë pranë centralit bërthamor më të madh të Evropës, Zaporizhia gjatë natës së shtunë. Në të njëjtën kohë, raketat ruse goditën objektivat pranë Odesës, një port ukrainas në Detin e Zi dhe një qendër eksporti gruri, ndërsa lufta po shkon drejt mbylljes së gjashtë-mujorit të parë.
Sulmet vijuan edhe sot në qytetin Voznesensku-n, një zonë e banuar rreth 30 km afër centralit të dytë më të madh bërthamor në Ukrainë, Pivdennoukrainsk.
Kancelari gjerman Olaf Scholz thotw se zgjidhja e luftës në Ukrainë nuk është dorëzimi i Kievit dhe se negociatat do të jenë të mundshme vetëm kur Moska të heqë dorë nga planet e saj "pushtuese", gjë që ende nuk ka ndodhur.
“Ne nuk do të pranojmë një paqe që është imponuar dhe që as qeveria, parlamenti dhe populli ukrainas nuk mund ta pranojnë”, tha ai gjatë një takimi me qytetarët me rastin e ditës së hapur të Kancelarisë në Berlin.
Ushtria ruse ka bombarduar një zonë banimi në rajonin jugor të Mykolaivit, duke plagosur 12 civilë, mes tyre 4 fëmijë.
Guvernatori i rajonit të Detit të Zi, Vitaliy Kim thotë se një pallat pesëkatëshe dhe shtëpi private në qytetin e Voznesenskut u dëmtuan rëndë nga bombardimet ruse. Voznesensku ndodhet rreth 30 kilometra larg centralit bërthamor të Pivdennoukrainsk.
Një shef rajonal i shërbimeve të inteligjencës SBU të Ukrainës, Oleksandr Nakonechny është gjetur i vdekur në banesën e tij në Ukrainë. Lajmi u bë me dije nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Nakonechny u gjet nga gruaja e tij me plagë me armë zjarri në një dhomë të banesës së tyre në qytetin Kropyvnytskyi. Ajo ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna armësh. Policia ka nisur hetimit, por ende nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këtë ngjarje.
Një politikan vendas, Andrii Lavrus, shkruan në Telegram se Nakonechny ka qëlluar veten, por një detaj i tillë nuk është konfirmuar ende.
Rusët bombarduan sot një zonë banimi në rajonin jugor të Mykolaivit, duke plagosur 12 civilë, përfshirë katër fëmijë. Bëhet fjalë për qytetin Voznesensku që ndodhet vetëm 30 kilometra larg centralit bërthamor të Pivdennoukrainsk, i dyti më i madh në Ukrainë.
Një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe dhe shtëpi private në qytetin e Voznesenskut u dëmtuan rëndë nga bombardimet, sipas guvernatorit rajonit të Detit të Zi, Vitaliy Kim. Nuk ka raportime për dëmtime të centralit bërthamor, pavarësisht afërsisë.
Kompania shtetërore Energoatom, e cila menaxhon të katër gjeneratorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, e përshkroi sulmin në Voznesensk si "një akt tjetër të terrorizmit bërthamor rus".
Do zoti fillojne seriozisht ata Ruset me ju o kokrra e legenit qe te duket vetja si i forte ty barbon lepires i Amerikes
Përgjigju