Procesi zgjedhor brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës shënoi një numër skandalesh e incidentesh në degë të ndryshme. Incidenti i fundit është shënuar në Komunën e Vushtrrisë, që përfundoi me karrige e rrahje.

Mediat në Kosovë kanë nxjerr pamjet e momenteve të përplasjes që janë shënuar në këtë degë ditën e diel, mes anëtarëve të partisë. Sherri nisi fillimisht verbalisht, ndërsa më pas të gjithë anëtarët u përfshinë në përplasje duke përdorur edhe karriget.