‘Lufta’ për kontrollin e Partisë Demokratike, sot në Apel shorti për vendimin e Zhukrit
Selia e Partisë Demokratike
TIRANË- Me shkrirjen e gjykatave të Apelit në rrethe, të gjitha çështjet të cilat nuk kanë asnjë datë për gjykim në Apelin e vetëm në Tiranë do të hidhen edhe një herë në short, për të caktuar gjyqtarët që do t’i shqyrtojnë.
Janë 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi, 27 mijë prej tyre janë çështje që janë bashkuar nga apelet e rretheve që u shkrinë.
Këto dosje pa datë për seancën e parë, do të rihidhen në short ditën e sotme. Mes tyre është edhe ankimimi që Partia Demokratike e Alibeajt i ka bërë vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e partisë Sali Berishës më 25 mars.
Kujtojmë që vetëm një ditë më parë kryekomisioneri Celibashi Ilirjan paralajmëroi se nëse nuk zgjidhet ngërçi brenda PD-së, rrezikon që partia më e madhe opozitare të mos futet në zgjedhjet vendore të 14 majit. Celibashi kërkon që konflikti të zgjidhet para zgjedhjeve, ndërsa theksoi se duhet të angazhohet të gjithë aktorët politikë e institucionalë, pasi këtë ngërç nuk mund ta zgjidhë KQZ.
Mbetet për t’u parë nëse Ilirjan Celibashi do të veprojë njësoj si në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kur i mbylli derën Sali Berishës pasi mori vendimin që të njihte përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës. Kjo detyroi Berishën që të bashkëpunonte me LSI-PDK, të cilët krijuan koalicionin "Shtëpia e Lirisë" dhe futën në garë kandidatët e zgjedhur nga ish kryeministri.
Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë. Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
9.5%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
81%
Vota total: 21
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Rasti Zhukri dhe pse Berisha sokëllin për 1 nga 9 gjyqtarët e Kushtetueses
13 Janar, 13:21
-
Tiranë/ Iliba Bezati zgjidhet me 18 vota pro zëvendës kryetare e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm
10 Janar, 11:58
-
Gjykata e Apelit kërkon ambiente me qira pas hartës së re gjyqësore, KLGJ bën thirrje publike
4 Janar, 18:05
-
Masakra me 4 të vrarë në Shkodër/ Gjykata e Apelit heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët! Do hetohen në gjendje të lirë me 'detyrim paraqitje'
30 Dhjetor 2024, 16:10
-
Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 persona
3 Dhjetor 2024, 09:32
-
Berisha nesër në Kuvend, Baçi: U izolua politikisht! Maloku: Zgjedhjet do tregojnë sa e fortë është PD pas përplasjeve
2 Dhjetor 2024, 14:53
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor 2024, 12:29
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor 2024, 10:48
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor 2024, 21:09
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin
21 Nëntor 2024, 15:55
-
Hetimi për Onkologjikun, Gjykata e Lartë refuzon Apelin! Zv.Drejtoresha dhe specialistja në një dosje
9 Nëntor 2024, 17:39
-
Vrau kushëririn në Shkodër për qiranë, Apeli i ul dënimin në 19 vite burg Lek Vuksanit
25 Tetor 2024, 14:54