Lufta/ Sulmi i katedrales në Odesa! Ukraina lëshon 17 dronë drejt Krimesë, Moska: I neutralizuam! Kundërpërgjigjet Rusia, sulmon magazinat me grurë! Kievi: Ndalni terrorizmin ushqimor

Lufta/ Sulmi i katedrales në Odesa! Ukraina lëshon 17 dronë drejt Krimesë, Moska: I neutralizuam! Kundërpërgjigjet Rusia, sulmon magazinat me grurë! Kievi: Ndalni terrorizmin ushqimor

Pamje nga sulmet në rajonin e Odesa-s , katedralja e shkatërruar

Moska dhe Kievi nuk i ndalin sulmet ndaj njëri tjetrit, duke sjellë për pasojë shkatërrimin e magazinave të tëra me elb e grurë, një katedraleje të shenjtë në Odesa si dhe kërcënime për kundërpërgjigje ushtarake.

Sulme të reja janë regjistruar mes Russië dhe Ukrainës, të cilat anë vënë në shënjestër objekte strategjike. Kremlini ka akuzuar Ukrainësn për sulmet e 17 dronëve në gadishullin e Krimesë, por ka bërë me dije se i ka neutralizuar ta gjitha. Po ashtu, zëdhënësi Dimitri Peskov foli për sulme të tjera që synoinin Moskën, çka është konfirmuar edhe nga inteligjenca ukrainase.

“Sulmet me dron në Moskë dhe Krime janë prova se regjimi i Putinit nuk është në gjendje të kontrollojë plotësisht qiellin, edhe për mbrojtjen e objekteve të tij më të rëndësishme", tha zyrtarë të inteligjencës së Kievit për mediat.

Në kundërpërgjigje, raketat ruse dëmtuan rëndë një katedrale historike ortodokse në qytetin port jugor të Ukrainës, Odesa, duke shkaktuar zemërim dhe duke e shtyrë presidentin Zelensky të zotohet për hakmarrje.

Sulmet që u mohuan nga autoritetet ruse, vranë të paktën një person dhe plagosën disa të tjerë, thanë zyrtarët ukrainas. Katedralja e Shpërfytyrimit është ndërtesa më e madhe e kishës në Odesa. Ajo u shenjtërua në 1809, dhe UNESCO e quajti një sit të Trashëgimisë Botërore në mes të kërcënimit të pushtimit rus.

Gjithashtu, Rusia ka vijuar sulmet me qëllim shkatërrimin e magazinave me grurë dhe elb.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkroi në Tuitter se autoritetet ndërkombëtare duhet të reagojnë ndaj atij që e quajti terrorizëm ushqimore që prek të paktën 400 milionë njerëz.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Rusia akuzon Ukrainën për sulmet me dronë në Moskë, Kievi e mohon

1690188770_rusiukraine.webp

Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka kryer sulm me dronë mbrëmë gjatë natës në Moskë, ku u shkatërruan dy banesa.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se dy dronë u kapën dhe u shkatërruan nga forcat ruse, teksa raportohet se një dron ra pranë ministrisë së mbrojtjes.

“Një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një akt terrorist duke përdorur dy dronë në objekte në territorin e qytetit të Moskës u ndalua”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë.

Zyrtarët ukrainas ende nuk i kanë komentuar akuzat e Rusisë por kanë njoftuar se katër persona u plagosën dhe një hangar drithi u shkatërrua në sulmet e reja ruse me dron në rajonin e saj jugor të Odesës.

Rusia ka nisur sulme thuajse të vazhdueshme në rajonin e Odesës, ku ndodhen portet kryesore të Ukrainës në Detin e Zi.

Moska e ka akuzuar Ukrainën për një mori sulmesh me dronë në territorin e saj në muajt e fundit.

Në fillim të këtij muaji, Rusia tha se Ukraina nisi një sulm me dron në Moskë , duke detyruar fluturimet të devijohen nga Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo. Ukraina nuk mori përgjegjësinë.

Dhe në maj Kievi mohoi kryerjen e një sulmi me dron në Kremlin, për të cilin Rusia tha se përbënte një tentativë për vrasjen e Presidentit Vladimir Putin.

Sulmi i së hënës vjen vetëm një ditë pasi Rusia sulmoi Odesën me raketa, duke shkatërruar Katedralen historike të Shndërrimit.

Unesco, agjencia kulturore e OKB-së, tha se ishte "thellësisht e tronditur dhe dënon me termat më të ashpër" sulmin në qendrën historike të Odesa.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u zotua për hakmarrje për sulmin.

"Ata patjetër do ta ndiejnë këtë," tha ai gjatë fjalimit të tij të natës nga Kievi. "Objektivi i të gjitha këtyre raketave nuk janë vetëm qytetet, fshatrat apo njerëzit. Objektivi i tyre është njerëzimi dhe themelet e gjithë kulturës sonë evropiane."

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë