Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se është i gatshëm për të negociuar drejtpërdrejtë me homologun rus Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës.
Komentet Zelensky i bëri gjatë një deklarate për mediat në Kiev, ku tha se nuk mund të priste ‘radhën’ sa të përfundonin të gjitha konfliktet e tjera të botës.
"Prioriteti ynë është t'i japim fund luftës. Nuk ka alternativë tjetër. Dhe unë jam gati të negocioj drejtpërdrejt me Putinin për t'i dhënë fund kësaj lufte, në vend që të rri në radhë duke pritur që të gjithë të tjerët të zgjidhin konfliktet e botës, dhe pastaj të vijë radha jonë", deklaroi Zelensky.
Lajmi kryesor:
Dronë ukrainas mbi Shën Petersburg në ditën e parë të 'Davosit rus', u goditën terminali i naftës, ndërmarrje ushtarake dhe anije në portin e Kronstadtit (VIDEO)








