Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski thotë se presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump mund të jetë vendimtar në rezultatin e luftës 34-mujore me Rusinë dhe të ndihmojë në ndalimin e liderit të Kremlinit, Vladimir Putin. Në një intervistë televizive, i ulur pranë zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska, Zelenskiy tha se administrata e Trump është e aftë ta ndalojë Putinin dhe se ishte kritike të stabilizohej vija e frontit në fillim të vitit të ri mes përparimeve ruse.
“Trump mund të jetë vendimtar. Për ne kjo është gjëja më e rëndësishme. Cilësitë e tij janë vërtet aty. Ai mund të jetë vendimtar në këtë luftë. Ai është në gjendje të ndalojë Putinin ose, për ta thënë më drejtë, të na ndihmojë të ndalojmë Putinin. Ai është në gjendje ta bëjë këtë”, shprehet Zelensky.
Zelensky nuk heq dorë nga kërkesat e tij të vitit të fundit kur thotë se arritja e një paqeje të drejtë për Ukrainën nënkupton marrjen e garancive të sigurisë nga aleatët, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe marrjen e një ftese për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s, një nocion i refuzuar nga Moska, ndërsa përpara nisjes së negociatave Zelensky pret që shba të diskutojnë planin me ukrainën.
“Sigurisht, do të doja që plani i propozuar i Presidentit Trump të përputhej me pikëpamjen tone pasi nuk mund të jetë ndryshe. Ne jemi Ukraina dhe është pavarësia jonë, toka jonë dhe e ardhmja jonë”, shtoi presidenti ukrainas.
Ai gjithashtu shpresonte se administrata e Trump mund të vendoste kontakte të shpejta me Rusinë. Putin ka thënë se Moska është e hapur për bisedime, por ato duhet të marrin parasysh arritjet e Rusisë në luftë dhe aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.