Ditën e sotme, një avion i NATO-s rrëzoi një dron që fluturonte mbi Letoni, njoftuan Forcat e Armatosura Letoneze, sipas raporteve të mediave lokale.
Raporti shpjegon gjithashtu se rreth orës 9:20 të mëngjesit, Forcat e Armatosura Kombëtare lëshuan një paralajmërim në lidhje me komunat Ludza, Balvi dhe Alūksne, në pjesën lindore të vendit, në lidhje me një kërcënim të mundshëm për hapësirën e tyre ajrore, shpjegon raporti.
Ndërkohë më pas gjatë ditës së sotme, një dron u rrëzua dhe shpërtheu në Moldavinë lindore, por fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz. Ky është incidenti më i fundit i këtij lloji në vendin që kufizohet me Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Incidenti vjen pasi Rumania, një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s që kufizohet me Moldavinë dhe Ukrainën, pa dy dronë të shpërthenin në territorin e saj në dy javët e fundit.
"Fragmente të një mjeti ajror pa pilot u gjetën në tokë bujqësore pranë fshatit Lopatna, afër kufirit", njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë në një njoftim për shtyp. Droni u pa duke hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë në orën 12:20 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa "një sulm masiv me dron dhe raketa ruse ndodhi" gjatë natës, thuhet në deklaratë.
Për të dy dronët, atë mbi Letoni dhe atë që shpërtheu në Moldavi, ende nuk ka një version të saktë se nga ishte nisur, por besohet të ketë qenë nga Rusia.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar ndjeshëm, me sulme të ndërsjellta me dronë dhe raketa.
Komente









