Sërish sulm me dron në Moskë. E njëjta qiellgërvishtëse që u sulmua dy ditë më parë raportohet nga mediat ruse se është goditur sërish me dron. Kryebashkiaku Sergei Sobyanin shkroi se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa tha se sulmi ka dëmtuar fasadën e katit të 17-të ndërtesës.
“Disa dronë u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore ndërsa përpiqeshin të fluturonin mbi Moskë. Një prej tyre goditi të njëjtin qiellgërvishtëse që u sulmua pak ditë më parë, duke dëmtuar fasadën e katit të 17-të.
Pas një sulmi me dron në Moskë, i shpejtë ka qenë reagimi i këshilltarit të Zelenskyt.
“Rusia së shpejti do të mësohet me një luftë të plotë. Pas sulmit të fundit në Moskë, konflikti më në fund do të zhvendoset në territorin e 'autorëve të luftës' për të paguar të gjitha borxhet e tyre.
Çfarëdo që të ndodhë në Rusi, do të jenë më shumë kolapse dhe më shumë konflikte civile: ato janë pjesë e një procesi objektiv historik”, shtoi këshilltari presidencial. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm, as për sulmet e tjera me dron në muajt e fundit.”- tha këshilltari i Zelenskyt.
Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha se dy drone ukrainas ishin rrëzuar nga sistemet kundërajrore në rajonin e Moskës. Ndërsa një tjetër dron u rrëzua në kompleksin jo-rezidencial të Moskva City. Aeroporti Vnukovo i Moskës u mbyll për pak kohë, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, por fluturimet nisën sërish.
Moska e ka akuzuar vazhdimisht Ukrainën për kryerjen e sulmeve me dronë në territorin e saj në muajt e fundit, duke përfshirë një në Kremlin - rezidenca e presidentit Vladimir Putin në kryeqytet - në maj. Megjithëse Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për incidente specifike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmet në territorin rus janë një "proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë". Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Shteteve të Bashkuara u është thënë se Rusia është e gatshme të kthehet në bisedimet për marrëveshjen që lejon eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi.
“Ne kemi parë tregues se ata mund të jenë të interesuar që të rikthehen në diskutime. Prandaj, ne duhet të presim që të shohin nëse kjo do të ndodhë”, tha ajo pa dhënë më shumë detaje.
Por, “ne ende nuk kemi parë ndonjë dëshmi për këtë”, tha më 1 gusht e dërguara e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
Rusia u tërhoq nga marrëveshja për drithërat më 17 korrik.
Islanda është bërë anëtari i parë i NATO-s që ka pezulluar zyrtarisht operacionet e ambasadave brenda Rusisë.
Flamuri i Islandës është hequr nga shtylla e ndërtesës së ambasadës në Moskë, si dhe tabela ndërsa policia ruse nuk po e ruan më ndërtesën, raporton Sky News.
Në fillim të qershorit u bë e ditur se ministri i Jashtëm Islandez, Tordis Kolbrun Reyfjordur Gilfadottir vendosi të pezullojë punën e misionit diplomatik.
Pala islandeze e shpjegoi vendimin duke thënë se aktiviteti i ambasadës në Moskë në kushtet aktuale nuk është ndër prioritetet e Ministrisë së Jashtme të vendit.
Sërish sulm me dron në Moskë. E njëjta qiellgërvishtëse që u sulmua dy ditë më parë raportohet nga mediat ruse se është goditur sërish me dron.
Një video e publikuar në youtube tregon momentin kur goditet qiellgërvishtësja dhe shpërthen në flakë.
"Papritmas pati një shpërthim dhe ne menjëherë vrapuam," tha një banor i Moskës që ishte atje kur ndodhi përplasja.
Foto ilustruese
Ushtria ruse pretendon se zmbrapsi sulmin e tre dronëve të marinës ukrainase mbi anijet e saj patrulluese në Detin e Zi gjatë natës.
"Tre dronët detarë të armikut u shkatërruan", tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se anijet patrulluese u sulmuan 340 km në jugperëndim të Sevastopolit, porti i Flotës Ruse të Detit të Zi në Krimenë e pushtuar.
Bukur. Lufta mbrin ne shtepi.
PërgjigjuSllava Ukraina Long live AMERICA and NATO.
Përgjigju