
Hossein Amirabdollahian
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian deklaroi se zgjerimi i fushës së luftës në Gaza është i pashmangshëm.
Deklaratën, Amirabdollahian ia tha homologut të tij nga Katari, Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman Al Thani, gjatë një bisede telefonike mbrëmjen e së enjtes, raporton Al Jazeera.
“Për shkak të zgjerimit të intensitetit të luftës kundër banorëve civilë të Gazës, zgjerimi i fushës së luftës është bërë i pashmangshëm”, tha Hossein.
Irani ka paralajmëruar vazhdimisht për kërcënimin e përshkallëzimit rajonal, duke i thënë Izraelit se duhet të tërhiqet nga sulmi ndaj Gazës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite sulm në spitalin al-Shifa në Gaza, 13 viktima! Izraeli: Shkatërrohet bastioni i Hamasit, 150 terroristë të vrarë








