Lufta/ Hamasi: Gratë dhe fëmijët përbëjnë 70% të të vrarëve në Gaza! Netanyahu tërheq ekipin negociator nga Katari

Ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi ka thënë se numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës është rritur në 15,207, prej të cilëve 70% janë gra dhe fëmijë.

Ndërsa UNICEF ka deklaruar se deri para nisjes së armëpushimit në Gaza, janë vrarë më shumë se 5300 fëmijë palestinezë.

Numri i fëmijëve të vrarë gjatë 48 ditëve luftë intensive mes Izraelit dhe Hamasit, nuk përfshin numrin e fëmijëve të shpallur si të zhdukur.

Ndër të tjera, UNICEF ka nënvizuar se për “hatër” të fëmijëve, duhet që dy vendet të rivendosin një armëpushim më të gjatë dhe më të qëndrueshëm.

“Të gjithë fëmijët e Shtetit të Palestinës dhe Izraelit meritojnë paqen. Nëse lufta do të kthehet në këtë intensitet, ne mund të supozojmë se qindra fëmijë të tjerë do të vriten e të plagosen çdo ditë. Rripi i Gazës është sërish, vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët",- thuhet në deklaratën e organizatës.

Mediat palestineze kanë bërë me dije se Izraeli ka nisur intensivisht sulmet ajrore në Gaza menjëherë pas armëpushimit.

Mësohet se ushtria izraelite ka bombarduar dhe shkatërruar 3 xhami në Khan Yunis, transmeton La Reppublica. Ndërkohë Kryeministri izraelit thuhet se ka dhënë urdhër për ndërprerjen e përkohshme të negociatave në Katar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:13
Hamasi: 300 të vrarë brenda një dite në Gaza nga sulmet izraelite, janë bombarduar 50 ndërtesa

1701540941_170951146330186a32095470ab7f6b4b542c5fc8e.jpg

300 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në pjesën lindore të qytetit të Gazës, në lagjen Shejaiyeh. Të dhënat janë njoftuar nga zyra e informacionit të Hamasit, sipas së cilës forcat ajrore të izraelit kanë bombarduar mbi 50 ndërtesa banimi në këtë lagje gjatë një dite.

Ora 16:26
Kryeministri izraelit tërheq ekipin nga Katari, ndërpret negociatat! Shëndetësia palestineze: 193 vdekje në 24 orë në Gaza

1701531075_BenjaminNetanyahu750x430.jpg

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se Izraeli ka tërhequr ekipin e tij të negociatorëve nga Katari me pretendimin se Hamasi nuk e ka respektuar marrëveshjen për pengjet. 

“Hamasi nuk përmbushi pjesën e tij në marrëveshje, e cila përfshinte kthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur peng, në përputhje me një listë të dërguar Hamasit dhe të miratuar prej tyre”, thuhet në deklaratë.

Kështu, për momentin, çdo mundësi për dialog është ngrirë dhe shqetësimet për pengjet në duart e Hamasit në Gaza po shtohen. Ndërkohë një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë së Gazës ka deklaruar se të paktën 193 palestinezë janë vrarë dhe 650 janë plagosur në Gaza që nga përfundimi i armëpushimit të premten në mëngjes.

Ora 16:13
Hamasi publikon shifrat: Mbi 15 mijë të vdekur gjatë luftës në Gaza, 70% gra dhe fëmijë

1701530197_e3cb522eca13688f34090f82331c0796.jpg

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza është rritur në 15,207. Kështu deklaron Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës që kontrollohet nga Hamasi. Sipas ministrisë 70% e viktimave janë gra dhe fëmijë, ndërsa shton se më shumë se 40,000 njerëz u plagosën në sulmet.

Ora 13:57
Libani liron 4 anëtarë të Hamasit të dënuar me burg

1701522243_ikikikikiki.PNG

Autoritetet libiane në Tripoli kanë liruar 4 anëtarë të Hamasit, të cilët ishin dënuar me 17 vjet burg për trafik armësh dhe komplot kundër sigurisë së shtetit. 

Mediat libaneze raportojnë se 4 anëtarët e Hamasit quhen Marëan al-Ashqar , Nasib Shabir , Muayad Abed dhe Baraa al-Ashqar.

Sipas të njëjtit burim, anëtarët e Hamasit, të cilët u arrestuan në 2016 dhe u dënuan në 2019, tashmë ndodhen ne Stamboll, ku janë pritur nga përfaqësues të lëvizjes palestineze.

Ora 13:30
Përfundimi i armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, OKB: Jemi në pragun e një tsunami humanitar

Një zyrtar i lartë i OKB-së ka paralajmëruar se Gaza rrezikon të zhytet në një "tsunami" humanitar, pasi një armëpushim i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit përfundoi dhe forcat izraelite rifilluan ofensivën e tyre në rripin e rrethuar.

Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, tha se popullsia e Gazës ishte dobësuar aq shumë sa ai kishte frikë se shumë njerëz do të fillonin të vdisnin nga sëmundjet, si dhe nga bombardimet e Izraelit.

“Jam shumë i shqetësuar për hyrjen në dimër, pasi kam parë ndikimin e rrethimit,  duke parë dobësimin e imunitetit të njerëzve pas një lufte të tillë, privimin dhe vuajtjen e tyre, ne mund të jemi në prag të një lloji katastrofe-tsunami humanitar”, tha Lazzarini për Financial Times, duke folur para përfundimit të armëpushimit.

Izraeli ka rrethuar Gazën që kur filloi një ofensivë kundër Hamasit pas sulmit të grupit militant më 7 tetor që vrau rreth 1200 njerëz, sipas zyrtarëve izraelitë. Sulmi i tij ajror dhe tokësor në brez, të cilin Hamasi e ka nën kontroll që nga viti 2007, ka vrarë më shumë se 14,800 njerëz, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Ora 11:39
Izraeli bombardon 3 xhami në Gaza

1701513838_xhamii.PNG

Gaza

Mediat palestineze kanë bërë me dije se Izraeli ka nisur intensivisht sulmet ajrore në Gaza menjëherë pas armëpushimit.

Mësohet se ushtria izraelite ka bombarduar dhe shkatërruar 3 xhami në Khan Yunis, transmeton La Reppublica.

K.M/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 03/12/2023 10:00

    Izraeli dhe sionizmi mund te thohet plotesisht jane pasardhsit e nazismit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë