Lufta/ Putin firmos dekretin: 147 mijë ushtarë të rinj brenda pranverës! Elon Musk: Ukraina rrezikon të humbasë Odesën nëse nuk negocion

Lufta/ Putin firmos dekretin: 147 mijë ushtarë të rinj brenda pranverës! Elon Musk: Ukraina rrezikon të humbasë Odesën nëse nuk negocion

Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për rekrutimin e detyrueshëm në forcat e armatosura për periudhën nga prilli deri në korrik. Ky dekret i përket të gjithë shtetasve rusë të moshës 18 dhe 30 vjeç që nuk janë rezervistë dhe që janë subjekt i thirrjes ushtarake. Bëhet fjalë për 147.000 rekrutë që deri në verë do të jenë rekrutuar dhe mesa duket do të dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili shpesh është prononcuar në lidhje me luftën mes Ukrainës dhe Rusisë ka deklaruar së fundmi se shanset janë të larta që Rusia të "arrijë në Dnieper" dhe të pushtojë Odesan

Ndërkohë bombardimet ruse vijuan natën në rajonin Donetsk dhe Kiev të Ukrainës, duke shkaktuar deri tani 5 të plagosur  Këtë e bënë të ditur zyrtarët vendas, të cituar nga mediat e Kievit.

Në Donetsk u goditën qytetet Kurakhove dhe Kostiantynivka. Më përpara ishte goditur dhe qyteti i Krasnohorivka duke shkaktuar dy të vdekur dhe një të plagosur.

Forcat ajrore ukrainase kanë bërë të ditur se Rusia ka lëshuar 16 raketa dhe 11 dronë në Ukrainë në një sulm ajror gjatë natës.

Në një deklaratë në Telegram, forcat ajrore tha se kishin arritur të rrëzonin nëntë nga dronët dhe nëntë nga raketat, shkruan Sky News.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
Elon Musk: Ukraina rrezikon të humbasë Odesën nëse nuk negocion

1709327419_elonmusk.JPG

Elon Musk

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili shpesh është prononcuar në lidhje me luftën mes Ukrainës dhe Rusisë ka deklaruar së fundmi se shanset janë të larta që Rusia të "arrijënë Dnieper" dhe të pushtojë Odesan.

Sipas Musk "nuk ka asnjë shans që Rusia të marrë të gjithë Ukrainën, pasi rezistenca lokale do të ishte ekstreme në perëndim, por Rusia patjetër do të fitojë më shumë territor sesa ka sot. Sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më shumë territor do të fitojë Rusia. derisa të arrijë në Dnieper. Megjithatë, nëse lufta zgjat, Odessa gjithashtu do të bjerë”.

Ora 15:19
Franca do i dërgojë Ukrainës qindra autoblinda VAB si dhe raketa Aster 30

1711891273_tyjrtyjrtyjryjrtyjt.JPG

Autoblind VAB

Franca do t'i dorëzojë Ukrainës qindra automjete të blinduara dhe raketa të reja tokë-ajër në luftën e saj kundër Rusisë, tha të dielën ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu.

Njoftimi erdhi pas një sulmi të Rusisë me raketë në infrastrukturë në rajonin perëndimor të Lviv të Ukrainës, ku mbeti i vrarë një person, ndërsa një tjetër vdiq në një sulm në rajonin verilindor të Ukrainës.

Në një intervistë për “La Tribune Dimanche”, Lecornu tha se Presidenti Emmanuel Macron, pas bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i ishte kërkuar të përgatiste një paketë të re ndihme, e cila do të përfshijë pajisje të vjetra, por ende funksionale franceze.

Ai tha se Franca po kërkon të sigurojë qindra transportues të trupave të vijës së parë VAB (Véhicule de l'Avant Blindé) në 2024 dhe në fillim të 2025.

Ushtria franceze po zëvendëson gradualisht mijëra VAB-të e saj, të cilat fillimisht hynë në funksion në fund të viteve 1970, me një transportues të ri trupash me shumë funksione.

Ora 10:59
VIDEO/ Ukrainasit rrafshojnë bazën ushtarake të Rusisë me raketat franceze AASM Hammer

1711875469_ukrain.jpg

Nga pozicioni mbrojtës prej shumë kohësh Ukraina ka filluar të jetë vetë iniciatore e aksioneve dhe sulmeve ushtarake kundra uzurpimit rus.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja duket se ukrainasit kanë filluar të përdorin mjete të reja sulmi të dhuruara nga Franca, me të cilat hodhën në erë një bazë ushtarake ruse në afërsi të lumit Dnipro në jug të Ukrainës.

Bëhet fjalë për raketën precizë AASM Hammer e cila është adaptuar në atë formë që të përdoret nga aeroplanët ukrainas MiG, dhe të godasë objektivin në një rreze prej mbi 100 kilometrash.

Nga kjo bazë nuk mbetet pothuajse asgjë pas goditjes.

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan