Lufta për çlirimin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!

Lufta për çlirimin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!

Që nga dita kur e kanë marrë pushtetin flasin ekskluzivisht për luftë, për konflikte, për armikun e jashtëm dhe për armikun e brendshëm, flasin për 20 vite të humbura të Kosovës në Liri, flasin fjalë të mëdha,  ia tregojnë vendin Rusisë; sillen si superfuqi botërore, e këshillojnë BE-në se si duhet të sillet, e mësojnë NATO-n se si duhet të veprojë.

Dhe i urrejnë gazetarët. 

Vetëm Unë e Ti  - dhe bota është e jona.

Duan ta zbulojnë një Liri tjetër.

Duke e shpallur Lirinë e UÇK-së të korruptuar.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti e kanë degraduar Kosovën, e kanë varfëruar, e kanë zbrazur dhe e kanë bërë karikaturë të nivelit botëror.

Nuk e di çfarë i mundon tjetër, por e di që vuajnë për tqë qenë heronjë.

Askush nuk të ndal të bëhesh heroinë - urdhëro zonjë, por ka shkuar ajo koha kur Ty e Prindonin vjen "pushtuesi" ju merr me aeroplan, e ju shpëton nga lufta, e ne masakrohemi

As nuk përsëritet më fati i Albin Kurtit që të bëhesh veteran - pa pasur nevojë të luftosh.

Temat e mëdha, arketipe, si lufta, mund të jetë atraktive vetëm për atë që nuk e ka provuar luftën dhe për atë që nuk e di se kushdo që e ka provuar luftën - për të lufta kurrë nuk ka përfunduar.

Kushdo që sot e ka parë kryeministrin Kurti në konferencë me Xhelal Sveçlën, e ka kuptuar se ai e ka kokën e nxehtë, se nuk e ka situatën në kontroll dhe se është krejtësisht i vetmuar.

Djersitej, ishte i mllefosur, dhe fliste si një kryeministër që ia kanë marrë pushtetin paramilitarët serbë!

- Paramilitarët serbë, Rojat e Urës, marrin rroga nga qeveria e Albin Kurtit, pa punuar në Institucione, por duke luftuar kundër Institucioneve.

Qeveria Kurti u bën zullum shqiptarëve në Institucione, por paramilitarët serbë i paguan me pare (me rrogë mujore), për ta kall flakë veriun;

- Kryeministri Albin Kurti në konferencë tha: Situata në Veri nuk varet nga unë, nuk varet nga Kryeministri, nuk varet nga ministri i policisë, nuk varet nga Policia e Kosovës

Po nga kush varet - tregoi kryeministri - pa e pyetur 'kush.

- Situata në Veri, tha, varet nga kriminelët serbë.

Kryeministri është dorëzuar para kriminelëve: ka shfaqur shenja të pafuqisë, të depresionit, të vetmisë, të frikës dhe të nervozës së madhe.

Kur nuk frikësohet, vishet si Zelensky.

Mbrëmë e kish zgjedhur kravatën ngjyrë ushtarake.

Sot, ngjyrë lejlja. (Lejla ti nuk e di se jam i lënduar, bash në zemër, Lejla...a edhe ti po më lë - Lejla).

- Kryeministri ia dorëzoi pushtetin kriminelëve serbë, kur tha se: do ta tërheqin vendimin për reciprocitet nëse serbët i tërheqin barrikadat.

Si në filma me pengmarrës.

- Ku mbeti rivaliteti i Vjosa Osmanit me Putinin, të cilin krejt bota së bashku nuk e provokon më shumë se Vjosa Osmani - e vetme.

Nga nata e mbrëmshe u kuptua se Kosova është në duar të dy ego-manjakëve, të cilët nuk ka ushtri në botë që i shëron nga komplekset.

Ironia është se luftëtarët e UÇK-së, që nga përfundimi i luftës, flasin për paqe, kurse ata që kanë ikur nga lufta, dhe ata, familjarët e të cilëve kanë qenë milicë të Serbisë, ata flasin veç për luftën dhe provokojnë konflikte.

Serbët e kanë seriozisht.

Ka mundësi që tek mbrëmë e ka kuptuar Kryeministri Kurti, se serbët e kanë seriozisht.

Unë që jam rritur dhe kam jetuar në Veri, e di, që për një çast, pa pritur e pa u kujtuar, e gjithë hyrja e banesës, me gra, me pleq e me fëmijë janë armatosur kundër shqiptarëve.

Këtu seriozisht nuk e ka veç Vjosa Osmani me Albin Kurtin.

Asnjëri nuk kanë fuqi ta menaxhojnë alarmin e Veriut, se lëre ti të menaxhojnë diçka më shumë.

- E Rakiqin, pse emrin e Rakiqit nuk e përmend!

Pse kryeministri bëhet sikur nuk e sheh Rakiqin, duke i mësuar serbët se si t'i luftojnë institucionet e Kosovës?!

- Ke hyrë në negociata me një shtet që nuk ka kërkuar falje për vrasjen e 1400 fëmijëve shqiptarë!

Çka paske pritur ti?

Që Aleksandër Vuqiç (hatri yt) ta marrë seriozisht një targë automjeti, një dokument identifikimi, kur nuk e merr seriozisht gjakun e fëmijëve shqiptarë të masakruar nga ushtria e tij!

- Serbinë nuk e kemi idol, nuk e kemi model, që të veprojmë siç vepron ajo.

Nëse Serbia i shkel shqiptarët, ti s'ke nevojë t'ia kthesh me reciprocitet.

E keqja nuk kthehet me reciprocitet.

Zullumi nuk kthehet me zullum.

Duam Drejtësi.

Drejtësia e zgjidh problemin. Jo barazia në të keqen.

Nëse ti je i keq me mua - unë ta kthej me të keq: Jo. Nuk shkon ashtu.

Aq më tepër që atje e kemi Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin.

Për hir të tyre ne duhet të sillemi ndryshe nga Serbia.

Sepse vërtetë jemi ndryshe nga Serbia. 

Ne jemi viktima - që nuk gjetëm Drejtësi.

Nëse Serbia i shkel shqiptarët, ne s'kemi nevojë ta shkelim askënd.

Jo ta imitojmë një shtet armik. 

Kjo nuk është "betejë politike", është betejë e Albin Kurtit me teneqe dhe me letra të kota.

P.S. Kryeministri e privatizoi edhe "të vërtetën".

I këshilloi shqiptarët që ta dëgjojnë vetëm atë dhe Sveçlën, se sipas tij, vetëm ata e thonë të vërtetën.

Ne të tjerët, gazetarët shqiptarë, me apo pa vetëdije, sipas tij, punojmë për Serbi.

Më vjen keq sa poshtë i ka ra katuni.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naim: 02/08/2022 13:04

    Kimete...nuk je gazetare por nje gjobevenese.faj ka kush te jep ze ty...

    Përgjigju
  • Gjergj: 01/08/2022 20:51

    Kimete zemèr. Me shqiptarè tè modelit tènd, mund tè krijosh njè grup çingijesh qè kèrcejnè nè tregun e fruta perimeve. Dikush nga dègjuesit dhe shikuesit, do kènaqet me tundjet dhe do u japè me siguri diçka. Ja ku e kaluan çingijet edhe 1 ditè. Èshtè dinjitet çingijesh, Kimete, ato nuk duan mè tepèr. Ato nuk njohin dinjitet kombètar apo reciprocitet nè marrèdhèniet ndèkombètare. Dinjiteti i tyre èshtè DEFI. Albin Kurti, nuk bèn politikè pèr çingije, Kimete. Ai mundohet tu japè shqiptarève, modelin e politikanit qè ata nuk e kanè njohur kurrè deri mè sot,,,tè atij qè nuk i shet interesat e vèndit tè tij dhe qè nuk e vjedh atè. Èshtè shumè kjo, Kimete por ti nuk e kupton.!!!

    Përgjigju
    • Sokol: 01/08/2022 22:51

      Të lumtë, shkrim i përkryer dhe i mirë argumentuar. Kimetja ka nevojë për i cik më shumë realizëm dhe më pak subjektivizëm

  • nevil: 01/08/2022 20:33

    Kurti dhe Osmani jane plera te kombit..

    Përgjigju
  • Naim: 01/08/2022 19:55

    Keni plotesishte te drejte Znj.KIMETE BERISHA! RESPEKTE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI