Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së! Ukraina: Shakaja më e keqe e 1 prillit! Anëtari i PE: A mundet të drejtojë krimineli i luftës?

Në Ukrainë vijon lufta që ka nisur Rusia. Në Hagë, presidenti rus Vladimir Putin po përballet me urdhër arresti për krime lufte. Sot Rusia është gati të marrë drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Hera e fundit që Rusia e mbajti presidencën e OKB ishte në shkurt të vitit të kaluar, kur Putin deklaroi "operacionin e tij special ushtarak"  për Ukrainën. Katërmbëdhjetë muaj më vonë, dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë, shumë prej tyre civilë, qytete janë rrënuar dhe Putin është paditur nga gjykata ndërkombëtare penale për rrëmbimin masiv të fëmijëve ukrainas.

Në rrethana të tilla, vendosja e Rusisë në drejtimin e Këshillit që ka në fokus "ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare" duket si shaka mizore e prillit për shumë njerëz, jo më pak për misionin ukrainas në OKB. Për këtë ka pasur reagime edhe nga Ukraina. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se është shakaja më e keqe e 1 prillit.

"Që nga 1 Prilli, ata po e çojnë nivelin e absurditetit në një nivel të ri. Këshilli i Sigurisë siç është projektuar është i palëvizur dhe i paaftë për të trajtuar çështjet e përgjegjësisë së tij parësore, që është parandalimi i konflikteve dhe më pas zgjidhja e konflikteve", tha Sergiy Kyslytsya, përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës. 

Ambasadori tha se Ukraina do të qëndrojë larg këshillit të sigurisë në prill, përveç në rastin e një "çështjeje me interes kritik të sigurisë kombëtare". Ukraina nuk është anëtare aktuale e këshillit, megjithëse shpesh thirret të flasë për çështje që lidhen me luftën.

Kritikët po shtrojnë pyetjen se si Rusia mund të drejtojë organin më të fuqishëm të OKB-së.

“Pyetja është shumë e qartë: A mundet krimineli i luftës të drejtojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së?”, tha Andrius Kubilius, anëtar lituanez i Parlamentit Evropian gjatë një seance për Putinin, të mërkurën.

Më 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus për rolin e tij në rrëmbimin dhe dërgimin e paligjshëm të mijëra fëmijëve ukrainas në Rusi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:30
Presidenca ruse e Këshillit të Sigurimit, reagon ministri ukrainas: Të ndalohen përpjekjet për abuzim! Kjo është një shuplakë për gjithë botën

1672046942_sa.jpg

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dymytro Kuleba ka reaguar për presidencën ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke e konsideruar si një shuplakë për gjithë komunitetin ndërkombëtar.

"Presidenca ruse e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është një shuplakë për komunitetin ndërkombëtar". Unë u bëj thirrje anëtarëve aktualë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të pengojnë çdo përpjekje ruse për të abuzuar me presidencën e saj,"- u shpreh Kuleba.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 01/04/2023 16:42

    Keta mendojne se bota do meret vetem me ju , duhet ti zgjidhni vete problemet duke kerkuar negociata dhe jo duke kerkuar vetem arme se na lodhet koken kemi nje vit qe vetem ju degjojme nuk e kuptoni qe e kaluat limitin ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri