VIDEO/ Liban, shpërthejnë njëkohësisht mijëra celularë të grupit Hezbollah, 15 të vdekur, rreth 3000 të plagosur! Ishin të mbushur me eksploziv! Beiruti akuzon Izraelin

LIBAN- Rreth anëtarë të grupit libanez Hezbollah kanë mbetur të plagosur rëndë dhe 15 prej tyre kanë vdekur, për shkak të një shpërthimi njëkohësisht të mijëra radio-lidhjeve (lloj ''pagers'', tip mini-celulare), të cilat i përdornin për të komunikuar. Shpërthimet ndodhën njëkohësisht në Bejrutin jugor dhe disa zona të tjera të Libanit të martën pasdite (17 shtator). Burime e sigurisë libaneze e kanë raportuar këtë.

Zëdhënësi i qeverisë libaneze bëri përgjegjës Izraelin për shpërthimet e ‘pagerit’ dhe e konsideron atë një shkelje të sovranitetit libanez.

Një burim tjetër ka pretenduar se ishte një "shkelje izraelite" e komunikimeve. Gurpi i Hezbollah ishte furnizuar së fundmi me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipulur, duke vendosur brenda secili një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar pastaj njëkohësisht nëpërmjet një kodi.

Çdo anetarë i grupit libanez të Hezbolahh e përdor këtë lloj pajsie për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.

Ambasadori iranian në Bejrut, Mojtaba Amani, mbeti i plagosur pas shpërthimit të 'biperit' (mjet i komunikimit të grupit libanez Hezbollah) në Liban dhe "aktualisht është nën kujdesin e mjekëve në spital".

Sipas mediave një nga hipotezat mund të jetë që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë kapur një stock të këtyre pajisjeve të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë fshehur eksploziv brenda tyre, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nga distanca shpërthimin. Grupi libanez mund t'u ketë dhënë anëtarëve të tij pajisjet si një mjet për të shmangur komunikimet telefonike, të cilat përgjohen lehtësisht, dhe kështu padashur kanë bashkëpunuar me planin izraelit.

 

Pajisja model pagers (BIPER)

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Hamasi: Përshkallëzimi në Liban do të çojë në humbjen e Izraelit

1726589359_liban.JPG

Sulmet në Liban përfaqësojnë një përshkallëzim që do të çojë vetëm në dështimin dhe humbjen e Izraelit. Kështu deklaroi Hamasi, duke dënuar shpërthimin në shkallë të gjerë të celularëve të anëtarëve të Hezbollahut, që ka shkaktuar 15 të vdekur e mijëra të plagosur.

"Operacioni terrorist që u zhvillua në Liban bie në kuadrin e agresionit global sionist kundër rajonit," shtoi grupi i Hamasit, duke vënë në dukje Izraelin si "plotësisht përgjegjës për pasojat e krimit të rëndë".

Ora 18:05
Shpërthimet e celularëve të grupit të Hezbollah, plagoset edhe ambasadori iranian në Liban

Ambasadori iranian në Bejrut, Mojtaba Amani, pësoi "plagë sipërfaqësore" pas shpërthimit të 'biperit' (mjet i komunikimit të grupit libanez Hezbollah)  në Liban dhe "aktualisht është nën kujdesin e mjekëve në spital". Kjo është raportuar nga një burim i informuar i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Ora 17:59
Lufta/ Izraeli shpërtheu njëkohësisht mijëra bipera! Në shkurt lideri i Hezbollah kërkoi të hiqeshin nga përdorimi të gjithë celularët

Pak kohë më parë lideri i Hezbollah Hassan Nasrallah u kërkoi të gjithë anëtarëve të partisë që të ndalonin përdorimin e telefonave celularë, t'i shkatërronin, t'i groposnin ose t'i mbyllnin në një kuti hekuri.

"Në këtë momentin, hiqni qafe të gjithë telefonat celularë, ata janë agjentë të vdekjes," deklaroi ai pas vrasjes së komandantëve në sulmet izraelite (që nga 7 tetori i kaluar, më shumë se 20 janë vrarë në sulme të synuara larg vijës së frontit, duke përfshirë tre komandantë të forcave speciale Radëan). Prandaj, teknologjia e varfër ishte zgjedhja e detyrueshme e Hezbollahut për t'iu shmangur teknologjinë  e sofistikuar izraelite të mbikëqyrjes, edhe nëse "partia e Zotit" me qendër në Liban nisi gjithashtu operacione për të "verbëruar" Izraelin, kamerat e tij të sigurisë, sistemet e sensorit në distancë, dronët dhe të gjitha mundësitë për të ndaluar ndërhyrjet në telefonat celularë dhe kompjuterë

Prandaj në fushën e betejës u urdhëruan të mbanin larg celularët dhe të merrnin ‘pager’  (e quajtur Biper, pajisje telekomunikacioni me valë që merr dhe shfaq mesazhe alfanumerike ose zanore) të cilat sot shpërthyen në të gjithë vendin njëkohësisht pas një furnizimi të ri ose një akti sabotimi në serverë, me instalimin e një skripti që mbinxehte baterinë e litiumit e cila më pas shpërthen.

Hezbollahu gjithashtu përdor mesazherë ose një rrjet fiks që daton në fillim të viteve 2000. Gjithashtu u është prezantuar një kod për të folur për armët dhe vendet e takimit, i cili përditësohet pothuajse çdo ditë dhe u transmetohet përdoruesve me korrierë.

Më 28 dhjetor të kaluar, Hezbollahu u kërkoi të gjithë banorëve të jugut të shkëputnin kamerat e tyre të sigurisë nga interneti, një nga mjetet e përdorura nga Izraeli për të njohur objektivat e mundshëm.

Por edhe në Bejrut liderët e partisë shmangin marrjen e celularëve me vete në takime. Gjithashtu ishin marrë masa për sigurimin e rrjetit lokal privat të telefonisë celulare, i financuar nga Irani rreth njëzet vjet më parë me kabllo me fibra optike me qendër në Bejrut. Pager merr njoftime ose mesazhe pa u lidhur me një rrjet interneti. Ata përdoren shumë më pak se koha e lulëzimit të tyre në vitet 1990, por përdoren ende në disa sektorë të specializuar, zakonisht në spitale.

Ora 17:58
Video/ Momenti kur anëtarit të grupit të Hezbollah i shpërthejnë celularin në xhep

 

Izraeli ka shpërthyer njëkohësisht qindra celularë me eksploziv të grupit të Hezbollah. Siç shihet nga kamerat e sigurisë, një nga anëtarët grupit të Hezbollah, pajisja e komunikimit i shpërthen teksa po blinte fruta perime.

Ora 17:50
Ish-ministri i Mbrojtjes: Celularët u shpërthyen përmes një kodi

Ish-ministri libanez i Mbrojtjes Yacoub Sarraf tha se ai nuk beson se shpërthimet e njëkohësishme në disa zona të Libanit - të minicelarëve që secili prej anëtarëve kishte me vete, ishte një "sulm kibernetik".

Sipas asaj që është raportuar nga gazeta franceze "L'Orient le jour", Sarraf pretendon se kjo lloj pajisjeje ka një kod të caktuar nga prodhuesi, për të "siguruar që ajo të mund të shpërthehet bazuar në informacionin e quajtur "Dera e pasme", i cili i lejon prodhuesit të aksesojë pajisjen dhe të japë udhëzime se si ta shpërthejë atë.

Ish-ministri doli në përfundimin se “armiku (Izraeli) e mori këtë kod dhe e përdori për të kryer këtë krim të tmerrshëm”.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Celulari: 17/09/2024 19:22

    Nqs esht izraeli ne kete mes ja boft Zoti hallall Kan qen shum te mencur. Hec e mundi keta po nqs kan arritur deri ketu

    Përgjigju
    • A...Zh: 17/09/2024 21:00

      Celulari, s'eshte gje kjo, prisni e shikoni do te thoshte Ngjela!

  • Polic #: 17/09/2024 19:10

    E bukur!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në arrati prej 2 muajsh, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur pasi shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën! Biznesmeni ‘mollë sherri’

Në arrati prej 2 muajsh, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur pasi shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën! Biznesmeni ‘mollë sherri’