Të më ndjejë komandanti i luftës, që vetëm tani e pashë paralajmërimin e tij se ne shqiptarët do t’i paskemi fundjavat pa makina deri në mars. Pastaj shohim e bëjmë, ndoshta e shtyjmë edhe gjithë pesëvjeçarin ashtu, po nuk u ankua njeri. Kështu i bie apo jo?
Është i njëjti person, që na ka folur gjoja me zemër në dorë pothuajse çdo ditë, se jo vetëm ai, por askush tjetër në botë nuk të thotë dot sot se kur do të largohet koronavirusi. Dhe pyetja është nga e mori vesh ky zotëria se do na duhet të ruhemi njësoj nga infeksioni edhe pas një viti?
Pandemia, larg qoftë, mund edhe të ashpërsohet, por ndoshta edhe mund të shuhet dalëngadalë, siç ka ndodhur edhe me sëmundje të tjera në të shkuarën.
Të gjithë njerëzit normalë në Shqipëri shpresojnë të ndodhë kjo e dyta dhe shenja të mira ka plot, ndonëse asgjë nuk është e sigurt. Por kjo pasiguri nuk i jep askujt të drejtë që të shfrenojë fantazinë e të projektojë një skenar të errët, që nuk mbështetet në asnjë argument, dhe të na e plasë si pa të keq para syve.
Ndaj edhe Edi Rama duhet të bëjë një zgjedhje, pas kësaj. Ose të tregojë se nga e mësoi që ditë më të këqija na presin, se mbase na bind që të përgatitemi që tani për të jetuar si në rrethim për një kohë të gjatë.
Ose t’i tërheqë mbrapsht broçkullat me prognoza të zymta për të ardhmen e largët të botës, se nuk ia ka njeri borxh këtë stresin shtesë, pas gjithë këtij depresioni që ka shkaktuar deri tani pandemia dhe mbyllja për shkak të saj.
Le të qëndrojë deri tek parashikimet dy javë para, madje edhe aq i ka shumë, sepse edhe vendet më të fuqishme të botës i kanë shumë dinamike vendimet dhe masat për dominimin e pandemisë, madje edhe ato afatshkurtra. Dhe nuk ka ngelur që ta dijë më mirë dhe më përpara se të tjerët se çfarë do të ndodhë pas një viti me pandeminë e koronavirusit kryeministri i lodhur i Shqipërisë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
o astrit duro mor burr ! prit momentin dhe pastaj bèj politike se ndryshe do konsumohesh shpejt
Përgjigju