'The Guardian': Irani ka dërguar drone në Rusi me varka dhe avionë për luftën në Ukrainë! Inteligjenca britanike: Rusia ka pësuar më shumë humbje në 2 javët e fundit

'The Guardian': Irani ka dërguar drone në Rusi me varka dhe avionë për luftën në Ukrainë! Inteligjenca britanike: Rusia ka pësuar më shumë humbje në 2 javët e fundit

Raketa të lëshuara nga Rusia drejt Kievit

Teksa situata mbetet e tensionuar në Ukrainë, media britanike ‘The Guardian’ shkruan se Irani ka dërguar drone të armatosur në Rusi me varka dhe avionë në mënyrë që të ndihmojnë forcat ruse në luftën që kanë nisur. Ndërkohë, inteligjenca britanike thotë se gjatë dy javëve të fundit, Rusia ka pësuar shkallën më të lartë të viktimave midis forcave të saj që nga fillimi i pushtimit.

Ushtria ruse ka goditur tri herë qytetin ukrainas Kharkiv me raketa S-300 tokë-ajër. Raketat dëmtuan një zonë të infrastrukturës. Kjo është raportuar nga media ukrainase ‘Kyiv Independent’. Intensifikimi i sulmeve në ditët e fundit është një sinjal se "ofensiva e madhe" e pritshme ruse që do të përkojë me përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës ka filluar në të vërtetë. 

Kështu deklaroi sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, sipas të cilit gjërat nuk po shkojnë ashtu siç shpresonte Moska. 

"Ata kanë filluar tashmë ofensivën e tyre, thjesht nuk e thonë. Dhe trupat tona po e shtyjnë me forcë atë. Ofensiva që ata planifikonin tashmë është duke u zhvilluar gradualisht.- ishin fjalët e Danilov.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Zelensky: Vendosni sanksioneve ndaj industrisë bërthamore të Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , tha në fjalimin e tij të mbrëmjes se po bënte më të mirën për të siguruar që të vendoseshin sanksione gjithëpërfshirëse ndaj industrisë bërthamore të Rusisë. “Shantazhi bërthamor i Rusisë ndaj botës duhet të ndëshkohet”, tha Zelensky, siç raportohet nga Kyiv Independent, duke kujtuar pushtimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nga ushtria ruse. "Nuk është e lehtë. Ka njëfarë rezistence", shtoi presidenti ukrainas, "por ishte një kohë kur kufizime të tjera kundër Rusisë gjithashtu dukeshin të vështira për t'u vendosur. Ata (vendet e tjera, ed) u dorëzuan dhe tani sanksionet janë tashmë në fuqi. "

Ora 21:24
Lavrov: Zyrtarët e SHBA e pranojnë përfshirjen në shpërthimet e Nord Stream! U kërcënua pozita e korporatave amerikane

1676233520_ffjng.JPG

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka deklaruar se zyrtarët amerikanë e pranojnë në deklaratat e tyre se shpërthimet në tubacionet Nord Stream ishin vepër e SHBA-së. E për këtë sipas Lavrovit, SHBA është duke folur me kënaqësi.

“Zyrtarët amerikanë në thelb e pranojnë se shpërthimet që goditën gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2 ishin vepra e tyre. Ata madje kënaqen duke folur tani për këtë,” tha Lavrov.

Sipas tij, SHBA vendosi që Rusia dhe Gjermania kishin pasur një bashkëpunim shumë të mirë gjatë 20 viteve të fundit, duke krijuar një aleancë të fuqishme të bazuar në burimet ruse dhe teknologjinë gjermane.

“Kjo filloi të kërcënojë pozicionin monopol të shumë korporatave amerikane. Prandaj, ishte e nevojshme që disi të shkatërrohej,” tha ministri.

Ora 18:10
Media britanike: Përmes avionëve dhe varkave, Irani ka dërguar drone të reja në Rusi

1676112764_mnjdas.JPG

“Irani ka përdorur varka dhe një linjë ajrore shtetërore për të dërguar lloje të reja të dronëve të avancuar të armatosur me rreze të gjatë veprimi në Rusi për përdorim në luftën e saj kundër Ukrainës”. Kështu shkruan media britanike ‘The Guardian’ duke cituar burime në Iran.

“Të paktën 18 prej dronëve iu dorëzuan marinës së Vladimir Putinit pasi oficerët dhe teknikët rusë fluturuan në një mision në Teheran në nëntor, ku atyre iu tregua një gamë e plotë e teknologjive iraniane”, thuhet në artikull.

Ora 16:37
Kievi vendos sanksione ndaj 200 personave të tjerë, duke përfshirë dy nga këshilltarët e Putinit

1676216268_shcbdj.JPGPresidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka miratuar vendosjen e sanksioneve ekonomike 50-vjeçare ndaj 200 personave të tjerë për përfshirjen e tyre në pushtimin rus të vendit. Lista përfshin dy këshilltarë të presidentit rus Vladimir Putin, Yuri Ushakov dhe Larisa Bricheva dhe drejtues të ndryshëm dhe zyrtarë të agjencisë shtetërore bërthamore të Rusisë, Rosatom.

Ka edhe politikanë, analistë, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe nëpunës civilë, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Igor Borovkov; zëvendësdrejtori i Shërbimit Federal për Mbikëqyrjen e Mjedisit, Teknologjisë dhe Menaxhimit Bërthamor, Rostekhnadzor, Alexei Ferapontov.

Ora 13:47
Lufta/ Wagner pretendon se ka pushtuar një fshat afër Bahmutit

Mercenarët e grupit Wagner pretendojnë se kanë marrë nën kontroll fshatin Krasna Hora pranë Bakhmut. Kjo u bë e ditur sot nga Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit Wagner.

"Vendbanimi Krasna Hora u mor sot nga njësitë sulmuese të Pmc Wagner," tha Prigozhin.

Ora 13:07
Goditja e korrupsionit në qeveri, Zelensky shkarkon kreun e logjistikës ushtarake

1676057966_lk.JPG

Presidenti urkainas Volodymyr Zelensky shkarkoi Ruslan Dziuba, zëvendëskomandantin e Gardës Kombëtare të Ukrainës, më 11 shkurt.

Urdhri ekzekutiv i Zelensky nuk specifikonte arsyet e shkarkimit, megjithëse Dziuba thuhet se ishte në krye të logjistikës ushtarake.

Më herët, Zelensky zhvilloi disa takime me agjencitë e sigurisë dhe mbrojtjes në lidhje me fusha të ndryshme, duke përfshirë politikën e personelit, ndërveprimin midis institucioneve shtetërore dhe pastërtinë e punës së agjencive.

Më 24 janar, Zelensky nisi riorganizimin më të rëndësishëm të qeverisë që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë të Rusisë. Një nënkryetar i zyrës së Presidentit, një zëvendës prokuror i përgjithshëm, disa zëvendësministra dhe disa guvernatorë u shkarkuan pas disa skandaleve, përfshirë korrupsionin.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 12/02/2023 15:10

    Zelensky duhet te shkarkoj veten e tij se eshte nje president qe nuk eshte zgjedhur nga populli Ukrainas por eshte vendosur artificialisht nga Amerika . Nuk mund te funksionoje nje qeveri qe nuk zgjidhet nga populli , si ka ndodhur ne Libi ne Irak dhe ne Afganistan. Keshtu qe mekat per ate shtet qe u shkaterrua per interesat e te tjereve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës