Garda Revolucionare e Iranit tha këtë të mërkurë se ka ndërmarrë valën më të egër dhe të dhunshme ndaj izraelit dhe bazave amerikane në rajon. Sulmet u zhvilluan sipas deklaratës së pasdaranëve që në Irak në bazën amerikane në Erbil.

Baza detare në Bahrein ku stacionohet flota e 5 amerikane ishte gjithashtu në shënjestër, së bashku më atë Al Udeid në Katar dhe Dubain në emirate. Këtu dy drone që shpërthyen sipas mediave lokale shkaktuan 4 të plagosur .

izrael Irani lëshoi dy valë sulmesh gjatë natës dhe mëngjesit të kësaj të mërkure ku objektiv ishte Jeruzalemi, Tel Avivi dhe Haifa. Ushtria izraelite pretendoi se i I bllokoi të dyja ato.

Kundërpërgjigja izraelite dhe e shba vijoi në Liban ku izraeli ka nisur edhe operacionet tokësore dhe në Teheran. Zona e qendrës së kryeqytetit sipas mediave ndërkombëtare ku ndodhen edhe bankat apo lidhjet financiare të regjimit të iranit u bombarduan në një valë sulmesh ku mediat lokale rapoirtuan për dhjetra të vdekur.

Mojtaba Khamenei lideri I ri I iranit u konfirmua se është I plagosur që prej ditës së parë të sulmeve. Corriere della sera shkruan se djali I ali Khamenei është gjallë por sipas konfirmimeve nga djali I presidentit të iranit ai ka marrë plagë në këmbë dhe në bark.

Ngushtica strategjike e hormuzit ndërkohë u bë skenë e 3 ngjarjeve luftarake. 3 anije mallrash u sulmuan nga raketa të panjohura sipas agjencive britanike të monitorimit të trafikut detar.

Situata në ngushticë mbetet alarmante pasi Irani ka nisur gjithashtu të vendosë mina detare që mund të shpërthejnë anijet që do të kalojnë në këtë itinerar. CNN citon për këtë dy burimie të inteligjencës amerikane që njihen me çështjen.  Komanda qëndrore amerikane ndërkohë njoftoi rreth mesnatës së të martës së ka shkatërruar 16 anije iraniane në zonë që vlerësohej se vendosnin mina në det.

Trafiku në ngushticë është aktualisht kaotik, pasi kompanitë dhe anijet nuk guxojnë të kalojnë aty pas kërcënimeve të ushtrisë iraniane se ata kontrollojnë këtë nyje strategjike nga e cila kalon rreth 1 e pesta e sasisë globale të naftës.

Një hetim paraprak i ushtrisë amerikane ka përcaktuar se një shkollë fillore në qytetin iranian të Minabit, e goditur më 28 shkurt, u godit nga një raketë amerikane Tomahaëk, duke shkaktuar të paktën 175 viktima sipas autoriteteve iraniane, shumica prej tyre vajza të mitura. Kështu raporton Neë York Times, duke cituar zyrtarë amerikanë, sipas të cilëve sulmi ishte rezultat i një gabimi në identifikimin e objektivit: ushtria po synonte një bazë të afërt të Marinës së Gardës Revolucionare, por koordinatat e objektivit ishin gjeneruar duke përdorur të dhëna të vjetruara të siguruara nga Defense Intelligence Agency, të cilat e klasifikonin ndërtesën si strukturë ushtarake. Ndërtesa, që dikur kishte qenë pjesë e bazës, ishte shndërruar në shkollë disa vite më parë.

Ndërkohë, Trump thotë se lufta në Iran do të përfundojë «së shpejti» sepse «praktikisht nuk ka mbetur më asgjë për t’u goditur».

"Ka mbetur «ndonjë gjë e vogël këtu-aty… Kur të vendos unë se duhet të përfundojë, do të përfundojë».

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Qëndrimi i Madridit për luftën në Iran, Trump paralajmëron: Mund të ndërpres lidhjet tregtare me Spanjën

1772785552_donaldtrump.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar sërish Spanjën për qëndrimin e saj për luftën me Iranin.

Trump tha teksa fliste me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë se SHBA-të mund të ndërpresin marrëdhëniet tregtare me Madridin.

"Mund t'i ndërpres lidhjet tregtare. Janë popull i shkëlqyer, por lidershipi i tyre jo", tha mes të tjerash Trump.

Kujtojmë se Spanja ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga shumë vende të Bashkimit Europian lidhur me luftën në Iran, duke bërë i thirrje të vazhdueshme Trump dhe Benjamin Netanyahut për t’i dhënë fund konfliktit.

Ora 18:49
Erdogan 'shpërthen' kundër Netanyahut: Ai është autori i tragjedisë në Lindjen e Mesme!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme.

Sipas Erdogan, Netanyahu është përgjegjës për atë që e quajti një “rrip zjarri” që po përfshin rajonin.

“Ai tregoi në Gaza se nuk respekton asgjë dhe askënd, madje as armëpushimin. Ka pushtuar Libanin dhe po e tërheq rajonin tonë drejt një tragjedie me bandën e tij të vrasësve”, tha presidenti turk.

 

Ora 18:22
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme rrezikon zinxhirin botëror të çipave, këto janë vendet që preken më shumë

Heliumi është një material i nevojshëm për prodhimin e çipave  

Lufta në Lindjen e Mesme dhe rreziku i mbylljes së Ngushticës së Hormuzit mund të godasin zinxhirin global të furnizimit me çipa.

Sipas Nikkei Asia, shqetësimi lidhet me furnizimin me materiale dhe energji që përdoren në prodhimin e gjysmëpërçuesve, veçanërisht për vende si Koreja e Jugut dhe Tajvani.

Seuli ka nisur një analizë për furnizimin me 14 materiale dhe pajisje që përdoren në prodhimin e çipave dhe për të cilat vendi varet shumë nga Lindja e Mesme. Një nga shqetësimet kryesore është heliumi, që përdoret për ftohjen e waferëve gjatë prodhimit. Katari është furnizuesi kryesor dhe vitin e kaluar mbuloi rreth 65% të importeve të Koresë së Jugut.

Ka shqetësim edhe për bromin, material që përdoret në krijimin e qarqeve të çipave dhe që prodhohet kryesisht në Izrael dhe Jordani. Koreja e Jugut varet pothuajse plotësisht nga Izraeli për këtë material.

Edhe Tajvani po ndjek nga afër situatën për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm, që përdoret për prodhimin e energjisë. Pas mbylljes së centralit të fundit bërthamor në vitin 2025, rreth gjysma e energjisë së ishullit vjen nga LNG, ndërsa Katari mbulon rreth një të tretën e importeve.

Ora 18:19
Lufta me Iranin rrit çmimet e energjisë, BE: S’hiqen sanksionet ndaj Rusisë

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa

Bashkimi Europian thotë se nuk është momenti për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë, edhe pse lufta në Lindjen e Mesme ka rritur çmimet e energjisë.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa e shprehën këtë qëndrim gjatë një videokonference me liderët e G7, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron për situatën në Iran dhe rajon.

Sipas tyre, prioriteti i menjëhershëm është që rrjedhat e energjisë të mos ndërpriten, veçanërisht transporti detar në Ngushticën e Hormuzit, një nyje kyçe për ekonominë globale.

Dy liderët europianë përshëndetën edhe vendimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për të hedhur në treg 400 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente për të ulur presionin në tregjet energjetike.

Ora 18:07
Irani minon Ngushticën e Hormuzit, SHBA kundërpërgjigjet dhe shkatërron 16 anije iraniane

Irani ka vendosur dhjetëra mina detare në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit të lëngshëm.

Sipas ,mediave minat mund të komplikojnë rihapjen e kësaj rruge strategjike, ndërsa transporti i naftës është ndalur pothuajse plotësisht që nga fillimi i luftës 12 ditë më parë.

Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) shpërndau edhe pamje forcat amerikane goditën disa anije iraniane pranë ngushticës, duke shkatërruar 16 mjete që dyshohej se po vendosnin mina detare.

 

Ora 18:02
Konflikti në Lindjen e Mesme, Emmanuel Macron: Kapacitetet ushtarake të Iranit nuk janë shkatërruar

Kapacitetet ushtarake të Iranit nuk janë zhdukur, pavarësisht dëmeve të mëdha nga sulmet e fundit. Kështu u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron pas një videokonference me liderët e G7.

Macron tha se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme ndaj kapaciteteve balistike dhe ushtarake të Iranit, por theksoi se ato nuk janë shkatërruar plotësisht.

Sipas tij, Irani vazhdon të sulmojë vende të ndryshme në rajon, ndërsa grupe të lidhura me Teheranin vazhdojnë aktivitetin në vende si Iraku dhe Libani.

Presidenti francez shtoi se në këtë fazë të konfliktit duhet të përcaktohen objektiva të qarta si në planin ushtarak, ashtu edhe në atë politik. 

Ora 17:59
Lufta në Iran, 1000 anije dhe 30 mijë marinarë të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit

Anije të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit

Rreth 30 mijë marinarë kanë mbetur të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa rreth 1000 anije nuk po arrijnë të largohen nga zona mes përshkallëzimit të luftës në rajon.

Sektori ndërkombëtar i transportit detar e ka klasifikuar tashmë zonën si territor operacionesh luftarake, ndërsa disa anije, përfshirë cisterna nafte, janë goditur gjatë ditëve të fundit.

Presidenti i shoqatës së transportit dhe logjistikës ALIS, Guido Grimaldi, tha se shumë ekuipazhe po qëndrojnë në bord në kushte gjithnjë e më të pasigurta, ndërsa frika dhe tensioni mes marinarëve është i lartë.

Shoqatat e transportit kanë kërkuar ndërhyrje të institucioneve dhe mbështetje ushtarake për të mbrojtur anijet dhe ekuipazhet që ndodhen në zonë.

Ora 16:31
‘Lufta do të përfundojë kur të dua unë’, Trump: S’ka mbetur thuajse asgjë, do të mbarojë së shpejti

Donald Trump tha se lufta me Iran do të përfundojë “së shpejti”, duke shtuar se “s’ka mbetur thuajse asgjë për të shënjestruar” si dhe se vendimi për t’i dhënë fund konfliktit do të merret nga ai.

“Pak nga kjo e pak nga ajo… Sa herë që unë të dua që të përfundojë, do të përfundojë,” tha ai për Axios në një intervistë të shkurtër telefonike.

“Lufta po shkon shumë mirë. Ne jemi shumë përpara afatit. Kemi shkaktuar më shumë dëme sesa mendonim se ishte e mundur, madje edhe brenda periudhës fillestare prej gjashtë javësh,” tha Trump.

Ora 16:22
Miratohet propozimi, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë do të lirojë 400 milionë fuçi nafte! Shifra historike miratohet njëzëri nga 32 vendet anëtare

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) do të miratojë lirimin e 400 milionë fuçive naftë për të kompensuar furnizimin e humbur për shkak të “mbylljes efektive” të Ngushticës së Hormuzit, ka njoftuar drejtori ekzekutiv i saj, Fatih Birol.

Ai tha se vendet anëtare të Agjencisë votuan “njëzëri” për të nisur “lirimin më të madh ndonjëherë të rezervave emergjente të naftës në historinë e agjencisë sonë.”

“Sfidat në tregun e naftës me të cilat po përballemi janë të paprecedenta në përmasë, prandaj jam shumë i kënaqur që vendet anëtare kanë reaguar me një veprim kolektiv emergjent të një madhësie të paprecedentë,” tha Birol.

IEA bëri të ditur se rezervat emergjente do të vihen në dispozicion të tregut gjatë një periudhe kohore të përshtatshme sipas rrethanave kombëtare të secilit vend anëtar.

Sipas agjencisë, kjo është hera e gjashtë që Agjencia miraton një lirimin e koordinuar të rezervave të naftës, pasi më parë e ka bërë këtë në vitet 1991, 2005, 2011 dhe dy herë në vitin 2022.

Agjencia shton se vendet anëtare të saj mbajnë rezerva emergjente prej më shumë se 1.2 miliardë fuçish naftë, ndërsa ekzistojnë edhe rreth 600 milionë fuçi të tjera rezerva të industrisë, të mbajtura me detyrim nga qeveritë.

Ora 15:43
CNN: Mojtaba Khamenei pësoi një thyerje të këmbës dhe lëndime të lehta gjatë sulmeve izraelite

1773240315_Mojtabaaa.jpg

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, pësoi një thyerje të këmbës dhe lëndime të tjera të lehta në ditën e parë të bombardimeve amerikane dhe izraelite në Iran, kur babai i tij, Ali Khamenei, u vra dhe gruaja e tij u plagos për vdekje.

CNN raportoi këto të dhëna duke cituar një burim të njohur me situatën, i cili tha se Mojtaba ka një mavijosje rreth syrit të majtë dhe gërvishtje të vogla në fytyrë.

Thashethemet për lëndimin serioz të Mojtaba Khameneit kanë qarkulluar për disa ditë, të amplifikuara nga fakti se ai ende nuk është parë në publik ose nuk është folur që kur u zgjodh si Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit.

Në një intervistë me Guardian, ambasadori iranian në Qipro, Alireza Salarian, këtë mëngjes pretendoi se ai ishte plagosur në këmbë dhe në njërën dorë. Gjithashtu këtë mëngjes, djali i Presidentit iranian Masoud Pezeshkian, Yousef, tha se Mojtaba Khamenei ishte plagosur, por është "i sigurt dhe nuk ka shqetësime".

Ora 15:25
Ambasadori i Izraelit në OKB: Ne do të qëndrojmë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

1773239253_tdyiuoppp.JPG

Ambasadori i Izraelit në OKB deklaroi se ushtria izraelite do të qëndrojë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

"Izraeli nuk dëshiron të jetë në Liban, por ne do të qëndrojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, domethënë për aq kohë sa të ketë një kërcënim kundër nesh", tha ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, para takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB.

"Qeveria libaneze duhet ta dëbojë Hezbollahun. Nëse ata nuk e bëjnë, ne do ta bëjmë", shtoi ai.

Kujtojmë se bombardimet izraelite në Liban kanë shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur, shumë prej të cilëve civilë.

Ora 15:05
Shqetësimet për sigurinë, Gjermania dhe Zvicra mbyllin përkohësisht ambasadat në Teheran

Qeveritë e Gjermanisë dhe Zvicra kanë konfirmuar se kanë mbyllur përkohësisht ambasadat e tyre në Teheran.

Ambasadori zviceran dhe pesë anëtarë të stafit u larguan nga vendi sot me rrugë tokësore dhe tani ndodhen të sigurt jashtë vendit. Gjermania gjithashtu ka zhvendosur përkohësisht misionin e saj në Teheran, si edhe dy misionet e saj në Irak.

Ato i bashkohen një liste në rritje vendesh që raportohet se kanë evakuuar stafin ose kanë mbyllur ambasadat e tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë, përfshirë Argjentina, Austria, Azerbajxhani, Islanda, Italia, Holanda, Zelanda e Re, Serbia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.

Ora 14:50
Irani kërcënon: Përgatituni për naftën në 200 dollarë për fuçi

Irani ka paralajmëruar për një rritje të çmimeve të naftës.

"Përgatituni që nafta të arrijë në 200 dollarë për fuçi", tha Ebrahim Zolfaqari, zëdhënës i Komandës së Bashkuar Khatam al-Anbiya.

Çmimi i naftës së papërpunuar, theksoi ai, "është i lidhur me sigurinë e rajonit që ju e keni destabilizuar".

Ora 14:43
Garda Revolucionare e Iranit: Anijet duhet të marrin leje nga Teherani për të kaluar Ngushticën e Hormuzit

Irani paralajmëron se çdo anije që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të marrë më parë leje nga Teherani.

Deklarata u bë nga komandanti i marinës së Gardës Revolucionare Islamike, Alireza Tangsiri, në një postim në rrjetin social X. Sipas tij, dy anije u goditën pasi kishin injoruar paralajmërimet për të mos kaluar nëpër ngushticë.

Tangsiri përmendi konkretisht anijet Express Rome dhe Mayuree Naree. Sipas tij, ekuipazhet e tyre kishin besuar në “premtime të kota” dhe kishin tentuar të kalonin përmes Hormuzit pavarësisht paralajmërimeve.

Anija Express Rome, në pronësi izraelite dhe me flamur liberian, u interceptua dhe u qëllua me armë nga forcat iraniane. Ndërsa anija Mayuree Naree, me flamur tajlandez, u sulmua dhe mori flakë. Më pas ekuipazhi u shpëtua nga marina e Omanit.

 

Ora 14:33
Anglia mban të ngrirë akcizën për karburantin deri në shtator, Starmer: Duhet të frenojmë krizën e naftës, ulja e tensioneve me Iranin thelbësore!

Keir Starmer

Ulja e tensioneve me Iranin është çelësi për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës dhe pasojat për ekonominë. Kështu u shpreh kryeministri britanik Keir Starmer gjatë seancës së përjavshme në Dhomën e Komunëve.

Sipas Starmer, në këtë moment gjëja më e rëndësishme është de-eskalimi i luftës në Lindjen e Mesme, pasi përshkallëzimi i konfliktit po rrit kostot e energjisë.

Kryeministri britanik mbrojti gjithashtu vendimin e qeverisë së tij për të mos u bashkuar drejtpërdrejt me sulmet fillestare kundër Iranit.  Starmer shtoi se Londra është kundër regjimit në Teheran dhe mbështet aleatët e saj, por nuk ka ndërmend të përfshihet në një tjetër luftë jashtë vendit.

Në të njëjtën kohë, kryeministri konfirmoi se akciza mbi karburantin në Britani do të mbetet e ngrirë deri në shtator dhe se qeveria do të vazhdojë të ndjekë situatën duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Iran.

Ora 14:18
Gjermania planifikon kufizimin e rritjes së çmimit të benzinës vetëm një herë në ditë

Gjermania po mendon të vendosë një rregull të ri për çmimet e benzinës, një hap që mund të ndryshojë mënyrën si funksionojnë pikat e furnizimit në vend.

Ministrja gjermane e Ekonomisë dhe Energjisë, Katherina Reiche, tha në Berlin se qeveria po shqyrton një model që do t’i lejonte stacionet e karburantit të rrisin çmimet vetëm një herë në ditë.

Ideja synon të vendosë më shumë kontroll mbi luhatjet e shpeshta të çmimeve gjatë ditës në pompat e karburantit.

Sipas Reiche, qeveria federale synon ta fusë këtë model sa më shpejt në zbatim, nëse rregullorja e re miratohet.

Ora 14:15
Izraeli i kërkon OKB-së që të shpallë Gardën Revolucionare iraniane organizatë terroriste

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar

Izraeli po i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të shpallë Gardën Revolucionare iraniane organizatë terroriste.

Kërkesa u bë nga ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, i cili reagoi në rrjetin social X duke thënë se veprimet e fundit të regjimit iranian tregojnë një kërcënim të drejtpërdrejtë jo vetëm për Izraelin, por edhe për paqen dhe sigurinë rajonale e ndërkombëtare.

Sa’ar kërkoi që Republika Islamike të dënohet dhe që Pasdaranët, siç njihet Garda Revolucionare e Iranit, të shpallen zyrtarisht organizatë terroriste nga Këshilli i Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë tashmë këtë hap. Sipas raportimeve, edhe Bashkimi Europian e ka ndjekur të njëjtën rrugë në janar, pas shtypjes së përgjakshme të protestave masive kundër regjimit në Iran. 

 

Ora 14:07
400 milionë fuçi naftë në tregje, Agjencia për Energjinë propozon ndërhyrje historike për të ulur çmimet e naftës pas luftës në Iran

Kriza e shkaktuar nga konflikti në Iran mund të çojë në hedhjen në treg të sasisë më të madhe të rezervave të naftës në histori.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë (IEA) ka propozuar që në treg të hidhen rreth 400 milionë fuçi naftë për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës bruto, që janë rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të konfliktit në Iran. Lajmi u raportua nga Wall Street Journal.

Sasia e propozuar është më shumë se dyfishi i sasisë së zhbllokuar në vitin 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, kur vendet anëtare të IEA hodhën në treg 182 milionë fuçi naftë.

Sipas gazetës amerikane, propozimi u diskutua gjatë një mbledhjeje urgjente të zyrtarëve të energjisë nga 32 vendet anëtare të agjencisë. Vendimi pritet të merret sot dhe do të miratohet nëse asnjë vend nuk kundërshton planin.

Ora 13:58
Spanja tërheq ambasadoren nga Izraeli dhe ul nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Tel Avivin

Spanja ka tërhequr përfundimisht ambasadoren e saj në Izrael dhe ka ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Tel Avivin.

Vendimi u mor nga qeveria në Madrid në mbledhjen e fundit të kabinetit dhe parashikon që përfaqësimi spanjoll në Izrael të zbresë në nivel të ngarkuar me punë. Masa vjen si reciprocitet pasi Izraeli kishte bërë të njëjtën gjë me ambasadën e tij në Madrid.

Ambasadorja spanjolle në Izrael, Ana Salomon, ishte thirrur për konsultime në shtator dhe që prej asaj kohe ndodhet në Spanjë.

Vendimi shënon një tjetër hap në përshkallëzimin diplomatik mes dy vendeve. Për të rikthyer marrëdhëniet në nivel të plotë diplomatik, Spanja do të duhet të emërojë një ambasador të ri dhe të marrë miratimin e autoriteteve izraelite.

Ora 13:57
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Lufta do të vazhdojë pa kufizime kohore

1772982927_xgfujiaza.jpg

Foto:Israel Katz

Lufta izraelito-amerikane kundër Iranit "do të vazhdojë pa kufizime kohore, derisa të arrijmë të gjitha objektivat dhe të fitojmë fushatën".

Kështu deklaroi Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, pas një takimi me Shefin e Shtabit Eyal Zamir , Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë Amir Baram, Shefin e Inteligjencës Ushtarake Shlomi Binder, Shefin e Drejtorisë së Operacioneve Itzik Cohen dhe Shefin e Komandës së Frontit të Brendshëm Shay Klaper.

Dy ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump gjatë një konference për shtyp tha se fushata ushtarake kundër Republikës Islamike "pothuajse ka mbaruar".

Ora 13:15
Irani: S'do të lejojmë që anijet cisternë amerikane të naftës të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit

Teherani ka përsëritur se nuk do të lejojë që anijet cisternë të naftës në pronësi të SHBA-së të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

"Ne nuk do të lejojmë as edhe një pikë nafte të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit për të mirën e Amerikës dhe aleatëve të saj", tha Khatam al-Anbia, zëdhënës i Komandës së Përbashkët të Ushtrisë Iraniane-IRC. 

Ora 13:11
BE-ja vendos sanksione ndaj 19-të zyrtarëve iranianë

Sot, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së vendosën sanksione të reja kundër 19 zyrtarëve të regjimit dhe subjekteve përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

"Ndërsa lufta në Iran vazhdon, BE-ja do të mbrojë interesat e saj dhe do të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për represionin e brendshëm. Ky është një mesazh për Teheranin: E ardhmja e Iranit nuk mund të ndërtohet mbi represionin", shkroi në X nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Ora 13:06
Moska parashikon krizë energjetike në BE. Dmitriev: Ursula von der Leyen do të bjerë

Moska paralajmëron një krizë të fortë energjetike në Bashkimin Europian duke e lidhur atë drejtpërdrejt me luftën në Gjirin Persik dhe me politikat energjetike të Brukselit.

Kirill Dmitriev, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin dhe negociator në bisedimet trepalëshe me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, tha se Europa mund të përballet me pasoja serioze. Sipas tij, situata vjen nga “gabime strategjike” të bëra më herët në sektorin e energjisë.

Dmitriev deklaroi se presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka këmbëngulur në këto politika pavarësisht paralajmërimeve dhe se kjo mund të thellojë problemet energjetike në kontinent.

Sipas tij, një krizë e tillë mund të çojë edhe në ndryshim të drejtimit politik në Bashkimin Europian dhe të rrezikojë pozicionin e von der Leyen në krye të Komisionit.

Ora 12:09
‘Tani do të jemi më të fuqishëm dhe më luftarakë se kurrë’, 420 krerë fisesh i betohen për besnikëri Mojtaba Khameneit

420 krerë fisesh, pleq dhe sheikë të klaneve të provincës Sistan and Baluchestan i janë betuar  për besnikëri Seyyed Mojtaba Khamenei, liderit të tretë të Revolucionit Islamik, thuhet në një deklaratë të cituar nga mediat iraniane.

“Në mesnatën e mistershme të ditës së nëntëmbëdhjetë të muajit të shenjtë të Ramazanit, pasardhësi i drejtë, drita e syve të kombit, ajatollahu imam Seyyed Mojtaba Khamenei, pas martirizimit të liderit të dytë të urtë të Revolucionit Islamik, imamit Ali Khamenei, mori flamurin e nderit dhe të besimit për të ruajtur rrugën e tij. Pa dyshim kjo zgjedhje është një shfaqje e largpamësisë së vazhdueshme dhe e besnikërisë së kombit ndaj rrugës së së vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në tekstin e nënshkruar nga liderët fetarë.

“Ne, krerët fisnorë dhe pleqtë e Sistanit dhe Baluchistanit, ndërsa përgëzojmë këtë zgjedhje të denjë për kombin e madh iranian dhe për dashamirësit e lirisë në mbarë botën, me besim të sinqertë dhe bindje të fortë i ofrojmë besnikërinë tonë të sinqertë Udhëheqësit Suprem dhe, si në epokën e udhëheqjes së Imamit të martirizuar, jemi të bindur dhe të gatshëm të zbatojmë urdhrat dhe direktivat e anëtarit të zgjedhur të Asamblesë së Ekspetëve, ajatollahut imam Seyyed Mojtaba Khamenei, si Udhëheqës Suprem”, thuhet më tej.

Tani, “do të jemi më të fuqishëm, më të vendosur dhe më luftarakë se kurrë për të ruajtur arritjet e Revolucionit Islamik nën udhëheqjen e liderit dhe komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, sigurojnë ata.

Ora 11:43
Djali i presidentit iranian konfirmon lajmet: Mojtaba Khamenei është i plagosur, por i sigurt

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “shëndoshë e mirë” pavarësisht plagëve. Kështu deklaroi djali i presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, në llogarinë e tij në Telegram.

“Kam dëgjuar se Mojtaba Khamenei është plagosur. Pyeta disa miq që kanë kontakte. Më thanë se, falë Zotit, ai është shëndoshë e mirë”, shkroi Yousef Pezeshkian, i cili është gjithashtu këshilltar i qeverisë.

 

Ora 11:11
Papa Leone XIV bën thirrje për paqe në Iran dhe në Lindjen e Mesme: Fëmijët janë viktima të pafajshme

1771403134_papaleonii14.JPG

Foto: Papa Leone XIV

Papa Leone XIV bëri sot sërish thirrje për ndaljen e luftës në Lindjen e Mesme.

"Ne vazhdojmë të lutemi për paqen në Iran dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, veçanërisht për shumë viktima civile, përfshirë shumë fëmijë të pafajshëm", tha Papa.

Më tej Ati i Shenjtë theksoi se "Jam pranë të gjithë popullit libanez në këtë moment sprove të rëndë."

“Fshatrat e krishtera të Libanit jugor, po përjetojnë përsëri tragjedinë e luftës në këto ditë”, shtoi ai.

Ora 10:36
VIDEO/ Panik dhe frikë në Katar, alarmi i raketave të Iranit dëgjohet në emisionin e Champions League

 

KATAR - Mbrëmjen e djeshme Champions League zhvilloi katër përballjet e para për fazën e 1/8-ave. Të shumtë janë tifozët e futbollit edhe në Lindjen e Mesme, rajonin që është përfshirë prej ditësh në një luftë me raketa dhe bombardime.

Në kohën që prezantuesit dhe të ftuarit në studiot e BeIn Sport në Katar po analizonin ndeshjet, mesazhe të shumta alarmi mbërritën në telefonat e tyre. Me siguri sistemet anti-raketore kishin kapur sulme të Iranit ndaj shtetasit në këtë vend lajmërohen në kohë rekord për t'u strehuar në vende të sigurta.

Paçka mesazhit të alarmit, duket se prezantuesi dhe të ftuarit ruajtën qetësinë dhe vijuan emisionin në kushte jo të zakonshme.

Ora 10:20
Irani paralajmëron: Do të godasim bankat dhe qendrat ekonomike të SHBA-së dhe Izraelit

Në ditën e dymbëdhjetë të luftës Irani ka paralajmëruar SHBA-në dhe Izraelin se do të godasin bankat dhe qendrat ekonomike të tyre.

"Mbrëmë, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan një bankë në Iran. Si rezultat i veprimeve jokonvencionale dhe të paligjshme në luftë, armiku na ka dhënë liri të plotë për të goditur qendrat ekonomike dhe bankat që i përkasin regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara në rajon", tha në një deklaratë Shtabi Qendror i Khatamolanbia-s, komanda e bashkuar luftarake e Forcave të Armatosura Iraniane.

"Amerikanët duhet të presin kundërmasat tona të dhimbshme", paralajmëroi komanda, duke shtuar se ‘Popullsia e rajonit nuk duhet të qëndrojë brenda një rrezeje prej një kilometri nga bankat’.

Ora 09:10
Shpërthimi i dy dronëve pranë aeroportit të Dubait, 4 të plagosur (VIDEO)

 

Katër persona mbetën të plagosur pasi dy dronë ranë në afërsi të aeroportit të Dubait.

Një shtetas indian pësoi lëndime të rënda, ndërsa dy shtetas ganezë dhe një shtetas person nga Bangladeshi pësuan lëndime të lehta, tha Zyra e Medias e Qeverisë së Dubait në një postim në X.

“Trafiku ajror po funksionon normalisht”, shtuan ata.

Shkalla e dëmeve në aeroport nuk është ende e qartë.

Ora 09:07
Sulmohet anija e tretë e mallrave në Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)

 

Një anije e tretë mallrash është goditur nga një "predhë e panjohur", raportoi Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Në orën 02:05 GMT u raportua se anija ishte goditur 93 km (50 milje detare) në veriperëndim të Dubait, me ekuipazhin që raportoi se ishte "i sigurt dhe mirë" dhe pa ndikim në mjedis.

UKTMO raportoi më parë të mërkurën se një anije është goditur në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një anije tjetër po evakuohej pas një sulmi në veri të Omanit.

Ora 08:27
Media: Irani synon bazat amerikane! Ky është operacioni më i madh që nga fillimi i luftës

Foto e një rakete iraniane

Irani ka nisur sulme me raketa kundër bazave amerikane në Al Udeid në Katar, Kampin Arifjan në Kuvajt dhe Harir në Irak, sipas një deklarate nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike në X,

Sipas kësaj deklarate të cituar nga BBC ky operacion synonte gjithashtu Flotën e Pestë Detare të SHBA-së në rajon.

Në postim ata theksojnë se ky është operacioni më shkatërrues dhe më i rëndë që nga fillimi i luftës.

Ora 07:58
VIDEOLAJM/ Lufta në Lindjen e Mesme, trafiku detar përgjatë Ngushticës së Hormuzit në kaos

 

Një video e kapur nga satelitët tregon fluksin intensiv të cisternave të naftës dhe anijeve të mallrave midis të hënës, 9 mars dhe të martës, 10 mars, duke nxjerrë në pah vonesat dhe devijimet përgjatë një prej rrugëve më të rëndësishme të energjisë në botë.

Të martën, shefi i sigurisë iraniane, Ali Larijani, parlajmëroi : Ngushtica do të jetë një portë drejt paqes dhe prosperitetit për të gjithë, ose do të bëhet një ngushticë disfate dhe vuajtjesh për ushtarët".

Përafërsisht 20% e naftës botërore, ekuivalente me 21 milionë fuçi në ditë, kalon nëpër Hormuz: çdo paqëndrueshmëri në zonë ka pasoja të menjëhershme në tregjet globale. Imazhet u siguruan nga MarineTraffic, një kompani e specializuar në monitorimin dhe analizimin e lëvizjeve detare.

Kompania raportoi ndërhyrje në sistemet e navigimit satelitor në brigjet e Ras Al-Khaimah: një anomali që i bënte anijet të dukeshin sikur po shkonin drejt Ngushticës, edhe pse ato në të vërtetë po ndiqnin rrugë të ndryshme.

Ora 07:50
Anije e mallrave goditet me predhë në Ngushticën e Hormuzit, nuk ka viktima

Një anije mallrash u godit nga një predhë në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar zjarr dhe duke detyruar ekuipazhin të evakuohej, tha Agjencia e Operacioneve Detare Tregtare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

"Një anije mallrash është raportuar se është goditur nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar zjarr në bord.

Anija e mallrave, e cila ishte 11 milje detare në veri të Omanit, "ka kërkuar ndihmë dhe ekuipazhi është në proces të evakuimit të anijes", tha UKMTO.

Ora 07:36
Mediat: Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit ka mbetur i plagosur në këmbë gjatë sulmeve izraelite, u qëllua në ditën e parë të luftës

1773077874_serayuioo.jpg

Foto: Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka mbetur i plagosur në këmbë, gjatë një sulmi izraelit. Sipas New York Times raportoi lajmin, Mojtaba Khamenei ndodhet në një vend të sigurt.

Burime iraniane të cituara nga Times deklaruan se çdo komunikim me botën e jashtme mund të zbulojë vendndodhjen e Khameneit, duke e vënë atë në rrezik.

Sipas dy burimeve ushtarake izraelite, raportohet se Khamenei u plagos në këmbë në ditën e parë të luftës, më 28 shkurt, përpara se të zgjidhej Udhëheqës Suprem i Republikës Islamike.