Për Etjen Xhafajn, ish- anëtarin e Komisionit të Jashtëm, presidenti i Rusisë Vladimit Putin synon që lufta në Ukrainë të zgjatet sa më shumë në kohë.

I ftuar në emisionin ‘Bota Report’ në Report Tv, ai tha se Putin po kërkon që të fitojë sa më shumë kohë në mënyrë që arritja e një armëpushimi të jetë larg.  

‘Kontrolli ajror mbi Ukrainë është total, Ukraina ka kërkuar gjuajtës dhe po i kërkon, vendet e BE anëtaret e NATO-s dhe SHBA janë duke e parë që kjo është një lojë për të fituar kohë që të arrihet armëpushim. Trump ka kërkuar nga Ukraina që të bëjë edhe lëshime territoriale por ai s’ka pranuar që ta bëjë këtë, dhe nga Putin ka kërkuar që të heq dorë nga synimet e tij për marrjen e territoreve. Rusia dhe Putin duan që ky konflikt të zgjatet në kohë’, tha ai.

Ndërkohë, Mentor Beqa, pedagagu për marrëdhëniet ndërkombëtare, në një lidhje skype tha se Putin do që të marrë territoret që synon në Ukrainë.

‘Putin vetëm ka blerë kohë nuk e dimë se si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen, por ai ka blerë kohë me shpresën se do të avancojë në terren. Nuk ka një konfirmim se ka një ndryshim të politikës së SHBA për vendosjes në dispozicion të raketave Tomahaëk. Lajmi që vjen nga Kievi është i pa konfirmuar nga SHBA.

Asnjëra palë se fiton dot luftën, nëse s’kemi një armëpushim ku janë vendosur trupat ushtarak atëherë çdo zgjidhje tjetër është komplekse dhe e pamundur. Rusia do që të marrë të gjithë territoret që janë të përfshira në kushtetutën e Rusisë dhe thelbi i Rusisë është të krijoj një Ukrainë që do të jetë nën sundimin e Moskës’, tha ai.