Lufta për B52, Arseni shpk përgënjeshtron BAVARIA N.V

Kompania Arseni shpk hedh poshtë informacionet e transmetuara nga BAVARIA N.V. në një televizion kombëtar në lidhje me markën tregtare B-52 Energy Drink. Zëdhënësi i Shoqërisë, Alban Bala, tregon se regjistrimi i markës B-52 nga BAVARIA N.V. është më vonë se ai i bërë nga Arseni shpk.

“Sqarojmë publikun se pretendimi i BAVARIA N.V. për një markë 50-vjeçare është mashtrim. Regjistrimi i parë ndërkombëtar i markës B-52 nga BAVARIA N.V. është kryer vetëm në vitin 2008. Vetë avokatja e firmës holandeze pranoi publikisht se regjistrimi i tyre në Shqipëri është më vonë se ai i bërë nga Arseni shpk. Për saktësi, ky regjistrim kombëtar është 10 muaj më i vonuar. Ligji përcakton se regjistruesi i parë zotëron markën dhe ka të mbrojtur emrin e saj. Kjo është arsyeja pse të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri i kanë dhënë të drejtë shoqërisë ARSENI shpk”

Alban Bala, zëdhënësi i Shoqërisë ARSENI shpk

Bavaria N.V. tha se B-52 është marka e saj e regjistruar në Spanjë dhe Portugali në vitin 2000. Mirëpo, qoftë rrjeti botëror i markave dhe patentave ËIPO, ashtu edhe databazat kombëtare të Spanjës dhe Portugalisë e nxjerrin këtë deklaratë si te pavërteta.

“Por avokatja e firmës holandeze pranoi se me qëllim dhe në shkelje të ligjit, BAVARIA N.V. po prodhon dhe fut sot në Shqipëri imitime të një marke të ç’regjistruar, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë. Pra, pija energjike “8S2” që importon tani Bavaria N.V. është po aq i paligjshëm sa “B52” gri i nxjerrë nga tregu me vendim gjykate. Kjo sjellje është e dënueshme”

Alban Bala, zëdhënësi i Shoqërisë ARSENI shpk

Qëndrimin mbështetës të ambasadës holandeze në mbrojtje të shkeljes së ligjit nga Bavaria N.V. , Arseni shpk e konsideron zhgënjyes duke shtuar se presioni i tyre mbi institucionet shqiptare duke i kërkuar ekzekutivit të ndikojë mbi sistemin gjyqësor është në kundërshtim me frymën e shtetit ligjor dhe me parimet europiane të së drejtës.

Aseni shpk i bën me dije publikut se BAVARIA N.V. nuk ka probleme vetëm me Shqipërinë dhe vetëm me markën B-52.

Kjo kompani holandeze ka konflikte në të gjithë Europën edhe për produktin leader të saj – vetë birrën Bavaria. GYKATA EUROPIANE (European Court of Justice) ka refuzuar regjistrimin e birrës Bavaria në BE, sepse Unioni Bavarez i Birrave (Bayerische Brauerbund) ka hedhur në gjyq shoqërinë Holandeze për shpërdorim dhe vjedhje të emrit të famshëm gjerman, pa të drejtë.

Disa shtete si Gjermania, Çekia, Spanja etj. kanë ndaluar tregtimin e birrës Bavaria në vendet e tyre. I njëjti konflikt për birrën Bavaria e ka nxjerrë atë nga tregu edhe në Australi, SHBA, Kinë, etj. Por, a blihet drejtësia në të gjithë këto vende?! A ka në këto vende ambasadë holandeze?! A rrezikon Gjermania, Çekia, Spanja etj. të humbin anëtarësinë në BE se kanë nxjerrë nga tregu birrën Bavaria të kompanisë holandeze, siç kërcënohet Shqipëria sipas pretendimeve të drejtorit të markave dhe patentave shqiptare?!

Pse Kroacisë nuk ju bë i njëjti presion edhe pse ajo tre vite më parë, ndërsa anëtarësohej në Bashkimin Europian, e ç’regjistroi markën BAVARIA? Edhe në Maqedoni Bavaria është në gjyq për pronësinë intelektuale të markës B-52, por asnjë vendimi nuk ka dalë ende. Rezultati i tij nuk është i parashikueshëm.

“Presioni mbi Shqipërinë nga Bavaria N.V. si kusht për aderim në BE është vetëm një blof tregtar. ARSENI shpk është ndër 10-15 kontribuesit më të mëdhenj në vend në buxhetin e shtetit. Dhe pikërisht respekt të pronësinë intelektuale dhe respekt të ligjeve është ajo që kërkon Europa nga vendet kandidate”

Alban Bala, zëdhënësi i Shoqërisë ARSENI shpk

Arseni sh.p.k nuk harron të falënderojë institucionet dhe qeverinë shqiptare që kanë ditur të respektojnë ndarjen e pushteteve dhe kanë mbështetur klimën e biznesit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin