Lufta/ Rusia në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kievi: Turp, goditje e rregullave ndërkombëtare! Zelensky: Lideri kinez po heziton, pres përgjigje për bisedimet me të

Lufta/ Rusia në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kievi: Turp, goditje e rregullave ndërkombëtare! Zelensky: Lideri kinez po heziton, pres përgjigje për bisedimet me të

Foto nga lufta në Ukrainë

Ukraina e ka cilësuar 'turp dhe goditje të rregullave ndërkombëtare' faktin që Rusia merr sot presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të njoftojnë të hënën për një pakete të re ndihme ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh që do t’i vijë në ndihmë Ukrainës.

Teksa vijojnë bombardimet ruse, Kremlini ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, pavarësisht apelit të nisur nga presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, i cili u kërkoi palëve të angazhohen në dialog pa parakushte për t'i dhënë fund konfliktit. 

"Asgjë nuk ka ndryshuar në kontekstin e Ukrainës, operacioni special ushtarak vazhdon," tha zëdhënësi i Putinit Dmitri Peskov.

Ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden , ka kërkuar lirimin e Evan Gershkovich, gazetarit të Ëall Street Journal të arrestuar në Rusi. Ai dyshohet se ka mbledhur informacion për qeverinë amerikane në lidhje me një kompleks ushtarak-industrial i mbrojtjes ruse në qytetin e Yekaterinburg.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky bëri fjalimin e tij të mbrëmjes dhe deklaroi se do të ketë një ‘Nuremberg’ të ri kundër rusëve. Zelensky i referohet qytetit gjerman dhe betejës së ashpër të vitit 1945.

"Ne do të çlirojmë tokën tonë dhe të gjithë njerëzit tanë nga skllavëria ruse. Dhe do të vijë një ditë kur bota do të mësojë se drejtësia është rivendosur për Ukrainën. Do të ketë një Nuremberg të ri, kundër rusëve", tha Zelensky. 

Pas ftesës për bisedime me liderin kinez, Volodymyr Zelensky beson se Xi Jinping është ndër ata liderë që ende hezitojnë të mbështesin Ukrainën.

 “Çfarë po ndodh me liderin e Kinës? Ky është një nga ata liderë që heziton. U dërgojmë sinjale dhe themi se jemi gati të takohemi, diskutojmë, bisedojmë dhe mposhtim së bashku agresionin rus. Ne jemi në pritje të përgjigjeve nga disa shtete”, tha Zelensky në një intervistë.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Rusia në krye të Këshillit të Sigurimit, Zelensky: Absurde, tregon dështim total të institucionit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte absurde që Rusia mori presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se kjo tregon "dështim total" të institucionit. 

“Fatkeqësisht kemi lajme absurde dhe shkatërruese. Reforma është padyshim e nevojshme për të parandaluar që një shtet terrorist dhe çdo shtet tjetër që dëshiron të jetë terrorist të shkatërrojë paqen”, tha ai.

Ora 18:19
Ministri i Mbrojtjes së Rusisë: Kemi rritur në numër të konsiderueshëm prodhimin e armëve speciale

1666550017_SergeiShoigu.jpg

Prodhimi i armëve për ushtrinë e Rusisë është rritur "dukshëm", tha të shtunën në një deklaratë ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, pa dhënë numra specifikë.

"Hapat për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit dhe për të përmirësuar produktivitetin kanë bërë të mundur rritjen e konsiderueshme të prodhimit të armëve për trupat, duke përfshirë armët konvencionale dhe me precizion të lartë," citohet të ketë thënë Shoigu gjatë një takimi mbi furnizimet me armë me Grupin e Përbashkët të Forcave. .

E gjithë kjo na lejon të arrijmë qëllimet e vendosura nga komandanti i përgjithshëm suprem bazuar në planin e operacionit special ushtarak”, shtoi ai, duke përdorur eufemizmin e Rusisë për pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Shoigu tha gjithashtu se po merren masat e nevojshme për të rritur llojin e municionit më të kërkuar.

Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një përpjekje në shkallë të gjerë për të ndërtuar kapacitete në mënyrë që të prodhojë më shumë armë për luftën e tij në Ukrainë.

Ora 17:48
Zelensky bisedë telefonike me Macron pasi do të vizitojë Kinën: Folëm për hapat e mëtejshme për zbatimin e formulës së paqes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike një orëshe me kreun e shtetit francez Emmanuel Macron , i cili do të vizitojë Kinën në ditët në vijim ku do të takohet me homologun e tij Xi Jinping . 

Dy liderët “diskutuan në mënyrë efektive ndërveprimin e mbrojtjes midis Ukrainës dhe Francës”, shkroi Zelensky në profilin e tij në Telegram. "Kam dhënë informacion të detajuar mbi situatën në front. Ne u fokusuam në hapat e mëtejshëm për zbatimin e formulës së paqes. Ne koordinuam veprimet për ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare," përfundoi ai. Presidenti francez po planifikon një udhëtim në Kinë nga e mërkura e ardhshme deri të premten.

Ora 17:28
Koreja e Veriut akuzon Ukrainën: Ka ambicie bërthamore, mund të shkaktojë katastrofën që kërcënon ekzistencën e tyre

Motra e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, Kim Yo Jong ka akuzuar Ukrainën për ambicie bërthamore pas peticionit që qarkullon në internet për mbledhjen e 25 mijë nënshkrimeve që Zelensky të aprovojë vendosjen e armëve bërthamore në territorin ukrainas.

“Autoritetet ukrainase, të kapura nga megalomania e pashërueshme e të qenit në gjendje të mposhtin Rusinë, mund të shkaktojnë një katastrofë bërthamore që kërcënon ekzistencën e tyre pa asnjë vetëdije parashikuese elementare dhe pa asnjë aftësi për të përballuar pasojat që rezultojnë”, u shpreh Kim Yo Jong.

Ora 14:34
Kiev: Turp që Rusia merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së! Goditje ndaj rregullave ndërkombëtare

1680330882_ere.JPG

Shefi i kabinetit të presidencës ukrainase, Andrij Yermak thotë se fakti që Rusia merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është një goditje ndaj rregullave ndërkombëtare.

"Është shumë domethënëse që në ditën e festimit të një shteti terrorist, Iranit, një shtet tjetër terrorist, Rusia, fillon të kryesojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nuk është thjesht turp. Është një tjetër grusht shteti ndaj sistemit të rregullave të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkroi Andrij Yermak, shkruan në Twitter.

Ora 13:35
Vritet një foshnje pesëmuajsh në Avdiivka, djali nuk i mbijetoi zjarrit nga artileria ruse

Foshnja pesëmuajsh mbeti i vrarë nga  zjarri i artilersë ruse, rritet cdo ditë numri i viktimave në Ukrainë

Një djalë pesë muajsh është vrarë nga zjarri i artilerisë ruse në Avdiivka, Ukrainë, sipas guvernatorit të rajonit dhe konfirmuar nga zyra presidenciale.

Guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko tha se një person i dytë u vra nga tre raketa të lëshuara në qytetin e vijës së parë, të cilat gjithashtu dëmtuan shtëpi në gjashtë rrugë.

Para pushtimit rus, rreth 25,000 njerëz jetonin në qytet, por vetëm 2,000 civilë kanë mbetur tani.

Diku tjetër në rajonin e Donetskut, pesë raketa të tjera u hodhën në Druzhkivka, e vendosur prapa frontit Bakhmut.

Sulmet plagosën një civil dhe goditën një bankë, institucion arsimor dhe apartamente, tha guvernatori.

Më shumë granatime u raportuan në të gjithë qarkun, duke përfshirë Soledar, Vuhledar, Lysychansk dhe vetë Bakhmut.

Ora 13:13
Josep Borrell: Kina nuk mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi nuk dallon agresorin nga viktima

1679413198_49448596605.jpg

Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell, iu përgjigj thirrjes së bërë nga kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, i cili i kërkoi udhëheqësit kinez Xi Jinping të diskutonte formulën e paqes të propozuar nga Kievi drejtpërdrejt me Presidentin ukrainas.

Nisur nga kjo kryediplomati Borrell tha se Kina nuk mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë, madje as nuk është në gjendje të mundësojë një marrveshje mes dy vendet sepse sipas tij Kina nuk bën dallim midis agresorit dhe viktimës.

Më tej ai tha se Kina duhet të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë për të bërë presion për paqe.

Borrell i tha një paneli në Madrid se plani i Zelenskyy ishte i vetmi në tryezë. Ajo do të shohë Ukrainën të rikthehet në kufijtë e saj të para vitit 2014, përpara se Rusia të aneksonte Krimenë.

Pekini paraqiti planin e tij të paqes muajin e kaluar dhe bëri thirrje për një armëpushim, por SHBA e sheh çdo armëpushim si një mundësi për Rusinë që të rigrupojë trupat e saj.

Ora 13:07
FMN arrin marrëveshjen me Ukrainën, do ta ndihmojë me një kredi prej 12.6 miliardë dollarësh  

Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar një paketë financiare prej 12.6 miliardë dollarësh për Ukrainënra, të cilat do të shpërndahen në harkun kohor të katër viteve për të përmbushur nevojat e Ukrainës për t'u mbrojtur kundër pushtimit të Rusisë.

Huaja është më e madhja e Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë vitin e kaluar dhe paketa e parë e madhe e miratuar nga FMN për një vend të përfshirë në një konflikt aktiv.Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ka arritur marrëveshje me Ukrainën për financimin katërvjeçar të një pakete në vlerë prej 15.6 miliardë dollarë, duke i ofruar fonde shtetit që po vazhdon të mbrohet nga pushtimi i Ruisë.

“Qëllimet kryesore të programit janë të mbështesin stabilitetin ekonomik dhe financiar në rrethana të pasigurisë jashtëzakonisht të lartë, të rivendosin qëndrueshmërinë e borxhit dhe të mbështesin rimëkëmbjen e Ukrainës në rrugën drejt pranimit në BE pas mbarimit të luftës”, tha zyrtari i FMN-së, Gavin Grey, përmes një deklarate për media.

Stafi i FMN-së ka njoftuar anëtarët e bordit për marrëveshjen, që paraqet pakon e kredisë më të madhe për Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti më 24 shkurt 2022. Zakonisht, kreditë e FMN-së mundësojnë mbështetje edhe nga Banka Botërore dhe institucione të tjera financiare.Sipas përllogaritjeve, kostoja e rindërtimit të Ukrainës vlerësohet të jetë qindra miliarda dollarë.

“Një rimëkëmbje graduale ekonomike pritet gjatë tremujorëve të ardhshëm, pasi aktiviteti rimëkëmbet nga dëmet e mëdha në infrastrukturën kritike, megjithëse ka ende rreziqe të mëdha, përfshirë edhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejmë të konfliktit”, tha Grey.

 

Ora 11:49
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB: S'mund të ketë fitues të një lufte bërthamore

1680342691_okb.JPG

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya thotë se nuk mund të ketë fitues nëse do të ketë luftë bërthamore.  

"Po, ne konfirmojmë se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore," tha ai në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi vendosjen e armëve taktike bërthamore nga Rusia në Bjellorusi.

Nebenzya vuri në dukje se në vitet 1990, Rusia bëri çdo përpjekje për të tërhequr armët bërthamore nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në tokën e saj. 

"Ne vazhdimisht u kemi bërë thirrje amerikanëve që të bëjnë të njëjtën gjë - të braktisin mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe t'i kthejnë të gjitha armët bërthamore. Ne kërkuam gjithashtu të eliminojmë infrastrukturën përkatëse në Evropë dhe të ndalojmë praktikën e shkeljeve të gjata të (Traktatit të Mospërhapjes - TASS) nga SHBA dhe lojtarë të tjerë të NATO-s duke mbajtur të ashtuquajturat misione të përbashkëta bërthamore. Ne në mënyrë të përsëritur deklaruam publikisht se një praktikë e tillë nuk është e papajtueshme as në letër dhe as në frymë me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, shpjegoi Nebenzya.

Ora 08:58
Zelensky: Do të ketë një Nuremberg të ri kundër rusëve

1679552765_1679509502fgj.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se do të përsëritet historia e qytetit gjerman të Nuremberg në Ukrainë.

"Ne do të çlirojmë tokën tonë dhe të gjithë njerëzit tanë nga skllavëria ruse. Dhe do të vijë një ditë kur bota do ta kuptojë se drejtësia është rivendosur për Ukrainën. Do të ketë një Nuremberg të ri kundër rusëve", tha Zelensky.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 01/04/2023 09:03

    Ti do ta clirosh token duke thithur kokaine ? A ty legen do qr se po vret popullin tend per interesat e Amerikes me preteksin se po mbron vendin o legen , se po te ishe vertet president nuk do ta lejoje te fillonte kurre kjo lufte

    Përgjigju
    • Hmmm: 01/04/2023 10:27

      Po pret liderin kinez akoma ky. Kina mori ne dore superfuqine e botes ka bere marreveshjte per te kthyer yenin kinez ne monedhe tregtare per 2/3 e popullsise se botes BRICS. Dollari shkoi per lesh bashke ty zelenski. Perendimi po behet me diktature se kundja ne keto kohe

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet