Lufta/ Moska sulmon me flotë dronësh Kievin! Ushtarët rus qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin
Një person vdiq dhe katër të tjerë u plagosën mbrëmë pas një sulmi rus në rajonin e Kievit. Këtë e njoftoi administrata ushtarake rajonale në Telegram. Ushtarët rus qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin
“Në një nga rrethet e rajonit, një shofer kamioni vdiq nga plagët e shkaktuara nga fragmentet e një objektivi të rrëzuar – shkruajnë ata. Në një lagje tjetër, mbeturinat e një droni të rrëzuar goditën një shtëpi private, duke shkaktuar zjarr në çati. Tre banorë u plagosën”.
Kurse në një rast të tretë, pjesë nga një dron i rrëzuar plagosën një grua në rrugë.
Ndërkohë ushtarët kanë qëlluar njëri-tjetrin për të shmangur frontin. E gjithë kjo situatë u filmua nga një dron ukrainas. Gjatë Luftës së Parë Botërore, këmbësorët shpesh qëllonin veten. Në këtë rast, plumbi është shkrepur nga një distancë dhe për këtë arsye mund të identifikohet gjesti vullnetar
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Ushtarët rusë qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin (VIDEO)
Një dron ukrainas ka filmuar një skenë shumë të veçantë. Dy ushtarë rusë po flasin në një pyll: ata nuk e dinë se po filmohen nga armiku.
Pastaj, pas një bisede të shkurtër, një nga ushtarët i drejton armën shokut të tij dhe e qëllon në krah.
Ata nuk po debatojnë, janë të qetë. Edhe kur arma i drejtohet atij, ushtari nuk lëviz.
Interpretimi është i thjeshtë: ata kanë rënë dakord dhe falë plagës njëri do të shmangë vijën e parë.
Episodet e vetë-dëmtimit janë të shpeshta.Gjatë Luftës së Parë Botërore, këmbësorët shpesh qëllonin veten. Në këtë rast, plumbi është shkrepur nga një distancë dhe për këtë arsye mund të identifikohet gjesti vullnetar.
Nese i kane filmuar ukrainasit eshte e “vertete “ hahahah e kane ngaterruar me ushtrine e tyre qe po shpartallohet cdo dite
PërgjigjuNjihni Shtetin e Dardanis qe tju shpetoj Zoti
Përgjigju