Lufta në Libi për marrjen nën kontroll të kryeqytetit Tripoli, ka shkaktuar deri tani 187 të vdekur e 1157 të plagosur, raportoi Ministri i Shëndtësisë. Një numër i konisderueshëm i të dëmtuarve janë dërguar nëpër spitalet e Tunizisë, Turqisë , Ukrainës e Italisë.
Ofensiva e cila u organizua nga komandanti bazës ushtarake lindore, Khalifa Haftar, ka hyrë në javën e saj të pestë, si përpjekje për ta marrë nën kontroll Tripolin. Qeveria e cila mbështetet nga OKB-ja, lëshoi një deklaratë këtë të shtune duke thënë se i njeh 710 luftëtarët e vrarë në vitin 2014, si martirë të kombit, si tentim për ta fituar simpatinë e njerëzve të cilët nuk e mbështesin atë.
Komente

