Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky: Plan veprimi për të arritur paqen! Lavrov: Nuk ka negociata për propozimin e tij
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky synon të hartojë një plan veprimi për të arritur paqen në Ukrainë deri në fund të nëntorit 2024.
Sipas Zelensky, faktorët vendimtarë do të jenë forcimi i ushtrisë ukrainase, durimi, mbështetja për Ukrainën kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe presioni diplomatik ndërkombëtar ndaj Rusisë, sipas La Repubblica.
Presidenti ukrainas më pas tha se kishte marrë propozime jozyrtare për të ngrirë konfliktin, por theksoi se nuk mund t'i pranonte ato.
Zelensky shtoi gjithashtu se baza e planit të veprimit do të jetë çështja e integritetit territorial të Ukrainës dhe se kjo temë do të diskutohet në mënyrë thelbësore me vendet e interesuara.
“Unë i kam caktuar një detyrë në këtë drejtim administratës sime dhe ekipit tonë diplomatik, mendoj se plani do të jetë gati për fund Nëntor”, tha Zelensky.
Një negociatë e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të bazohet vetëm në propozimin e Kievit.
Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, duke folur për bisedimet midis krerëve të diplomacisë së Ukrainës dhe Kinës në konferencën për shtyp të takimit ministror të ASEAN-it në Laosi.
"Rusia nuk do t'i dorëzohet Ukrainës dhe të gjitha objektivat e asaj që Moska vazhdon ta quajë "operacion special ushtarak" do të arrihen", tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
25.7%
-
Pak
41.5%
-
Aspak
32.8%
Vota total: 848
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi
23 Korrik, 21:07
-
Klubi evropian mbeti pa lojtarë dhe staf trajnerësh, tërhiqet nga Conference League
23 Korrik, 19:05
-
Sulm rus në Donetsk, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur! Rusia rrëzon 75 dronë ukrainas
22 Korrik, 09:41
-
Avionët luftarakë rusë sulmojnë bombarduesit amerikanë mbi Arktik
21 Korrik, 17:45
-
Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë
21 Korrik, 17:35
-
Pas rritjes së kërcënimi të një lufte me Rusinë, Evropa i kthehet rekrutimit ushtarak
21 Korrik, 16:51
-
Lufta në Ukrainë, paralajmërojnë zyrtarët: SHBA dhe Evropës nuk do t’i ndalet rreziku
19 Korrik, 08:39
-
Presidentja Osmani: Kosova do vazhdojë të qëndrojë së bashku me SHBA-të
18 Korrik, 15:22
-
NATO-ja emëron përfaqësuesin e saj në Ukrainë
17 Korrik, 19:31
-
Zelensky: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe
16 Korrik, 08:33
-
Gjermania plan emergjence në rast konflikti me Rusinë, korridor për 800 mijë trupa të NATO-s
15 Korrik, 20:41
-
Ukraina prezanton planin për samitin e dytë ndërkombëtar të paqes, Zelensky: Përfaqësuesit rusë duhet të jenë të pranishëm
15 Korrik, 17:55