Lufta/ Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Lufta/ Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Donald Trump

Në një intervistë për Fox News, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se Ukraina mund të bëhet "ruse një ditë".

"Unë dua që paratë tona të jenë të sigurta, sepse po shpenzojmë qindra miliarda dollarë. Ata mund të arrijnë një marrëveshje, mund të mos arrijnë një marrëveshje. Mund të jenë rusë një ditë, mund të mos jenë rusë një ditë", tha Trump.

Trump tha gjithashtu se dëshiron që Ukraina të shlyejë disi ndihmën amerikane, e cila sipas tij arrin në 300-350 miliardë përkundrejt rreth 100 miliardë nga Evropa.

"Unë u thashë atyre se dua toka të rralla me vlerë 500 miliardë dollarë dhe ata në thelb kanë rënë dakord ta bëjnë këtë," tha ai.

"Unë u thashë atyre, ne duhet të marrim diçka. Ne nuk mund të vazhdojmë t'i paguajmë këto para," shtoi ai, teksa konfirmoi edhe vizitën e ardhshme në Kiev të të dërguarit të tij të posaçëm Keith Kellogg.

Ndërkohë sipas burimeve të cituara nga Reuters, administrata e re amerikane synon të bëjë presion ndaj aleatëve të saj evropianë që të blejnë armë amerikane për t'i dërguar në Ukrainë, në mënyrë që të përmirësojë pozicionin negociator të Kievit përpara bisedimeve me Moskën.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur! Në kërkim autori

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur! Në kërkim autori