Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën

Dëme të shkaktuara nga sulmi

Teksa festohej Krishtlindja, Rusia nisi një sulm ajror masiv kundër Ukrainës gjatë natës së djeshme (24 dhjetor), duke goditur qytete në të gjithë vendin me raketa balistike dhe drone.

Qyteti Kharkiv ishte ndër më të goditurit, ndërsa 3 persona janë plagosur.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se forcat ruse sulmuan vendin e tij me më shumë se 70 raketa dhe se objektivat përfshinin infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Presidenti Zelensky tha se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 50 prej raketave, por se "ka pasur goditje" dhe ndërprerje të energjisë në disa rajone të vendit.

“Sot, Putini zgjodhi qëllimisht Krishtlindjet për një sulm. Çfarë mund të jetë më çnjerëzore?” tha Presidenti Zelensky.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina po bën gjithçka që është e mundur që viti 2025 të bëhet një viti i paqes për Ukrainën.

‘Në vigjiljen e Krishtlindjes, fola me Shenjtërinë e Tij Patriarkun Ekumenik Bartolomeu. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tij shpirtërore për Ukrainën dhe lutjet për popullin ukrainas. Ne vlerësojmë thellësisht përpjekjet e Patriarkanës që synojnë forcimin e mbështetjes për Ukrainën brenda komunitetit fetar botëror dhe kontributin e saj në pavarësinë shpirtërore të kombit tonë. Ukraina po bën gjithçka që është e mundur që viti 2025 të bëhet një vit i qëndrueshëm paqe për vendin tonë dhe për mbarë botën”, tha ai./La Repubblica

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale