Lufta/ Bombardime ruse në Zaporizhia, vdes babai dhe vajza e tij 12 vjeçare! Macron: Nuk është koha për negociata me rusët, por ne po i bëjmë ato

Rusët kanë vijuar me bombardimet e tyre të njëpasnjëshme në Zaporizhzhia të Ukrainës pavarësisht se sot është ditë feste për të gjithë besimtarët e krishtërë. Për pasojë ndërruan jetë, një baba dhe vajza e tij 12 vjeçare. Zelensky i konsideroi sulmet si provë që Rusia po izolohet nga e gjithë bota duke kryer krime të tilla në ditë feste për të tjerët.

Ndërsa luftimet në rajonin e Bakhmutit po vështirësohen gjithmonë e më shumë për palën ukrainase. Një prej ushtarëve pranoi se është shumë e vështirë të ndalet përparimi i rusëve të cilët janë më të shumtë në numër dhe po sulmojnë pa pushim.

Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron duke folur për mediat pas vizitës së tij në Kinë, u shpreh se pavarësisht se nuk ishte koha, po planifikoheshin negociata mes Rusisë dhe Ukrainës për të arritur në një marrëveshje që do të siguronte armëpushim.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim në përpjekje për të identifikuar burimin e rrjedhjes së dokumenteve konfidenciale të lidhura veçanërisht me pushtimin rus të Ukrainës, të publikuara këtë javë në rrjetet sociale. Sipas hetimeve të para, këto rrjedhje kanë të bëjnë edhe me analiza shumë të ndjeshme për aleatët e Shteteve të Bashkuara.

“Ne kemi komunikuar me Ministrinë e Mbrojtjes për këtë dhe kemi hapur një hetim”.

Dhjetëra dokumente konfidenciale janë publikuar në Twitter, Telegram, Discord dhe rrjete të tjera sociale ditët e fundit dhe dokumente të reja vazhdojnë të dalin. Të premten, Pentagoni tha gjithashtu se po hetonte rastin.

Ndërkohë, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka thënë se askush nuk ka nevojë për Ukrainën dhe se ajo do të zhduket për krijimin e Rusisë së Madhe.

"Ne kemi nevojë për Rusinë e madhe. Askush nuk ka nevojë për Ukrainën. Ajo do të zhduket", tha ai.

Nga ana tjetër, organizata ukrainase ‘Save Ukraine’ ka bërë me dije se 31 fëmijë ukrainas që ishin dërguar ilegalisht në Rusi, tashmë janë kthyer në Ukrainë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:31
Zelensky: Rusët po izolohen nga gjithë bota! Në ditë festimi bombarduan dhe vranë një baba dhe vajzën e tij

1680378637_zelensky.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i bindur se Rusia po izolohet edhe më shumë nga bota dhe nga njerëzimi, pasi goditi me raketa një shtëpi në Zaporizhzhia të Dielën e Pashkwve dhe vrau një burrë dhe vajzën e tij. 

"Mbrëmë, ushtria ruse qëlloi në Zaporizhzhia, duke goditur një ndërtesë banimi dhe duke vrarë një 50-vjeçar dhe vajzën e tij 11-vjeçare. Kështu e kalon shteti terrorist këtë të dielë Pashkwsh. Kështu Rusia izolohet edhe më shumë nga bota, nga njerëzimi”- u shpreh Zelensky.

Ora 20:49
Rusia rrit sulmet, Kievi: Nuk mund t'i rrëzojmë të gjithë raketat ruse! Mbetemi pa mbrojtje ajrore

1679475339_lajm.JPG

Raketat ruse që godasin Ukrainën teorikisht mund të rrëzohen nga raketat anti-ajrore, por nëse të gjitha zbresin, kjo mund të shkaktojë një shterim të shpejtë të rezervave dhe t'i lërë qiejt e Ukrainës të pambrojtur ndaj raketave, avionëve dhe helikopterëve rusë, të cilët përbëjnë një kërcënim më serioz. Kjo është thënë nga Yuri Ignat , zëdhënës i Forcave Ajrore të Kievit. 

"Një raketë e lëshuar nga një avion nga një lartësi e madhe mund të rrëzohet gjithashtu. Por ku të gjejmë kaq shumë mjete? Nëse llogarisim sa raketa do të nevojiten - sepse më shumë se një raketë nevojiten për të goditur një bombë, gjë që nuk është kaq e lehtë - atëherë rrezikojmë thjesht të mbarojmë armët e mjaftueshme për t'iu kundërvënë forcave të Federatës Ruse që janë tashmë brenda vendit"- u shpreh Ignat.

Ora 20:04
Ushtari ukrainas: Beteja në Bakhmut është një ferr i vërtetë! Rusët po përparojnë, bombardojnë pa pushim

1677047593_2000.jpeg

Një ushtar ukrainës, duke dhënë intervistë për televizionin kombëtar, ka deklaruar se situata në rajonin e Bakhmutit është si një “ferr”. Ai tha se situata është tepër e vështirë për forcat ukrainase që janë më të pakta në numër përballë rusëve.

"Bakhmut po reziston dhe ka një furnizim me armë, por rusët janë më të shumtë se ne dhe kanë më shumë municion. Është ferr në Bakhmut . Aktualisht po mbajmë krahun e djathtë të mbrojtjes së qytetit. Artileria e armikut qëllon pa pushim," tha ai.

Raportet jozyrtare raportojnë se forcat ruse po vazhdojnë përparimin e tyre të ngadaltë përmes qendrës së Bakhmutit dhe në pjesët perëndimore të qytetit, me stacionin hekurudhor si një objektiv të ardhshëm kyç të mundshëm për të pushtuar.

Ora 18:51
Zelensky në Poloni: Vizita ime në Varshavë është një hap drejt fitores së luftës kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky e quajti vizitën e tij në Varshavë të Polonisë një hap tjetër drejt fitores. Ai falënderoi presidentin polak Andrzej Duda për ndihmën ushtarake të ofruar ndërsa shtoi se ndihma e Polonisë, ishte një përparim drejt fitores së Ukrainës.

“Vizita ime dhe negociatat në Varshavë ishin një hap tjetër drejt fitores. Faleminderit për vendimet e dakorduara, për paketën e fuqishme të mbrojtjes. Faleminderit për jetët që shpëtojmë me solidaritetin drejt nesh", u shpreh Zelensky.

Ora 17:43
Macron: Nuk është koha për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, por ne po i përgatisim ato

1680762404_merlin195035610b435e8a0374d44cdb6e6095882e1c5b1superJumbo.jpg

“Unë mendoj se edhe Kina del në të njëjtin përfundim si ne, që sot koha është ushtarake”. Kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron teksa u pyet për vizitën e tij në Kinë dhe takimin me presidentin Xi Jinping. Macrontha se nuk është koha për negociata pavarësisht se po bëhen përpjekje për përgatitjen e tyre.

“Ukrainasit, po rezistojnë dhe ne po i ndihmojmë ata. Nuk është koha për negociata, edhe nëse i përgatisim së bashku me Kinën duhet të caktojmë objektivin e këtij dialogu.

Ora 16:00
Papa mban meshën e Pashkës para besimtarëve, thirrje Rusisë: Ndaloni konfliktin dhe gjakderdhjen

Papa Françesku mbajti sot meshën në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit para 100.000 besimtarëve, nga ku dha mesazhin për pashkët duke i bërë thirrje rusëve që të kërkojnë të vërtetën lidhur me pushtimin që shteti i tyre ka nisur ndaj Ukrainës, si dhe nuk la pa përmendur thirrjen e një dialogu mes izraelitëve dhe palestinezëve pas dhunës së fundit.

Papa Françesku bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës dhe "të gjithë konfliktit dhe gjakderdhjes në botë".

Duke iu drejtuar turmës, Papa tha: "Ndihmoni popullin e dashur ukrainas në udhëtimin e tyre drejt paqes dhe hedh dritën e Pashkëve mbi popullin rus".

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin, Papa Françesku i është referuar Ukrainës dhe popullit të saj si të "martirizuar" dhe ka dënuar "mizorinë" e Rusisë.

Duke folur pasditen e sotme, ai i kërkoi Zotit që “të ngushëllojë të plagosurit dhe të gjithë ata që kanë humbur të dashurit për shkak të luftës”.Ai gjithashtu shpresoi për kthimin e sigurt të të burgosurve në familjet e tyre.

“Hapini zemrat e gjithë komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe të gjithë konfliktit dhe gjakderdhjes në botën tonë”, tha Papa.

 

 

Ora 15:50
Të krishterët ortodoksë në Ukrainë festojnë Pashkët nën hijen e luftës

Ukrainasit e besimit ortodoksë edhe pse në kohë lufte ata po gjejnë vullnetin dhe dëshirën për të marrë pjesë në meshën e së Dielës së Palmës në Katedralen e Shën Volodimirit në Kiev të Ukrainës.

Besimtarët edhe pse në kushte e luftës së vazhdueshme u mblodhën me qirinj dhe degë shelgu për të shënuar fillimin e Javës së Shenjtë për miliona të krishterë ortodoksë në Ukrainë.

 

Ora 15:46
Jeta e trishtë e të mbeturve në Chasiv Yar, qyteti i copëtuar nga lufta u braktis nga shumica e banorëve

Qyteti i Chasiv Yar në Ukrainën lindore i sulmuar vazhdimisht dhe ashpërsisht nga forcat ruse, është shkretuar, rrënuar dhe përçudnuar.

Dikur shtëpia e më shumë se 12,000 njerëzve, tani nuk është veçse një gërmadhë mbetjesh nga lufta e pamëshirshme Ruse.

Në këtë qytet, mendohet se vetëm një pjesë e vogël e banorëve mbeten ende, të cilët kanë gjetur guximin të përballen me realitetin dhe pasojat aq të dukshme të luftës.

Qyteti pritet të jetë një objektiv kryesor për Moskën nëse ajo pretendon Bakhmut - skenën e një prej betejave më të përgjakshme të luftës deri më tani - e cila është një distancë e shkurtër në lindje.

Ora 14:28
Babë e bijë u vranë nga sulmi rus në Zaporizhzhia

Një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë pasi raketat ruse goditën një shtëpi në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia.

Rusia kreu një sulm me raketa në Zaporizhzhia, nga ku mbeti e vrarë një familje tjetër.Vajza dhe babai saj vdiqën në një ambulancë, ndërsa  një grua 46 vjeçe, që u përshkrua si gruaja dhe nëna e viktimave, u nxor nga rrënojat.

Zaporizhzhia është nën sulm të përtërirë që kur lufta e Moskës hyri në vitin e saj të dytë. Në shkurt Rusia nisi sulmin më të rëndë me raketa në qytet që nga fillimi i luftës, duke lëshuar 17 raketa në një orë.

Anatoliy Kurtev, sekretar i këshillit të qytetit, tha se një shtëpi u shkatërrua dhe disa ndërtesa përreth u dëmtuan, pas sulmit me dy raketa ruse.

“Terroristët e mallkuar rusë sulmuan sërish Zaporizhjën dhe sërish kemi humbje të jetës”, shkroi ai në Telegram.

Sulmi vjen teksa forcat pushtuese ruse po vazhdojnë mbrojtjen e tyre në lindje të Ukrainës, me ushtrinë e Kievit që ka raportuar se forcat e tij kanë zmbrapsur mbi 50 sulme gjatë ditës së kaluar.

Në deklaratën e lëshuar më 9 prill, Shtabi i Përgjithshëm tha se ushtria ruse po vazhdon të sulmojë lindjen, me fokus në qytetet e Limanit, Bahmutit, Avdijivkës dhe Marjinkës, që gjenden në rajonin e Donjeckut.Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse kanë kryer mbi 40 sulme ajrore dhe katër me raketa më 8 prill.

 

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren