Celibashi paralajmëron mosregjistrimin e PD në zgjedhjet vendore: Zgjidhni ngërçin! Votim dhe numërim elektronik në Elbasan, Kamzë dhe Vorë

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ndodhur në mes të ‘luftës’ së Partisë Demokratike ka paralajmëruar mosregjistrimin në zgjedhjet vendore të partisë më të madhe opozitare në vend. I pyetur nga gazetarët se cilin grup të PD-së do të regjistrojë në zgjedhje, atë të Sali Berishës apo atë të Enkelejd Alibeajt, Celibashi tha se duhet të zgjidhin këtë ngrëç që kanë mes tyre pasi rrezikon që asnjë palë të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Celibashi u tregua i prerë, duke thënë se nuk i takon KQZ që të zgjidhë luftën mes dy kampeve demokratike, por për të gjetur një zgjidhje duhet të angazhohen të gjitha palët, si aktorët institucionalë edhe ata politikë.

"Për ne ka një PD, është një person juridik. Ngelet për tu parë se kush e ka tagrin për të vepruar në emër të PD. Do ishte mirë që kjo çështje të ishte zgjidhur. Flitet për një parti kryesore të opozitës dhe unë mendoj se sa s’është vonë gjithkush që në një mënyrë apo një tjetër që mund të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj situate.

Do të duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje, s’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, pasi partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet. Gjithsesi, do të duhet që secili prej faktorëve institucionalë dhe politik të angazhohet për këtë proces, nuk mund ta injorojmë, të shohim çfarë vendos KQZ dhe të veprojmë.”- tha ai. 

Në një kohë kur ende nuk ka një vendim se kë do të regjistrojë për garën elektorale të 14majit, Celibashi thotë se KQZ njeh vetëm një PD, që është një person juridik. Për këtë ai u shpreh se do të marrin në shqyrtim të gjitha dokumentet për të dalë më pas në konkluzionin se kush ka të drejtë të veprojë në emër të PD-së. Këtu, Celibashi nënkupton që KQZ do të marrë në shqyrtim regjistrin e Partive Politike, vendimin e Agron Zhukrit që i ka dhënë partinë Sali Berishës, por nga ana tjetër edhe ankimin që ka bërë grupi i Enkelejd Alibeajt kundrejt vendimit të Zhukrit.

Sa i përket listave me anëtarët për KZAZ-të të depozituar nga Berisha dhe Alibeaj, Celibashi tha se ka nisur procesi i verifikimit i dokumentacionit.

Ndërkohë, Celibashi njoftoi se votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet vendore 2023 do të implmenetohet në Vorë, Elbasan dhe Kamëz. Vendimi u miratua ditën e sotme pasi Këshilli i Ministrave miratoi fondin 800 mln lekë për të impelementuar këtë projekt pilot. Pra, për garën elektorale të 14 majit nuk do të jetë vetëm Vora zonë e votimit elektronik, ashtu si në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit 2022. Ky projekt pilot do të aplikohet në 335 qendra votimi, konkretisht në KZAZ-të 47, 48, 49 dhe 50 në Elbasan, KZAZ-të 27 dhe 28 në Kamzë dhe KZAZ 26 në Vorë. Kujtojmë se ky projekt u aplikua për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit të 2021-shit në njësinë nr.10 në kryeqytet.

'Lufta' mes PD-së
Mbetet për t’u parë nëse Ilirjan Celibashi do të veprojë njësoj si në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kur i mbylli derën Sali Berishës pasi mori vendimin që të njihte përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës. Kjo detyroi Berishën që të bashkëpunonte me LSI-PDK, të cilët krijuan koalicionin "Shtëpia e Lirisë" dhe futën në garë kandidatët e zgjedhur nga ish kryeministri. 

Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë. Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Celibashi paralajmëron mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje? Kreu i KQZ: Rrezikohet në rast se nuk zgjidhet ngërçi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar një mosregjistrim e partisë më të madhe opozitare, në rast se ngërçi i PD-së vijon. Kreu i KQZ-së u shpreh se duke qenë se duhet patjetër një zgjidhje për këtë çështje dhe jo vetëm nga KQZ.

“Për ne ka një PD, është një person juridik. Ngelet për tu parë se kush e ka tagrin për të vepruar në emër të PD. Do ishte mirë që kjo çështje të ishte zgjidhur. Flitet për një parti kryesore të opozitës dhe unë mendoj se sa s’është vonë gjithkush që në një mënyrë apo një tjetër që mund të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj situate. Do të duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje, s’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, pasi partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet. Gjithsesi, do të duhet që secili prej faktorëve institucionalë dhe politik të angazhohet për këtë proces, nuk mund ta injorojmë, të shohim çfarë vendos KQZ dhe të veprojmë.”- tha ai. 

Ora 11:31
Vendoret/ ‘Lufta' e PD për anëtarët e KZAZ, Celibashi: Jemi në proces verifikimi

 

Procesi i verifikimit për të zgjidhur luftën e zhvendosur të PD-së në KQZ do jetë në përputhje me ligjin. Kjo ka qenë përgjigja e përsëritur e komisionerit të KQZ. Celibashi është shprehur se edhe sfondi politik do jetë një ndër elementët që do ndikojë në në gjykimin e tij për këtë çështje. Ndër të tjera ai garantoi se nuk ka simpati e as mbështetje për dy kampet opozitare.

“Nëse do ta bënim formale dhe unë do isha formal, përgjigja do ishte do e merrni vesh kur të vendoset. Po s’dua të bëj hipokritin dhe të them që se njohim realitetin. Qoftë edhe si individ edhe unë, këtu jetoj i ndjek lajmet kam gjykim dhe opinionet e mia. Edhe pse, kjo s’do të thotë që kur të vij puna e vendimmarrjes kjo do jetë pjesë e gjykimit tim. Kemi dy propozime për anëtar të KZAZ-ve nga zoti Indrit Sefa (PD), kemi dhe një propozim zoti Flamur Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD.  Në fakt jemi në proces të verifikimit të dokumentacionit mbi propozimet për anëtar të KZAZ jo vetëm të PD por edhe të partive të tjerave. Më vjen keq që gjendem në këtë situatë. S’kemi asnjë lloj interesi dhe as një lloj simpatie për partitë, përtej komenteve. (...) S’kemi asnjë lloj ndrojtjeje për të zbatuar ligjin. Se vendosim se kush e udhëheq PD, ne do disponojmë se kush do e përfaqësojë, për ne është vetëm një PD, ngelet për tu parë se kush e ka tagrin. Do duhet që kjo gjë duhet zgjidhur, sepse flitet për një parti kryesore të opozitës.”- tha Celibashi

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fisheku: 01/02/2023 13:45

    Rregullat jane te qarta dhe parashikohen ne ligj, keto nuk behen sipas deshires se nje partie. Nuk behet pazar me ligjet qe parashikojne dhe vendosin procesin zgjedhor per hir te askujt.

    Përgjigju
  • Niku: 01/02/2023 10:47

    Qenkan prish pazaret ne keto qytete keni frike se kthehen te pd!? Pse ju gjasme jeni te pa mposhtur... Si pd si ps e lsi Po me bandat me gangstera keni fituar or parti te degjeneruara! Tani erdhi koha ti shkepusni bandat edhe gangot por do kete ndeshje vikingesh kesaj rradhe... Ka shum pakenaqesi...edhe sdihet si del rezultati...

    Përgjigju
    • Populli: 01/02/2023 10:55

      Tani mjafton qe te manipulojne sistemin elektronik

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë