Lufta/ Vriten 2 gazetarë në Gaza! Policia izraelite vret 4 vjeçaren palestineze në Jeruzalemin Lindor

Dy gazetarë janë vrarë gjatë një sulmi izraelit në Khan Yunis, qyteti jugor në Gaza. Mustafa Abu Thraya reporter i AFP-së dhe Hamza Dahdouh, djali i gazetarit palestinez Wael Al-Dahdouh i cili është në krye të zyrës Al Jazeera në Rripin e Gazës. Ky i fundit në tetor 2023 humbi gruan dhe dy fëmijët gjatë bombardimeve izraelite në kampin e Al Nuseirat. Wael Al-Dahdouh po raportonte nga spitali mbi kur mësoi se shpërthimi kishte vrarë dhe pjesëtarët e familjes së tij.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se në takimet me zyrtarët izraelitë këtë javë, ai do të kërkojë që të bëhet më shumë në shmangien e viktimave në mesin e civilëve në Rripin e Gazës. Duke folur në një konferencë shtypi në Doha pas takimit me Emirin e Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, Sekretari Blinken tha se civilët palestinezë duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ndaj tyre nuk duhet ushtruar trysni për t’u larguar nga Rripi i Gazës.

Save the Children deklaroi se më shumë se 10 fëmijë në ditë, mesatarisht, kanë humbur njërën ose të dyja këmbët në Gaza që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, ndërsa një fëmijë 4 vjeç u vra në Jeruzalemin lindor nga policia izraelite. 

Të paktën 22,722 palestinezë, përfshirë 9,600 fëmijë, janë vrarë nga ushtria izraelite që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
Hakerohen ekranet e reklamave në Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit, video-mesazh kundër kreut të Hezbullahut

1704663271_deyedjdrtjr.JPG

Disa hakera kane hakeruar ekranet e mëdha të Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit, duke shfaqur një videomesazh kundër liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

"Në emër të Zotit dhe të popullit, Aeroporti Ndërkombëtar i Bejrutit nuk është aeroporti i Hezbollahut apo i Iranit. Hassan Nasrallah, askush nuk do t'ju mbrojë nëse Libani tërhiqet zvarrë në një luftë për të cilën ju do të merrni përgjegjësinë dhe pasojat e Hezbollahut, ne nuk do të shkojë në luftë në emër të të tjerëve. Ju hodhët në erë portin tonë pasi sollët armë".

Ora 21:30
Haaretz: Hamasi i ka kërkuar Egjiptit të hapë kalimin në Rafah për të plagosurit

1704659670_i.JPG

 
Gaza

Agjencia mediatike "Haaretz" thotë se Hamasi i ka kërkuar qeverisë egjiptiane të hapë kalimin e Rafahut në mënyrë që rreth 6000 persona të plagosur rëndë të mund të marrin trajtim mjekësor jashtë Rripit të Gazës. 

Grupi palestinez shton se se ka edhe 5000 të tjerë të plagosur në Gaza, të cilët sistemi shëndetësor vendas nuk është në gjendje t'i ndihmojë. 

Sipas Hamasit, vetëm 10-20 persona nxirren jashtë zonës së luftës për trajtim mjekësor çdo ditë.

Ora 19:17
Policia izraelite vret aksidentalisht 4 vjeçaren palestineze në Jeruzalemin lindor

1703413338_gazaaaaeee.JPG

Një fëmijë vetëm 4 vjeç u vra aksidentalisht nga agjentët izraelitë gjatë tentativës për të sulmuar pikën e kontrollit në Jeruzalemin lindor. Sipas burimeve policore, vajza palestineze ishte ulur në një automjet tjetër kur është qëlluar aksidentalisht dhe ka ndërruar jetë.

The Times of Israel raporton se një burrë dhe një grua po udhëtonin në makinë duke tentuar të përplasin një polic. 2 oficerë hapën zjarr duke lënë të vdekur 2 persona.

Vajza palestineze e cila ishte ulur në një automjet tjetër është qëlluar dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Forcat izraelite u shprehën se nuk e kishin qëllim vrasjen e 4 vjeçares dhe se e kishin qëlluar aksidentalisht. 

Ora 17:14
Gaza/ ‘Save the Children’: Më shumë se 10 fëmijë në ditë humbin njërën ose të dyja këmbët nga luftimet

1704644195_hhjoh.JPG

Gaza

Më shumë se 10 fëmijë në ditë, mesatarisht, kanë humbur njërën ose të dyja këmbët në Gaza që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Kjo është raportuar nga organizata ndërkombëtare ‘Save the Children’, duke shtuar se nga 7 tetori, më shumë se 1,000 fëmijëve u është amputuar njëra ose të dyja këmbët.

Shifrat janë konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ora 15:25
Gaza/ Hamas: Më shumë se 100 të vrarë në 24 orët e fundit, mbi 58 mijë të plagosur

1704637885_yotghjohj.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamas, ka përditësuar numrin e palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Në një deklaratë zyrtare autoriteti palestinez bën me dije se për shkak të sulmeve të pamëshirshme të Izraelit numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 22,835. 

Po ashtu, Hamas bën me dije se numri i palestinezëve të plagosur ka shkuar në 58.416.

Ministria palestineze raporton se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 113 palestinezë dhe janë plagosur 250 të tjerë. 

Ora 14:32
Një tjetër gazetar vritet në një sulm izraelit në Gaza! Hamasi: Sindikatat e mediave duhet ta dënojnë dhe denoncojnë këtë krim

1704634311_gazetar.jpg

Foto nga Gazetarët në Gaza

Tre gazetarë janë vrarë sot në Rripin e Gazës. Kjo është bërë e ditur nga qeveria e Hamasit. Midis tyre, Hamza Wael Dahdouh është një nga djemtë e kreut të Al Jazeera në Rrip, Wael al Dahdouh, i cili tashmë ka humbur shumë nga familja e tij në bombardimet izralite. 

Hamza Wael Dahdouh dhe Moustafa Thuraya humbën jetën teksa udhëtonin me makinë për të mbuluar një lajm në Rafah, ndërsa një fotoreporter, Ali Salem Abu Ajwa, vdiq në një sulm ajror në qytetin e Gazës.

Qeveria e Hamasit në Gaza ka lëshuar një deklaratë në të cilën u kërkon "sindikatat e shtypit dhe medias, organet ligjore dhe organizatat e të drejtave të njeriut të dënojnë këtë krim dhe të denoncojnë përsëritjen e tij nga okupatori". 

Sipas Hamasit, Izraeli vrau qëllimisht gazetarë për të "terrorizuar" kolegët për të ndaluar raportimin nga Gaza

 

Ora 13:15
Netanyahu për Hezbollahun: Shikoni mësimin që i është dhënë Hamasit

1702762399_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Pas bombardimeve të ashpra nga territori libanez drejt Galilesë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu sot, duke hapur Këshillin e Ministrave, lëshoi ​​një paralajmërim për Hezbollahun: "Ata duhet ta mësojnë atë që Hamasi ka mësuar tashmë në muajt e fundit. Asnjë terrorist nuk është i imunizuar". 

Izraeli, shtoi ai, synon të lejojë banorët e veriut, të zhvendosur nga bombardimet, të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurt. 

"Ky është qëllimi ynë i përbashkët dhe ne punojmë me përgjegjësi për ta arritur atë. Nëse mundemi, do ta bëjmë përmes kanaleve diplomatike. Në të kundërt do të përdorim mënyra të tjera", tha Benjamin.

Ora 12:03
Blinken për rolin e Turqisë në Gazën e pasluftës: Do të jetë pozitiv dhe produktiv

1704446934_bli.jpg

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se Turqia është e përkushtuar të luajë një rol "pozitiv dhe produktiv" për Gazën pas konfliktit dhe është gati të përdorë ndikimin e saj në rajon për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.

Misioni i fundit i diplomatit amerikan në Lindjen e Mesme u hap me bisedime në Turqi dhe Greqi, përpara se të kalonte në rajon për "biseda jo domosdoshmërisht të lehta" me aleatët dhe partnerët rreth asaj që ata janë të gatshëm të bëjnë "për të ndërtuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme".

Ora 12:01
Mbreti i Jordanisë për Blinken: SHBA ushtron presion mbi Izraelin

1704625254_gaza.jpg

Antony Blinken

Mbreti i Jordanisë thotë se SHBA duhet të ushtrojë presion ndaj Izraelit që të pranojë armëpushimin në Gaza. Këtë e raporton Haaretz, duke cituar Reuters.

Mbreti Abdullah II paralajmëroi sot Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, me të cilin u takua në Aman, për "pasojat katastrofike" të vazhdimit të fushatës ushtarake izraelite në Gaza, njofton në një deklaratë pallati mbretëror jordanez. 

Mbreti Abdullah i tha gjithashtu Blinken se Uashingtoni ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në presionin ndaj Izraelit për të rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, thuhet në deklaratë.

Ora 11:58
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Dy gazetarë të vrarë nga sulmet izraelite

1704625098_gazeta.jpg

Dy gazetarët e vrarë

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha se dy gazetarë u vranë në një sulm izraelit në territorin palestinez. Janë Moustafa Thuraya, një reporter për agjencinë e lajmeve AFP, dhe një gazetar tjetër Hamza Wael Dahdouh, djali i Wael Al-Dahdouh, gazetari palestinez që drejtoi zyrën e Al Jazeera në Gaza dhe që humbi gruan e tij në tetor dhe dy fëmijët e goditur nga bombat që ranë në kampin e refugjatëve Al-Nuseirat.

Dy gazetarët po udhëtonin me një makinë, thanë ministria dhe mjekët

 

Ora 11:38
FOTO/ Çifti palestinez martohet në vendstrehimin në Gaza, detaje nga dasma e pazakontë

1704623919_del.jpg

Foto nga çifti i sapomartuar

Teksa bombardimet intensive të Izraelit ndaj Gazës vazhdojnë, një çift i ri palestinez vendosi të martohet ditën e djeshme në një shkollë në Rafah, në Gazën jugore, ku ishin të strehuar në përpjekje për t’i shpëtuar sulmeve.

Çifti i sapomartuar, Muhamedi dhe Yasmine Abdel-Al janë nga qyteti i Gazës, por, si pothuajse një milion palestinezë të tjerë, ata janë evakuuar duke kërkuar siguri, raporton Al Jazeera.

Të afërmit shkruanin mesazhe mbështetjeje për të porsamartuarit në një dërrasë të zezë, ndërsa çifti u martua në një ceremoni të thjeshtë në institucionin arsimor që shërben tashmë si vend-shpëtim për një numër të madh njerëzish.

Detaje nga dasma

Detaje nga dasma
Detaje nga dasma
Detaje nga dasma
Ora 11:32
Numri zyrtar i viktimave në Gaza rritet mbi 22 mijë, mbi 9 mijë prej tyre janë fëmijë

1704526177_Screenshot4.jpg

Foto nga bombardimet izraelite në Gaza

Të paktën 22,722 palestinezë, përfshirë 9,600 fëmijë, janë vrarë nga ushtria izraelite që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Shifrat reale besohet të jenë shumë më të larta pasi autoritetet në Gaza nuk kanë qenë në gjendje të përditësojnë rregullisht numrat e viktimave që nga nëntori i kaluar në mes të një kolapsi të sistemit shëndetësor të enklavës.

Ora 09:55
Bilanci i ushtrisë izraelite: 8 mijë terroristë të vrarë deri më tani

1704617611_kal.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Pikërisht në tre muaj luftë, Izraeli ka vrarë "rreth 8000 terroristë të Hamasit". Kështu deklaron ushtria izraelite (IDF) në faqen e saj të internetit. 

Në sektorin verior të Gazës, brenda një zone me popullsi të dendur nga 1.2 milion njerëz, një strukturë ushtarake e përbërë nga dy brigada, duke përfshirë 12 batalione, me një forcë totale prej 14 mijë burrash. 

Në total në Rripin e Gazës, forcat e armatosura deri më tani kanë gjetur dhe shkatërruar 30-40,000 armë dhe pajisje të tjera luftarake të mbajtura në bunkerët e Hamasit, por edhe në shkolla, spitale, xhami dhe shtëpi.

Ora 09:51
Zyra e Prokurorit Kerman: 32 persona janë arrestuar për sulmin gjatë përkujtimit të Soleimani

1704617392_pro.jpg

Palestinezët me pankarta në duar kundër sulmit gjatë përkujtimit të Soleimani

Mahdi Bakhsh, prokurori i qytetit iranian të Kermanit, skena e sulmit që vrau të paktën 90 persona dhe plagosi 248 të tjerë të mërkurën e kaluar, njoftoi arrestimin e 32 personave të përfshirë në sulm. 

Duke folur mbrëmjen e djeshme në televizion, Bakhshi siguroi se të gjithë ata që ishin përgjegjës për sulmin në Kerman ishin arrestuar. 

Në muajt e fundit, njoftoi ai më pas, 23 eksponentë të IS-it të gatshëm për të kryer operacione terroriste vetëvrasëse ishin arrestuar tashmë në provincën e Kermanit dhe mbi 60 pajisje ishin gjetur në provinca të tjera. 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane Irna.

Ora 08:46
Washington Post: Netanyahu ka nevojë të mbijetojë politikish! SHBA paralajmëroi 'privatisht' Izraelin për pasojat e një zgjerimi të luftën në Libi

1703964856_benjaminnetanyahu.PNG

Benjamin Netanyahu

Teksa po përflitet për mundësinë e sulmeve të Izraelit në Liban, SHBA ka paralajmëruar liderët iraelitë se një hap i tillë nuk do të ishte lëvizja “më e zgjuar”.

Duke cituar vlerësimin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA (DIA), Washington Post raporton se zyrtarët e administratës së Biden kanë paralajmëruar “privatisht” Izraelin, se një luftë me Hezbollahun në Liban, ndërkohë që vijon lufta në Gaza, do të sillte një dobësim të dukshëm të forcës ushtarake të Izraelit.

“Zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të shohë mundësinë e zgjerimit të luftës në Liban, si çelës për mbijetesën e tij politike mes kritikave të brendshme”, thuhet në raport.

Ora 08:38
Blinken i drejtohet Lindjes së Mesme: Të ndalohet konflikti në Gaza! Shumë palestinezë janë vrarë, veçanërisht fëmijë

1704449743_antonyblinken.jpg

Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, u ka kërkuar vendeve të Lindjes së Mesme që të përdorin ndikimin e tyre mbi aktorët rajonalë për të ndaluar konfliktin në Gaza.

“Ne duam të sigurohemi që shtetet po përdorin marrëdhëniet e tyre me disa nga aktorët që mund të përfshihen për t’u siguruar që nuk do të kemi një përhapje më të gjerë konfliktit”, tha ai.

Komentet e zyrtarit amerikan erdhën pasi ministrja e jashtme e Francës i tha homologes së saj iraniane se Irani duhet të ndalojnë “aktet destabilizuese” që mund të nxisin një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Blinken, i cili gjithashtu do të vizitojë shtetet arabe dhe Izraelin, tha se do të shikojë se çfarë mund të bëhet për të maksimizuar mbrojtjen e civilëve në Gaza dhe për të rritur dërgesat e ndihmës humanitare.

“Shumë palestinezë janë vrarë, veçanërisht fëmijë”, tha ai.

Ora 08:30
Eksperti izraelit: Nuk ka ende asnjë shenjë dobësie apo tërheqjeje nga Hamasi

1703747833_lal.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Eksperti izraelit i çështjeve të Hamasit, Guy Aviad, deklaroi se “ende nuk ka asnjë shenjë dobësie apo tërheqjeje” në lëvizjen e rezistencës palestineze.

Duke folur për televizionin Channel 12, Aviad vlerësoi situatën e Hamasit dhe të burgosurve izraelitë pas sulmeve të vazhdueshme të Izraelit që nga 7 tetori.

“Për momentin nuk ka ende asnjë shenjë dobësie apo tërheqjeje nga Hamasi”, tha Aviad, duke shtuar se Hamasi aktualisht është “i lumtur dhe i bashkuar”.

Eksperti izraelit i çështjeve të Hamasit, Guy Aviad, deklaroi se “ende nuk ka asnjë shenjë dobësie apo tërheqjeje” në lëvizjen e rezistencës palestineze.

Duke folur për televizionin Channel 12, Aviad vlerësoi situatën e Hamasit dhe të burgosurve izraelitë pas sulmeve të vazhdueshme të Izraelit që nga 7 tetori.

“Për momentin nuk ka ende asnjë shenjë dobësie apo tërheqjeje nga Hamasi”, tha Aviad, duke shtuar se Hamasi aktualisht është “i lumtur dhe i bashkuar”.

Ora 08:26
Demonstrata në Izrael! Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut

1704612337_demon.jpg

Familjet e pengjeve në demonstratë

Disa mijëra mbështetës, miq dhe anëtarë të familjes së pengjeve izraelite të kapura nga Hamasi më 7 tetor u mblodhën në Tel Aviv për të kërkuar kthimin e të burgosurve dhe dorëheqjen e qeverisë së Netanyahu. 

Sipas raportimeve të transmetuesit arab Al Jazeera, kishte edhe protesta në Jeruzalem, përpara shtëpisë së Presidentit izraelit, Isaac Herzog.

Ora 08:23
Katari për familjet e pengjeve: Bastisja e Bejrutit është një pengesë

1704612200_katar.jpg

Kryeministri i Katarit, Mohammed Al Thani

Kryeministri i Katarit, Mohammed Al Thani, u takua në Doha me familjet e pengjeve izraelite që janë ende në duart e Hamasit. 

Sipas faqes amerikane të lajmeve Axios, Thani u tha familjeve se bisedimet me Hamasin u ndërlikuan nga vrasja në Bejrut të martën e nënkryetarit të grupit terrorist Saleh al-Arouri dhe disa anëtarëve të tjerë të lartë të grupit islamik në pushtet Gaza, në një sulm.

Pas vrasjes së Arourit, Hamasi thuhet se ngriu negociatat përmes Katarit dhe Egjiptit, megjithëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u tha të afërmve të pengjeve të martën se bisedimet ishin duke u zhvilluar për kthimin e tyre. 

Doha është "me dhimbje të vetëdijshme për vuajtjet e pengjeve dhe të dashurve të tyre", tha një zyrtar i Katarit për Axios. 

"Ne jemi angazhuar drejtpërdrejt me familjet për të ndarë sa më shumë informacion të jetë e mundur dhe për t'i siguruar ata se Katari është i përkushtuar të përdorë çdo burim për të siguruar lirimin" e pengjeve. Por Katari është një ndërmjetës: ai nuk kontrollon Hamasin", shtoi burimi i medias amerikane. 

Ora 08:17
Sulm ajror izraelit në Bregun Perëndimor, 6 viktima

1704611818_pal.jpg

Foto pas sulmit ajror në Bregun Perëndimor

Një sulm izraelit vrau gjashtë persona në Jenin, Bregu Perëndimor. Kjo është bërë e ditur nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, e cila është e vendosur në Bregun Perëndimor të pushtuar. 

"Një sulm izraelit ka vrarë gjashtë persona", deklaroi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Të paktën 327 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i konfliktit, sipas një raporti të Autoritetit Palestinez. Qyteti i Jeninit dhe kampi i tij i refugjatëve kanë qenë skena të bastisjeve të përsëritura.

M.Q./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 07/01/2024 09:01

    Amerikanet jane njerezit me te pafytyre qe ka bota , nga njera ane vendosin veton ne OKB per te ndaluar luften kurse nga ana tjeter gjoja ju vjen keq per masakrimin e mijera femijeve Palestineze . Kjo hipokrizi duhet te marre fund jeta qelbesirat i furnizojne me arme cifutet per te jryer keto masakra dhe nderkohe duan te bejne te mirin , turp te kene ata dhe te tjeret qe i mbeshtesin keta ndyresira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?