Lufta/ Ushtria izraelite sulm në spitalin al-Shifa në Gaza, 13 viktima! Izraeli: Shkatërrohet bastioni i Hamasit, 150 terroristë të vrarë

Një video e postuar në mediat sociale dhe e konfirmuar nga Reuters tregon shumë të vdekur dhe të plagosur përfshirë fëmijë, në spitalin al-Shifa në Gaza, që u godit nga sulmet ajrore izraelite. Agjencia franceze e lajmeve raporton se 13 persona u vranë nga ky sulm, ndërsa drejtori i spitalit al-Shifa  tha se ndërtesa e klinikës së spitalit që pret urgjenca mjekësore dhe refugjatë nga e gjithë Rripi i Gazës u dëmtua rëndë nga sulmi. 

Ushtria izraelite njoftoi këtë mbrëmje se brigada 401 shkatërroi bastionin Badr të batalionit Shati të Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës, duke e cuar numrin e vrarë të anëtarëve të Hamasit në 150.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi tha se tanket izraelite hynë në kompleksin e spitalit Ranteesi në qytetin e Gazës, që ndodhet rreth dy kilometra në veri të Al-Shifa. Ai është i vetmi spital në Gaza për fëmijët me kancer.

Zëdhënësi i ministrisë kërkoi nga Kombet e Bashkuara që të jenë të pranishëm në Spitalin Al-Rantisi dhe Spitalin Al-Nasr për t'i mbrojtur ata dhe për t'u lënë vend ambulancave për evakuimin e të plagosurve. Ai shtoi se autoritetet e Gazës kanë bërë gjithçka që munden për të mbajtur shërbimet shëndetësore në funksion, por se kanë mbetur vetëm "disa orë" para se spitalet në Gaza dhe në veri të ndalojnë ofrimin e shërbimeve.

Ushtria izraelite pretendon se brenda spitalit ndodhte një nga liderët e Hamasit Yahya Sinëar dhe komandantë të tjerë të lartë, si ushtarakë ashtu edhe politikë.

Një njësi e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes lajmëroi  më herët se është hapur një korridor evakuimi që civilët të lëvizin nga Gaza veriore nga ora 09:00 deri në orën 16:00, por mediat ndërkombëtare shkruajnë se nuk ka asnjë shenjë të këtyre pauzave.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ka mirëpritur vendimin izraelit për pauzat, por ka dhënë se duhet bërë më shumë për të lejuar civilët të shpëtojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
Izraeli akuzon OKB-në: Është bashkëpunëtor i Hamasit

1699652010_KAKAKAKAKAKAKAKK.PNG

"Për vite me radhë OKB-ja ka refuzuar të krijojë mekanizma verifikimi që mund të na ofrojnë një pamje të vërtetë të realitetit",- ka deklaruar ambasadori izraelit Gilad Erdan, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit. 

Duke folur për situatën në Gaza, Erdan tha se “OKB-ja është një tjetër bashkëpunëtor”.

 "OBSH,Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët dhe fatkeqësisht edhe Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, nuk raportojnë situatën në terren. Shumë operatorë të UNWRA në Gaza janë vetë anëtarë të Hamasit",- shton ai, raprton La Repubblica.

Ora 20:17
Izraeli: Shkatërrohet bastioni i Hamasit, 150 terroristë të vrarë

1699644302_hzhzhzhzhzhzhzh.PNG

Ushtria izraelite njoftoi këtë mbrëmje se brigada 401 shkatërroi bastionin Badr të batalionit Shati të Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës, duke e cuar numrin e vrarë të anëtarëve të Hamasit në 150.

Batalioni i Badr ndodhet pranë një kampi refugjatësh dhe ndërtesave civile. 

Ushtarët izraelitë shkatërruan selinë ushtarake, vendet e lëshimit të raketave, si dhe një hotel ku fshiheshin 30 terroristë dhe nga ku planifikonin sulme.

Ora 19:34
Libani sulmon Izraelin me raketë antitank, raportohet për 3 ushtarë të plagosur

1699601034_sulmohetizraeliluftanerripinegazes.jpg

Ushtria izraelite ka njoftuar se tre ushtarë janë plagosur rëndë nga një raketë antitank e lëshuar nga Libani në zonën Manara, në veri të Izraelit.

Ushtarët janë evakuuar për trajtim mjekësor. 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bëhet me dije se po kryejnë sulme të vazhdueshme ndaj një sërë objektivash të organizatës terroriste Hezbollah, në përgjigje të sulmeve nga Libani në drejtim të territorit izraelit, transmeton La Repubblica.

Ora 19:22
Sulmet dhe shkatërrimet në Gaza përmes fotove

 

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë ka kaluar shifrën prej 11.000. Mes raporteve për beteja të rënda në Gazën veriore, fotot e Associated Press tregojnë sulme ajrore dhe tanke izraelite në territor, ndërsa vërehet se shkatërrimi është i madh. Ndërkohë Izraeli nuk ka ndërmend të ndalet por është zotuar se do ta shkatërrojë aftësinë e Hamasit për të qeverisur me Gazën dhe për të sulmuar Izraelin.

 

Ora 18:33
Drejtori i spitalit Al-Shifa: Baza të Hamasit nën spital? Gënjeshtra absolute

1699638171_alallalalalallalala.PNG

Drejtori i spitalit Al-Shifa, në Gaza, në një prenoncim për Al Jazeera, është shprehur se aludimet e Izraelit se Hamasi është pozicionuar në spital janë të pavërteta.

"Është e rreme, është e gjitha gënjeshtra. Ky është një spital civil, ne kujdesemi për më shumë se 1.5 milionë banorë të Gazës,"- ka theksuar ai.

Sipas drejtorit të spitalit, forcat pushtuese izraelite janë plotësisht të vetëdijshme se kjo është një zonë plotësisht e sigurt dhe se nuk ka eksponentë të Hamasit.

"Personeli i UNRWA-s, personeli i Kombeve të Bashkuara, personeli i organizatave ndërkombëtare kanë qenë brenda dhe përreth spitalit, ata e dinë se ky është një strukturë tërësisht civile që merret me viktima dhe pacientë", shtoi Abu Salmiya, transmeton La Repubblica.

Ora 17:28
Forcat izraelite sulmojnë spitalin Al-Shifa, raportohet për 13 viktima

1699634954_gogpgpgllggmmbbg.PNG

Spitali Al-Shifa në Gaza është goditur me një raketë nga ushtria Izraelite pasi dyshon se aty po strehohen eksponentë të Hamasit.

Qeveria e Hamasit ka njoftuar se nga sulmi izraelit në spital, ka shkaktuar vdekjen e 13 personave.

Ushtria izraelite ka deklaruar se arsyeja e sulmit është se sipas saj Hamasi po i përdor ato si baza të tyre.

“Hamasi ka zgjedhur të pozicionohet në mënyrë strategjike terroriste brenda, nën dhe përreth spitaleve”,- thuhet në deklaratë.

“Ne jemi përpjekur të inkurajojmë njerëzit që strehohen në spitale të evakuohen”,- thuhet ndër të tjera.

BBC raporton se Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se snajperët izraelitë kanë qëlluar në spitalin Al-Quds gjithashtu, në qytetin e Gazës.

Ora 16:35
Netanyahu: Izraeli do të mbajë kontrollin e Gazës, jo 'zbarkimit' të trupave ndërkombëtare

1698520606_netanyahu1.JPG

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se forcat izraelite do të mbajnë nën kontroll Rripin e Gazës dhe se nuk do të lejohet ardhja e trupave nga shtetet e tjera, raporton Times of Israel.

Deklarata e kryeministrit izraelit hedh poshtë idenë që është paraqitur ditët e fundit nga amerikanët, për një forcë ndërkombëtare, me trupa nga vendet fqinje arabe, për të garantuar sigurinë në Gaza në një periudhë tranzicioni, përpara se të jetë në gjendje të t'ia kthejë një qeverie palestineze që bashkon Gazën dhe Bregun Perëndimor, transmeton La Repubblica.

Ora 16:13
750 gazetarë letër të hapur për luftën në Gaza: Izraeli po pengon punën e medias duke shtypur fjalën e lirë

1699629842_gogoogogogogog.PNG

750 gazetarë kanë nënshkruar një letër të hapur në lidhje me luftën në Gaza, ku theksojnë se Izraeli po shtyp masivisht fjalën e lirë dhe po pengon transparencën mediatike.

Gazetarë nga Washington Post , Boston GlobeGuardian e të tjerë, kanë nënshkruar një letër të hapur duke dënuar pengimin e Izraelit ndaj gazetarëve për të raportuar, si dhe kërkohet ndaj mediave perëndimore që të kenë integritet në mbulimin e luftës në Gaza.

"Ne bëjmë thirrje për t'i dhënë fund dhunës kundër gazetarëve në Gaza dhe u kërkojmë drejtuesve të mediave perëndimore që të jenë të saktë në mbulimin e tyre, të mizorive të përsëritura të Izraelit kundër palestinezëve",- thuhet në letër.

Ndër të tjera, grupi i gazetarëve, në letrën e hapur, i cilëson veprimet e Izraelit si spastrim etnik dhe gjenocid ndaj palestinezëve, transmeton La Repubblica.

Ora 15:36
Operacionet në spitalet e Gazës kryhen me elektrik dore në mungesë të energjisë elektrike

1699626866_liu.jpg

Zhvillimi i operacioneve në spitalet e Rripit të Gazës, shkak mungesa e energjisë elektrike

Spitalet në Rripin e Gazës të cilat prej 35 ditësh ndodhen nën bombardime intensive dhe bllokadën totale të Izraelit, përpiqen të vazhdojnë operacionet dhe shërbimet e trajtimit me metoda primitive për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Pengesa e plotë për dërgimin e karburantit në Gaza që nga 7 tetori kur ushtria izraelite filloi sulmet e saj, i ka lënë spitalet në errësirë. Ekipet shëndetësore në spitalin Al-Quds të lidhur me Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze në Gaza, punojnë me burime minimale për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike si pasojë e mbarimit të karburantit.

Nëpër sallat e operacionit të zhytura në errësirë, mjekët kryejnë operacione nën dritën e elektrikëve të dorës, raporton media turke Anadolu.

Sipas informacioneve të transmetuara nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze lidhur me situatën e fundit në spitale thuhet se "ka kërcënim në rritje që spitali të ndërpresë të gjitha aktivitetet brenda disa orësh për shkak të mbarimit të karburantit".

Personeli spitalor, pavarësisht ndërprerjes së komunikimit dhe internetit që vazhdon prej tre ditësh, po bën përpjekje intensive në mënyrë që spitali të vazhdojë të ofrojë shërbime. Spitali prej 5 ditësh është nën izolim pasi të gjitha rrugët që çojnë drejt tij janë të mbyllura për shkak të bombardimeve në rrethinat e tij.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 18 spitale dhe 46 qendra shëndetësore kanë mbetur jashtë shërbimit si pasojë e sulmeve izraelite. Zyrtarët paralajmërojnë se krahas ndërprerjeve në njësitë e tjera, mbi 3 mijë fëmijë mund të privohen nga shërbimet e dializës dhe onkologjisë.

Për shkak të sulmeve izraelite, 50 mijë gra shtatzëna janë privuar nga kujdesi dhe ndjekja e procesit të lindjes për një periudhë prej më shumë se një muaj.

Ushtria izraelite goditi spitalin Al-Shifa, objekti më i madh shëndetësor në Gaza ku ndodhen mijëra të plagosur dhe civilë, të spitalit të fëmijëve Al-Nasr, Al-Ahli Baptist, të spitaleve të miqësisë Türkiye-Palestinë si dhe zonat përreth spitalet Al-Quds dhe Indonezian të lidhura me Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze. Në sulme u vranë dhe u plagosën qindra palestinezë.

Ora 15:19
OBSH: Spitali i vetëm psikiatrik në Gaza nuk është më funksional

1699625925_obsh.jpg

Spitali psikiatrik në Gaza pas bombardimeve izraelite

Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se spitali i vetëm psikiatrik në Gaza ka dalë jashtë funksionit pasi pësoi dëmtime të mëdha gjatë një sulmi nga forcat izraelite më 5 Nëntor.

“Këtë javë, spitali i vetëm psikiatrik i Gazës nuk është më funksional pasi pësoi dëme në një sulm më 5 nëntor. Punonjësit shëndetësorë janë detyruar të lirojnë pacientët e shtruar në spital dhe të ndalojnë shërbimet e tjera. Për shkak të shqetësimit psikologjik në rritje të lidhur me konfliktin, këto shërbime janë të nevojshme tani me shume se kurrë.”, tha OBSH.

Drejtori i përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për mbrojtjen aktive të civilëve dhe kujdesin shëndetësor.

Ora 14:16
Hezbollahu pretendon se 7 luftëtarë i janë vrarë në Siri nga një sulm izraelit

1699622190_hez.jpg

Grupi libanez, Hezbollah

Grupi libanez, Hezbollah deklaroi se shtatë luftëtarë janë vrarë në një sulm izraelit në Siri.

Të enjten, Izraeli tha se goditi zona në Siri në përgjigje të një droni që goditi një ndërtesë shkolle në qytetin port izraelit të Eilat.

Ndërkaq, një breshëri raketash u hodhën nga Gaza drejt zonës së Tel Avivit. Hamasi konfirmoi sulmin në kanalin e tij Telegram, raporton Al Jazeera.

Dy persona u plagosën, sipas një shërbimi izraelit të shpëtimit emergjent

Ora 14:05
Xhihadi Islamik: Gaza duhet të zgjedhë lidershipin e saj

1699621491_eeee.jpg

Mohammad Al-Hindi

Mohammad Al-Hindi, nënkryetari i Xhihadit Islamik, ka kritikuar diskutimin izraelit për të ardhmen e Gazës si një përpjekje të vendit për të zgjeruar praninë e tij ushtarake atje.

Po ashtu, ai shtoi se e ardhmja e enklavës duhet të vendoset nga palestinezët dhe askush tjetër, raporton Al Jazeera.

Ai gjithashtu hodhi poshtë nocionin e marrjes së pushtetit nga Autoriteti Palestinez, duke thënë: “Autoriteti Palestinez kontrollon Bregun Perëndimor, por rezistenca e armatosur po ndërton vrull edhe atje.”/

Ora 13:58
Hamasi lëshon raketa drejt zonës së Tel Avivit, dy të plagosur

1699621038_ilus.jpg

Foto ilustruese nga sulmet e Hamasit në Tel Aviv

Hamasi ka sulmuar me raketa Tel Aviv, të cilat u hodhën nga Gaza, ku mbetën dy të plagosur. Ata e konfirmuan sulmin e tyre në Telegram, sipas një shërbimi izraelit të shpëtimit emergjent.

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, tha të premten se e ka mirëpritur dakordimin e Izraelit për pauzë humanitare në ofensivën e tij në Gaza, por duhet të bëhet më shumë, raporton Al Jazeera.

“Shumë palestinezë janë vrarë. Ka shumë që kanë vuajtur javët e fundit, dhe ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar dëmtimin e tyre, dhe për të rritur ndihmën që u jepet atyre”, tha Blinken duke folur në Nju Delhi.

Ora 13:41
Erdogan: Izraeli po teston durimin tonë! Dhjetë mijë të vdekur, dikush do të duhet të paguajë faturën

1699117377_receptayyiperdoan.JPG

Rexhep Tajip Erdogan

Mëngjesin e sotëm, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan , teksa po fliste në një intervistë për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, tha se Izraeli po "teston durimin tonë".

"Një tragjedi që po ndodh para syve të botës. Një krim kundër njerëzimit që po vë në provë durimin tonë. Janë dhjetë mijë viktima, një dhunë për të cilën dikush do të duhet të paguajë faturën. Bashkëpunëtorët e kësaj masakre do të përgjigjen fillimisht ndërgjegjes së tyre, pastaj historisë”, tha Erdogan sot (10 Nëntor)

Presidenti turk do vizitojë Gjermaninë javën e ardhshme

Ora 13:33
Ushtria izraelite merr nën kontroll zyrën e vëllait të liderit të Hamasit

1699619571_pa.jpg

Pamje nga zyra e Muhamed Sinwar

Ushtarët izraelitë kanë marrë nën kontroll zyrën e Muhamed Sinwar, vëllait të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, në Rripin e Gazës. 

Këtë e bëri të ditur ushtria izraelite. Brigada e 7-të e Korpusit të Blinduar kreu një seri bastisjesh kundër postës ushtarake dhe qendrës stërvitore të Hamasit, të cilat ndodhen në zemër të një distrikti civil në Gaza. 

Gjithashtu u mor në kontroll edhe kompleksi i brigadës Tzabra të Hamasit, ku u gjetën sasi të mëdha municionesh, pajisje elektronike dhe raporte të inteligjencës.

 

Ora 13:23
VIDEO/ Forcat izraelite bombardojnë spitalin al-Shifa në Gaza, 13 viktima

1699618992_bo.jpg

Pamje nga spitali al-Shifa (10 Nëntor)

Videoja e postuar në mediat sociale dhe e konfirmuar nga Reuters tregon të vrarë dhe të plagosur, përfshirë fëmijë, në spitalin al-Shifa në Gaza, i cili u godit nga sulmet ajrore izraelite, sipas zëdhënësit të ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

Siç raporton AFP, Hamasi njoftoi se 13 persona u vranë nga ky sulm kundër spitalit më të madh në qytetin e Gazës.

“Trembëdhjetë viktima dhe dhjetëra të plagosur nga një sulm izraelit në spitalin al-Shifa sot", tha Salama Ma’aruf, kreu i zyrës së shtypit të Hamasit në qendër të qytetit të Gazës.

Dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi këtë mëngjes se spitali al-Shifa në qytetin qendror të Gazës “është nën sulm”.

Sipas zëdhënëses së organizatës, 20 spitale në Rripin e Gazës tani janë mbyllur plotësisht dhe nuk funksionojnë.

 

Ora 11:12
OKB: Mbërritën 106 kamionë me ndihma në Gaza, dy spitale ndodhen në krizë, shkak mungesa e karburantit

1699391249_okb.jpg

Foto nga Rripi i Gazës

Të mërkurën, 106 kamionë, kryesisht me ushqime, ilaçe, pajisje mjekësore, shishe uji dhe produkte higjienike, mbërritën në Gaza nëpërmjet kalimit Rafah nga Egjipti. 

Që nga 21 tetori në Rripin e Gazës kanë mbërritur 756 kamionë. Kështu ka thënë Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 

"Ky numër përfaqëson vetëm një pjesë të asaj që do të duhej. Ende nuk kemi karburant. Spitali Al Quds, në qytetin e Gazës, duhej të mbyllte një sërë shërbimesh themelore", tha Dujarric.

Spitali Al Awda, i vetmi që garanton shërbimet e maternitetit, "është afër mbylljes".

Ora 09:56
Ministri i Jashtëm iranian: Zgjerimi i luftës në Gaza është i pashmangshëm

1699606462_hg.jpg

Hossein Amirabdollahian

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian deklaroi se zgjerimi i fushës së luftës në Gaza është i pashmangshëm.

Deklaratën, Amirabdollahian ia tha homologut të tij nga Katari, Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman Al Thani, gjatë një bisede telefonike mbrëmjen e së enjtes, raporton Al Jazeera.

“Për shkak të zgjerimit të intensitetit të luftës kundër banorëve civilë të Gazës, zgjerimi i fushës së luftës është bërë i pashmangshëm”, tha Hossein.

Irani ka paralajmëruar vazhdimisht për kërcënimin e përshkallëzimit rajonal, duke i thënë Izraelit se duhet të tërhiqet nga sulmi ndaj Gazës.

Ora 09:52
Turqia e gatshme të trajtojë palestinezët? Çfarë u diskutua mes Erdogan dhe Blinken

1699606312_tur.jpg

Palestinezët duke u larguar nga Rripi i Gazës

Turqia ka bërë përgatitjet e nevojshme për të pritur palestinezët e plagosur dhe pacientët me sëmundje kronike nga Gaza në spitalet e saj për trajtim, njoftoi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan

Duke folur me gazetarët pas vizitës së tij në Uzbekistan , Erdogan tha gjithashtu se Turqia do të bëjë përpjekje për të rritur presionin ndaj Izraelit për të siguruar që palestinezët e plagosur mund të evakuohen nga Gaza, raporton Protothema.

Siç tha presidenti turk, gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA Anthony Blinken në Ankara, të dy burrat diskutuan rritjen e numrit ditor të kamionëve që transportojnë ndihma humanitare në Gaza në të paktën 500. Kreu i diplomacisë amerikane e pa këtë propozim pozitivisht gjatë bisedimeve me homologun e tij turk Hakan Fidan, theksoi Erdogan.

"Ankaraja do të ndërmarrë hapa për furnizimin e Gazës me ambulanca, ushqim, ujë dhe ilaçe në bashkëpunim me vendet e tjera", tha Erdogan.

Ora 09:17
Hamasi pretendon se Izraeli nisi sulme ajrore në tre spitale gjatë natës

1699445487_hamas.jpg

Ushtarët e Hamasit

Hamasi pretendon se Izraeli nisi sulme ajrore në ose afër të paktën tre spitaleve në orët e para të mëngjesit të së premtes.

“Okupimi izraelit nisi sulme të njëkohshme në një numër spitalesh gjatë orëve të fundit”, tha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamas, Ashraf al Qidra për televizionin Al Jazeera.

Objektet mjekësore përfshinin spitalin më të madh të Gazës, Al Shifa, ku Izraeli tha se Hamasi ka fshehur qendra komandimi dhe tunele, akuza që grupi, një organizatë terroriste e ndaluar në MB, i mohon.

Qidra tha se Izraeli kishte në shënjestër oborrin e kompleksit mjekësor të qytetit të Gazës dhe kishte viktima, por ai nuk dha detaje.

Forcat e Mbrojtjes izraelite nuk kanë komentuar ende deklaratën e Qidra, e cila ende nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ora 09:09
Izraeli: Të paktën 80 mijë njerëz u larguan nga Gaza përmes korridorit të evakuimit

1699603676_gaa.jpg

Njerëzit duke u laguar nga Rripi i Gazës

Të paktën 80 mijë njerëz u larguan nga Gaza veriore përmes një korridori evakuimi të enjten, tha Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare të Izraelit në Territore (COGAT) në një deklaratë në mediat sociale.

Shifrat e shpallura nga COGAT shënojnë një rritje të evakuimeve në krahasim me një ditë më parë, kur 50 mij njerëz u evakuuan veriun e Gazës, sipas shifrave nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Ushtria izraelite hapi korridoret e evakuimit disa herë këtë javë për periudha disa orëshe, një model që u duk se u zyrtarizua të enjten kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se Izraeli kishte rënë dakord të vazhdonte me pauzat e përditshme katër-orëshe në operacionet ushtarake në zonat e Gazës veriore, raporton News Sky.

Një zëdhënës i IDF përsëriti të enjten se nuk ka armëpushim në zonë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kjo mund të ndodhë vetëm me lirimin e të gjithë pengjeve të Hamasit.

Ora 09:04
Kryeministri belg bën thirrje për sanksione ndaj ‘ekstremistëve të dhunshëm’ në Izrael

1699603477_krye.jpg

 Alexandre De Croix

Kryeministri belg Alexandre De Croix vendosi të enjten se Bashkimi Europian duhet të konsiderojë ndalimin e disa “ekstremistëve” izraelitë që kryejnë ose nxisin dhunë kundër palestinezëve të hyjnë në territorin e tij.

Duke iu drejtuar anëtarëve të parlamentit belg, politikani liberal theksoi sulmet kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke i quajtur “të papranueshme” mungesën e veprimeve kundër ekstremistëve të dhunshëm.

“Unë besoj se vendi ynë duhet të sigurojë që ata që kryejnë krime të rënda, për shembull ata që kryejnë dhunë në Bregun Perëndimor, të ndalohen të hyjnë në vendin tonë dhe në Bashkimin Europian”, tha De Cros.

Sanksionet duhet të vendosen edhe ndaj “një ministri që bëri thirrje që të përdoret një armë bërthamore kundër një popullsie që nuk mund të bëjë asgjë dhe sot jeton në kushte të tmerrshme”, raporton gazeta amerikane Barrons.

Ai i referohej ultra-nacionalistit izraelit Amichai Eliyahu, i cili tha gjatë një interviste se përdorimi i një bombe bërthamore në Rripin e Gazës, ku ushtria e vendit të tij është përfshirë në një luftë me Hamasin, është një “zgjedhje”.

Deklarata shkaktoi një protestë, si jashtë ashtu edhe brenda Izraelit, dhe Eliyahu, një ministër i rangut të dytë, është pezulluar deri në një njoftim tjetër të dielën me vendim të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ora 08:52
Netanyahu kundërshton deklaratën e SHBA: Nuk ka pauza ditore prej katër orësh, armëpushimi do të nënkuptonte dorëzim ndaj Hamasit

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dhënë një tjetër intervistë për mediat amerikane, në të cilën ka hedhur poshtë pretendimet e Shtëpisë së Bardhë se Izraeli do të ofronte pauza të përditshme katër-orëshe në luftimet në zonat e Gazës veriore.

Kishte raporte kontradiktore nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë nëse pauzat ishin rënë dakord, raporton Sky News.

Kur u pyet nga Fox News për këtë çështje, Netanyahu sqaroi: "Jo, lufta vazhdon kundër armikut të Hamasit... por në vende specifike për një periudhë të caktuar - disa orë këtu, disa orë atje - ne duam të lehtësojmë një kalimi i sigurt i civilëve larg zonës së luftimeve. Do të thoshte dorëzim ndaj Hamasit, dorëzim ndaj terrorit dhe fitore e boshtit të së keqes në Iran. Nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve”.

Benjamin Netanyahu kundërshtoi komentet e bëra dje nga Presidenti Biden për pauzat humanitare Ai nuk e tha në mënyrë eksplicite, por ka të ngjarë t'i referohej rrugës Salah al Din, të cilën Izraeli e ka hapur si një "korridor humanitar" disa ditë të kësaj jave, për të lejuar qytetarët e Gazës të largohen nga jugu. 

Rruga Salah al Din shkon nga veriu në jug të Gazës Netanyahu tha gjithashtu se nuk kishte një plan kohor për luftën, por se ajo do të përfundonte pasi Hamasi të mposhtet.

Ai e bëri të qartë se megjithëse Izraeli nuk kishte ndërmend të pushtonte apo qeveriste Gazën, ai parashikonte një territor të riformuar rrënjësisht dhe një rajon më të gjerë. 

“Ne nuk duam të kërkojmë të qeverisim Gazën, nuk kërkojmë të pushtojmë, por kërkojmë t'i japim asaj dhe neve një të ardhme më të mirë në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha ai. 

Ora 08:37
UNRWA: 99 punonjës të vrarë në Rripin e Gazës

1699601769_gaza.jpg

Sulmet izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës (9 Nëntor)

Të paktën 99 punonjës të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez (UNRWA) janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit me Izraelin më 7 tetor. 

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e komunikimit e UNRWA, Juliette Touma, në një intervistë për BBC. Agjencia e OKB-së "po ndihmon aktualisht më shumë se 700 mijë njerëz në 150 strehimoret e saj.

Ne nuk kemi furnizime, nuk kemi karburant: ne kemi nevojë për një armëpushim humanitar për të na lejuar të operojmë".

S.S/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen