Lufta/ Kamioni përplaset me një stacion autobusi pranë Tel Aviv, 1 i vdekur e dhjetra të plagosur! Media: Shoferi u vra nga civilët e armatosur! Dyshohet për sulm terrorist

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 35 janë plagosur në Izrael, ku një kamion goditi një turmë qytetarësh teksa prisnin autobusin në stacion.  Ngjarja ndodhi në qytetin Herzliya, ndërsa shoferi i kamionit u qëllua për vdekje nga civilë të armatosur.

Shoferi i identifikuar si Rami Nathur, ishte një arabo-izraelit dhe autoritetet izraelite dyshojnë se kanë të bëjnë me një sulm terrorist.

Familjarët e shoferit arabo-izraelit hedhin poshtë hipotezën e policisë, duke thënë se Nathur vuante nga problemet e zemrës dhe aksidenti nuk ka qenë një sulm, por mund të ketë humbur kontrollin si pasojë e ndonjë komplikacioni të momentit.

Mediat theksojnë se ngjarja ka ndodhur afër zonës ku ndodhet një nga agjencitë bashkëpunëtore të  Mossad, Njësia 8200, dhe se kjo nuk mund të jetë rastësi.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar për sulmet e fundit që Izraeli ka kryer ndaj vendit të tij. Me anë të një postimi në platformën X Pezeshkian thekson se Irani do të t’i përgjigjet çdo bastisje që kryejnë forcat izraelite.

“Armiqtë e Iranit duhet ta dinë se luftëtarët tanë qëndrojnë pa frikë në mbrojtje të tokës iraniane dhe i përgjigjen çdo akti marrëzie me maturi dhe inteligjencë”, shkruan Pezeshkian në X në nder të katër ushtarëve iranianë, të vrarë gjatë sulmeve të djeshme, 26 tetor 2024.

Më tej Pezeshkian shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e dhjetë anëtarëve të policisë kufitare gjatë një sulmi të armatosur nga grupi separatist balok-sunit Jaish al-Adl në provincën juglindore të Sistan-Baluchestan.

Ndërkohë ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe presidencës së Këshillit të Sigurimit që të dënojnë sulmet izraelite ndaj Iranit.

 “Teherani rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur ligjërisht dhe legjitimisht agresionit izraelit. Në dritën e pasojave të agresionit të vazhdueshëm dhe sistematik të regjimit izraelit, Irani i kërkon OKB-së që të dënojë Izraelin për veprimet tyre, duke i treguar kështu komunitetit ndërkombëtar se shkelje të tilla të rënda nuk do të mbeten pa përgjigje", paralajmëron ai.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
Al Jazeera: Tre gazetarë të vrarë në Gaza, 180 në një vit! IRNA: 5 të vdekur nga sulmi i Izraelit në Iran

Pamje nga situata në Gaza

Tre gazetarë ishin gjithashtu në mesin e tetë personave të vrarë sot (27 tetor), në një sulm ajror izraelit në një shkollë në kampin e refugjatëve Shati, në perëndim të qytetit të Gazës.

Kjo u raportua nga Al Jazeera në internet, duke cituar emrat e tre reporterëve: Hamza Abu Selmeyeh, Saed Redwan dhe Haneen Baroud dhe duke specifikuar se numri i përgjithshëm i reporterëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar, rritet në 180, sipas të njëjtit rrjet mediatik.

Një civil iranian, i cili u plagos gjatë sulmeve izraelite në qendrat ushtarake iraniane në orët e para të së shtunës (26 Tetor), vdiq sot si pasojë e plagëve të marra, sipas një raporti nga agjencia IRNA.

Irani kishte njoftuar se katër ushtarë ishin vrarë gjatë sulmeve dhe me këtë viktimë të re, numri i të vdekurve u rrit në pesë.

Teherani ka premtuar kundërpërgjigje, kurse Tel Avivi u shpreh se me sulmin e kryer u vendos në vend drejtësia për raketat e lëshuara prej Iranit në fillim të muajit.

Ora 16:58
Nëser Këshilli i Sigurimit në OKB do mbajë takim urgjent me kërkesë të Iranit

1730044992_831bfd2d0e1b485596d65d3699942095cx0cy10cë0ë1080h608.avif

Këshilli i Sigurimit në OKB

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë nesër një mbledhje urgjente për sulmin e Izraelit ndaj Iranit, si hakmarrje për sulmin iranian më 1 tetor. Takimi është kërkuar nga Irani, me mbështetjen e Algjerisë, Kinës dhe Rusisë.

Ora 15:27
Sulmet izraelite ndaj Iranit, komenton për herë të parë Netanyahu: Dëmtuam rëndë mbrojtjen iraniane! Faleminderit SHBA

1730039275_6u6u6u6u.GIF

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se sulmet e fundit të Izraelit ndaj Iranit kishin dëmtuar rëndë aftësitë e tij mbrojtëse.

Në komentet e tij të para mbi sulmet, Netanyahu tha se Izraeli kishte premtuar se do t'i përgjigjej me vendosmëri sulmit me raketa balistike iraniane në fillim të këtij muaji.

“Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ne mbajtëm premtimin tonë dhe dëmtuam rëndë kapacitetin mbrojtës të Iranit dhe aftësinë e tij për të prodhuar raketa kundër nesh”, tha Netanyahu.

Netanyahu falënderoi SHBA-në për "koordinimin dhe ndihmën e ngushtë" në sulmet e IDF ndaj Iranit dhe tha se sulmi "i arriti të gjitha objektivat e tij".

Zyrtarët e administratës së Bidenit kanë thënë se SHBA-ja nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm, por zhvilluar konsultime me shtetin hebre për zhvillimin e sulmit.

Ora 15:07
Izrael/ Kamioni përplas qytetarët në stacionin e autobusit! Një person humb jetën nga plagët

1730023868_eeee.GIF

Izrael

Një nga personat që u përplas nga kamioni në stacionin e autobusit në Izrael ka humbur jetën pas plagovë të rënda që mori. Kjo u raportua nga spitali Ichilov.

Ora 12:14
Kamioni përplasi qytetarët në Izrael, familjarët e shoferit: Vuante nga problemet e zemrës, nuk ishte sulm

1730025372_ves.JPG

Të afërmit e shoferit të kamionit në Tel Aviv, "ai u sëmur, nuk është një sulm".

Shoferi, Rami Nathur nga Kalansëa, sulmuesi i supozuar në stacionin e autobusit në Tel Aviv, u "neutralizua" nga të shtënat e qëlluara nga civilë të armatosur.

Por familja e shoferit - cituar nga Ynet - tha se burri vuante nga problemet e zemrës.

"Ky nuk është sulm, Rami vuan nga sëmundje dhe humbi kontrollin për shkak të sëmundjes", pretendojnë ata.

Ora 12:04
Izrael/ Kamioni përplas qytetarët në stacionin e autobusit afër agjencisë së Mossad

1730028559_1730027218585109.jfif

IZRAEL - Një kamion përplasi dhjetëra qytetarë që po prisnin autobusin në stacion, duke shkaktuar të paktën 30 të plagosur. Sipas mediave të huaja, civilë të armatosur kanë eliminuar shoferin e kamionit që kreu masakrën, i cili ishte një arabo-izraelit, ndërsa dyshohet për një sulm terrorist.

Ngjarja ndodhi në Glilot, afër Herzliya, zona ku ndodhet një nga agjencitë bashkëpunëtore të Mossad, Njësia 8200.

Mediat thonë se sulmi në këtë zonë nuk është një rastësi, por ka domethënia.

Vetëm katër ditë më parë, Hezbollahu lëshoi një breshëri raketash pikërisht këtu, të gjitha të kapura nga sistemi i mbrojtjes Iron Dome.

Një objektiv që ka qenë gjithmonë në horizontin e grupit libanez dhe jo vetëm. Kohë më parë, anëtarët e Hezbollah arritën të infiltronin një celular “bombë” në bazën Giliot, e cila shpërtheu në zyrë, duke plagosur dy agjentë izraelitë.

Njësia 8200 është gjithashtu makthi i Hamasit, sepse ai është përgjegjës për kontrollin e Gazës , megjithëse përfundoi nën akuzën se kishte nënvlerësuar informacionet për sulmin e Hamas të 7 tetorit 2023.  

Njësia 8200 konsiderohet agjencia më e madhe e spiunazhit elektronik në botë, e krahasueshme me NSA-në amerikane dhe varet nga inteligjenca ushtarake Aman, e cila së bashku me Shin Bet dhe Mossad është një nga tre shërbimet sekrete izraelite.

Ora 11:25
Sulmi terrorist në Izrael/ Kamioni përplas qytetarët në stacionin e autobusit! Vritet shoferi arabo-izraelit (VIDEO)

Mediat izraelite raportojnë se shoferi që po drejtonte kamionin me anë të cilit përplasi dhjetëra qytetarë që po prisnin autobusin në Tel Aviv, është një arabo-izraelit dhe ai është vrarë nga civilë të armatosur.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i shërbimit të ambulancës Magen David Adom thotë se 35 persona u dërguan në spital.

Gjashtë janë në gjendje të rëndë, pesë në gjendje mesatare, 20 janë lënduar lehtë dhe katër të tjerë vuajnë nga ankthi akut, thotë MDA.

Zëdhënësi i spitalit Ichilov në Tel Aviv raportoi se gjendja e njërit prej të plagosurve është shumë e rëndë.

"Ai është në rrezik për jetën, aktualisht në sallën e operacionit", tha ai

Ora 11:10
Izrael/ Kamioni përplas turmën që po priste autobusin në stacion! 40 të plagosur

1730023868_eeee.GIF

Izrael

Të paktën 40 persona të plagosur, 4 prej tyre në gjendje të rëndë. Ky është bilanci në Tel Aviv, pasi një kamion përplasi një turmë njerëzish që prisnin në një stacion autobusi.

Masakra përfundoi kur civilë të policisë neutralizuan shoferin e kamionit. Sipas policisë izraelite, mund te këmi të bëjmë me një sulm terrorist.

Ora 09:31
Sulmet izraelite/ Ministri i Jashtëm iranian i drejtohet OKB-së: Kemi të drejtë të përgjigjemi! Dënoni aktin

1730017986_qq.GIF

Abbas Araghchi

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi i ka shkruar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe presidencës së Këshillit të Sigurimit për të kërkuar dënimin e sulmeve izraelite ndaj Iranit.

“Teherani rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur ligjërisht dhe legjitimisht agresionit izraelit,” paralajmëron ai.

“Në dritën e pasojave të agresionit të vazhdueshëm dhe sistematik të regjimit izraelit, Irani i kërkon OKB-së që të dënojë fuqishëm dhe pa mëdyshje regjimin dhe të marrë një qëndrim të vendosur, duke i treguar komunitetit ndërkombëtar se shkelje të tilla të rënda nuk do të mbeten pa përgjigje”,- shton më tej kryediplomati Iranian.

Xh.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?