Lufta/ Medvedev: Do të përdorim armë bërthamore nëse Kievi sulmon rajonet ruse! Von der Leyen: Sanksionet e reja për Rusinë deri më 24 shkurt

Lufta/ Medvedev: Do të përdorim armë bërthamore nëse Kievi sulmon rajonet ruse! Von der Leyen: Sanksionet e reja për Rusinë deri më 24 shkurt

Foto nga lufta në Ukrainë

Një paketë e re sanksionesh do të nisë më 24 shkurt si “dhurata” që BE do t’i japë Moskës për përvjetorin e pushtimit të Ukrainës. Kjo do të ndikojë në zinxhirin e furnizimit të armëve dhe municioneve. Kështu u shpreh presidentja e KE, Ursula von der Leyen, e cila ishte në Kiev për samitin BE-Ukrainë.

Pas takimit me Presidentin Volodymyr Zelesky, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel njoftuan një paketë të re të mbështetjes financiare prej 25 milionë euro për të mbështetur  çminimin e zonave të çliruara.  Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky që kërkon të përspjetohen procedurat e anëtarësimit në BE thotë se integrimi ukrainas është i pakthyeshëm.

Nga ana tjetër, falë marrëveshjes Francë-Itali, sistemi i mrojtjes ajrore “Samp/T” do të mbërrijë në Ukrainë në pranverë. Ndërkohë Moska kërcënon se do të përdorë armë bërthamore në rast se Kievi sulmon rajonet e aneksuara nga Rusia. Kështu tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev në një intervistë për agjencinë e lajmeve 'Tass'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
Kanadaja nis tankun e parë ‘Leopard 2’ për në Ukrainë

Sot, një avion i Forcave Ajrore Mbretërore Kanadeze u nis nga Halifax duke mbajtur tankun e parë Leopard 2 që Kanadaja po dërgon në Ukrainë.

“Kanadaja qëndron me popullin e Ukrainës dhe ne do të vazhdojmë t'u ofrojmë Forcave të Armatosura të Ukrainës pajisjet që u nevojiten për të fituar", tha ministrja kanadeze e mbrojtjes Anita Anand.

Ajo shpërndau imazhe dhe një video të dërgesës së tankut.

“Tanket janë në rrugën e tyre për të ndihmuar Ukrainën. Mbështetja e Kanadasë është e palëkundur”, shkroi ajo në një postim tjetër në Tëitter.

Ora 22:18
Zelensky: Situatë e vështirë në Bakhmut, Vulhedar dhe Lyman

1675545535_dggj.JPG

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të përditshëm të raportuar nga Ukrinform.

"Gjatë 346 ditëve të luftës, shpesh më është dashur të them se situata në front ka qenë e vështirë. Dhe se situata po bëhet më e ashpër. Tani është koha përsëri. Një kohë kur okupatori merr gjithnjë e më shumë forca për të na rrëzuar mbrojtjet. Tani është shumë e vështirë në Bakhmut, në Vuledar, në Lyman. Por tani, si çdo ditë e këtyre 346, qëndrueshmëria e ushtarëve tanë vendos gjithçka”.- tha ajo.

Ora 19:58
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

1675537157_fhk.JPG

Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën nëpër shtëpitë e tyre, në kuadër të një këmbimi të të burgosurve të luftës.

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, ka thënë në një postim në Telegram se 116 ukrainas janë liruar.

Ai ka thënë se në mesin e të burgosurve të luftës ka ushtarë nga Mariupoli, rajoni i Hersonit dhe Bahmuti. Zyrtarë rusë të mbrojtjes kanë thënë se 63 ushtarë rusë janë kthyer nga Ukraina, pas ndërmjetësimit që kanë bërë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën nga Ministria ruse e Mbrojtjes, nuk janë dhënë hollësi shtesë për ata që janë konsideruar si “kategori speciale” e të burgosurve të luftës.

Njoftimi për këtë këmbim është bërë teksa zyrtarët rajonalë të Ukrainës kanë raportuar se një natë më parë ka pasur bombardime ruse nga rajonin Sumoj dhe afër qytezës Mahanets, në afërsi të centralit bërthamor të Zaporizhjas.

Ora 19:18
BE kufizon çmimin për produktet ruse të naftës

 

Vendet e BE-së, sipas presidencës suedeze të BE, kanë rënë në ujdi për të vendosur çmimin tavan për produktet ruse të naftës. Me këtë kufizim të çmimit maksimal BE kërkon të ulë të ardhurat financiare të Rusisë për luftën në Ukrainë. Sipas diplomatëve të BE vendoset një çmim tavan me 100 dollarë për fuçi për produkte derivate si dizeli dhe 45 dollarë për fuçi për produkte si vaji për produkte më të lira si vaji për ngrohje. Ky vendim pason një propozim të Komisionit Europian, sipas të cilit çmimet tavan do të hyjnë në fuqi nga e diela. Polonia dhe shtetet baltike, Letonia, Lituanua dhe Estonia kishin kërkuar, sipas diplomatëve çmime edhe më të ulta, gjë që i shtyu me disa ditë negociatat. Edhe G-7 dhe Australia kanë rënë dakord po ashtu për një kufizim të çmimit të produkteve ruse të naftës. Në fillim të dhjetorit BE, G7 dhe Australia kishin vendosur një çmim tavan për naftën e papërpunuar ruse me 60 dollarë. Shoqërive perëndimore të anijeve dhe sigurimeve iu lejohet transporti dhe sigurimi i produkteve ruse të naftës vetëm nëse në blerje janë zbatuar rregullat e vendosura për çmimin tavan. Ministrja amerikane e Financave, Janet Yellen deklaroi, se ka shenja se çmimet tavan zvogëlojnë të ardhurat ruse nga nafta e papërpunuar. Sipas një vlerësimi të bërë të ditur, nga presidentja e KE, Ursula von der Leyen të enjten nga çmimi tavan aktual Moska humb 160 milionë euro në ditë./ DW

Ora 17:57
Paralajmëron Gjermania: Kemi në duar prova të rëndësishme për krime lufte ruse në Ukrainë! Po përgatitemi për një gjykim ndërkombëtar

1675529951_196169.jpg

Gjermania ka dalë me një pretendim se posedon prova të krimeve të luftës në Ukrainë dhe se shumë shpejt do përgatiten për një gjykim ndërkombëtar të krimeve ruse në Ukrainë.

Peter Frank i tha gazetës Welt Am Sonntag të vendit se ai pa një nevojë për një proces gjyqësor në një "nivel ndërkombëtar".

"Aktualisht, për shembull, ne jemi duke u fokusuar në vrasjet masive në Bucha ose sulmet kundër infrastrukturës civile ukrainase," tha zoti Frank për gazetën.  Deri më tani, prokurorët kanë prova në "rangun treshifror", shtoi ai, pa dhënë detaje.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë akuzuar forcat ruse për kryerjen e mizorive në Bucha, një qytet satelit i Kievit, menjëherë pasi nisën pushtimin e tyre shkurtin e kaluar.  

Moska e ka mohuar akuzën. Rusia ka shënjestruar gjithashtu infrastrukturën kryesore në Ukrainë, por mohon të ketë shënjestruar qëllimisht civilët.

Gjermania filloi mbledhjen e provave në mars 2022 për të ndjekur penalisht krimet e mundshme të luftës, duke përfshirë intervistimin e refugjatëve ukrainas dhe vlerësimin e informacionit të disponueshëm publikisht, tha Frank, duke shtuar se prokurorët gjermanë nuk po hetonin ende individë të veçantë.

“Ne po përgatitemi për një çështje të mundshme gjyqësore të mëvonshme – qoftë me ne në Gjermani, qoftë me partnerët tanë të huaj, qoftë para një gjykate ndërkombëtare”, shtoi ai.

I pyetur se kush duhet të gjykohet, Frank tha se udhëheqësit e shtetit rus dhe ata që zbatojnë vendimet në nivelin më të lartë ushtarak duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ukraina po bën presion për krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht liderët ushtarakë dhe politikë rusë që ajo i konsideron përgjegjës për fillimin e luftës.

Ora 17:47
Zelensky falënderon Sunak për stërvitjen me tanke: Presim përshpejtim të ndihmës ushtarake

1675529337_6400hdkjhvsjpg1668927787.jpg

"Duke folur me (kryeministrin britanik) Rishi Sunak, e falënderova që filloi trajnimin e ekuipazheve ukrainase mbi Challengers”, tanket britanike që do t'i dhurohen Ukrainës. Ky ishte mesazhi i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të cilin e ka shkruar në Twitter.

Nga ana e tij, një zëdhënës i Downing Street shpjegoi se dy udhëheqësit kanë rënë dakord për përshpejtimit e ndihmës ndaj Ukrainës.

“Të dy udhëheqësit ranë dakord se është thelbësore që partnerët ndërkombëtarë të përshpejtojnë ndihmën për Ukrainën për ta ndihmuar atë të shfrytëzojë mundësinë për të shtyrë forcat ruse".

Ora 16:39
Pas samitit, Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Rishi Sunak

1675277523_f.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak. Zelenskiy tha se kishte falënderuar Sunak për trajnimin e trupave ukrainase për përdorimin e tankeve britanike.

“Duke folur me kryeministrin britanik Rishi Sunak, e falënderova që filloi trajnimin e ekuipazheve ukrainase me Challengers, tanket britanike që do t'i dhurohen Ukrainës”, ka shkruar në Twitter Zelensky.

Nga ana e tij, një zëdhënës i Downing Street shpjegoi: "Të dy udhëheqësit ranë dakord se është thelbësore që partnerët ndërkombëtarë të përshpejtojnë ndihmën për Ukrainën për ta ndihmuar atë të shfrytëzojë mundësinë për të shtyrë forcat ruse".

Ora 15:43
Aksident në një nënstacion elektrik në Odessa, mbyllet në mënyrë urgjente

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Odessa pasi një nënstacion elektrik është goditur së fundmi nga sulmet ruse. Kjo ka çuar në mbyllje emergjente të nënstacionit në Odessa.

"Situata është komplekse, shkalla e aksidentit është e rëndë, është e pamundur të rivendoset energjia shpejt”, tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

Infrastruktura energjitike e Ukrainës vazhdon të mbetet problematike.

Kujtojmë që edhe gjatë takimit të zyrtarëve evropian me ata ukrainas gjatë samitit të BE ka pasur përplasje të fuqishme të trupave rus me ushtrinë ukainase duke rrezikuar edhe Ursula von der Leyen, që iu desh të strehohej në mënyrë urgjente në strehimore. 

Ora 14:42
Lufta në Ukrainë, presidentja e KE: Deri më 24 shkurt kemi gati paketën e 10 të sanksioneve ndaj Rusisë! Putini të paguajë për luftën e tij mizore

1669287115_von.PNG

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka deklaruar se sanksionet e reja kundër Moskës do jenë gati më 24 shkurt.

“Kufiri i çmimit për produktet e naftës ruse është rënë dakord me partnerët tanë. Deri më 24 shkurt, saktësisht një vit pas pushtimit të Ukrainës, ne synojmë të zbatojmë paketën e dhjetë të sanksioneve". Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke shtuar “Ne po e bëjmë Putinin të paguajë për luftën e tij mizore. Rusia po paguan një çmim të rëndë, sanksionet tona po gërryejnë ekonominë e saj, duke e kthyer atë prapa”.

Ora 14:31
Portugalia mbështet Ukrainën,  do të dërgojë tanke Leopard 2 në Kiev

Portugalia do mbështesë Ukrainën duke dërguar tanke të prodhimit gjerman.

“Portugalia do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë”,  tha sot kryeministri António Costa , duke shpjeguar se ai është në bisedime me Gjermaninë për të marrë pjesët e nevojshme për të riparuar tanket që aktualisht janë jashtë përdorimit në forcat e armatosura portugeze.

Kryeministri nuk specifikoi se sa do të dërgohen.

 “Aktualisht po punojmë që të mund të japim disa nga tanket tona”, tha Costa gjatë një udhëtimi në Republikën e Afrikës Qendrore. Admirali António Silva Ribeiro, kreu i forcave të armatosura portugeze, tha muajin e kaluar se Portugalia kishte 37 tanke Leopard 2, por është raportuar gjerësisht në mediat lokale se shumica janë të papërdorshme

Ora 12:45
Raketë në ambulancë në Bakhmut, rusët vrasin mjekun amerikan

Një mjek amerikan është vrarë në Ukrainë, pas bombardimeve ruse në Bakhmut. Automjeti i Pete Reed thuhet se u godit nga një raketë ndërkohë që ai po ndihmonte njerëzit të evakuoheshin.

Reed, i cili kishte themeluar Global Response Medicine, sapo kishte arritur në Ukrainën me synimin e qartë për të ndihmuar popullin ukrainas, në mënyrë vullnetare , por nuk mundi ta çoj misionin e tij deri në fund. Ai ishte edhe menaxher në organizatën “Global Outreach Doctors”, e cila ndihmon mjekët ukrainas. Theksojmë se së paku pesë shtetas turq deri më tani janë vrarë në luftën mes ukrainasve dhe rusëve, sipas mediave të huaja.

"Ai po evakuonte civilët dhe po trajtonte të plagosurit kur ambulanca e tij ra nën zjarrin rus në Bakhmut. Ai vdiq duke bërë atë që i dha jetë dhe atë që donte, dhe duke shpëtuar një anëtar të ekipit të tij me trupin e tij," tha gruaja e Pete Reed.

Lajmin për vdekjen e dha dje Global Response Medicine, organizata që ai kishte themeluar, por ende nuk kishte detaje. Reed kishte udhëhequr ekipet mjekësore në Mosul, Irak, duke trajtuar mbi 10,000 pacientë.

Ora 12:31
BE i dhuron  10 milionë euro Ukrainës në ndihmë të fëmijëve jetime

1674889205_Screenshot5.jpg

Komisioni Evropian po mobilizon 10 milionë euro për të ndihmuar fëmijët që kanë mbetur jetimë nga lufta në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur Gert Jan Koopman , drejtor i përgjithshëm i politikave të fqinjësisë së ekzekutivit të BE-së, pas angazhimit të shpallur të enjten e kaluar nga Ursula von der Leyen në takimin e saj me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

 “Si pjesë e kësaj pakete, ne do të përdorim mjetin tonë të binjakëzimit: nëpunësit civilë nga shtetet anëtare do të punojnë me autoritetet ukrainase për të hartuar një strategji moderne të kujdesit për fëmijët që kanë mbetur jetimë nga lufta” ka thënë Ursula von der Leyen

Ora 11:34
Kiev, shkëmbim të burgosurish, lirohen 116 ushtarë ukrainas

1675440985_d.JPG

Falë shkëmbimit të të burgosurve, 116 ushtarë ukrainas janë liruar nga forcat e armatosura ruse: kjo u njoftua nga shefi i shtabit të Presidentit Zelensky, Anriy Yermak. AI bëri një lajmërim zyrtar duke vlerësuar rezistencën e të burgosuve ukrainas.

“Ata janë mbrojtës të Mariupolit, partizanë të Khersonit, qitës të Bakhmutit dhe heronj të tjerë. 87 janë ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, dy prej tyre oficerë, tetë ushtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale, shtatë të Gardës Kombëtare, gjashtë nga Policia Kombëtare, pesë nga Roja Kufitare, dy nga Marina dhe një përfaqësues nga Shërbimi Shtetëror i Urgjencës”, tha ai.

 U kthyen gjithashtu trupat e vullnetarëve të huaj që vdiqën në terren, Christopher Matthew Perry dhe Andrew Tobias Mattheë, si dhe trupi i ushtarit vullnetar ukrainas, i cili u kthye për të mbrojtur vendin e tij pasi shërbeu në Legjionin e Huaj Francez Yevhen Kulyk.

Ora 10:50
Medvedev: Nëse ka tentativa për sulme ndaj Rusisë apo aleatëve të saj, do të përdoren armë bërthamore

1675504380_ILHK4XH5DNPE7HE7M6YOQFOK6E.jpg

Përgjigja e Moskës ndaj sulmeve të Kievit në Krime ose çdo rajon tjetër që Rusia pretendon ta ketë aneksuar, përgjigja do të jetë me armë bërthamore.

“Do të përdoren armë bërthamore ose armë të tjera të shkatërrimit në masë nëse ka informacion të verifikuar për lëshimin e raketave balistike për të sulmuar Rusinë ose aleatët e saj”. Kështu deklaroi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev në një intervistë të filmuar nga Tass.

Ora 10:20
Fondet e sekuestruara nga oligarku rus do i dhurohen Ukrainës, 5.4 milion dollarë për rindërtimin

SHBA ka konfiskuar fondet ruse dhe këtë shumë do ia dhurojë Ukrainës në formë mbështetjeje. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland njoftoi transferimin e parë të fondeve ruse të konfiskuara për të ndihmuar Ukrainën.

"Unë njoftoj sot se kam autorizuar transferimin e parë të bërë ndonjëherë të fondeve të sekuestruara ruse drejt Ukrainës," tha Garland, duke vënë në dukje se pasuritë e sekuestruara janë rezultat i aktakuzës së oligarkut Konstantin Malofeyev në prill.

Paratë do t'i shkojnë Departamentit të Shtetit për të mbështetur popullin ukrainas. Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin , në Uashington falënderoj SHBA për këtë ndihmë që përkatëisht është rreth 5.4 milionë dollarëve, shumë e cila do shërbejë për rindërtimin e Ukrainës.

Ora 09:47
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës: Goditen bazat e përkohshme ruse

1675500534_uu.JPG

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se kishte goditur bazat e përkohshme të trupave ruse të paktën tetë herë dhe gjithashtu kishte shënjestruar një pikë kontrolli. 

Forcat ukrainase rrëzuan katër dronë të tipit Orlan-10 dhe goditën sistemin rus të flakëhedhësve të rëndë TOS-1, thuhet në një deklaratë. 

Shtabi i Përgjithshëm gjithashtu raportoi se ushtria ruse ka lëshuar tre raketa, ka kryer 20 sulme ajrore dhe më shumë se 90 sulme të shumta raketash kundër Ukrainës, duke synuar infrastrukturën civile në rajonet Kharkiv dhe Mykolaiv.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Do Mo ?: 04/02/2023 22:21

    Të qift Kina fisin e ça ke ti mor qeni zgjebosur.

    Përgjigju
    • dashi havasa: 04/02/2023 23:06

      me i qete mor frocio me i qete

  • A do mo: 04/02/2023 22:21

    O motër qir të qift Amerika motrën e non që i dashke kaq shum.

    Përgjigju
  • Kaleshi Mersepe Çafajt Besniku: 04/02/2023 22:19

    Evropa po ja bën vetes gropën e Amerika atë do po kta Evropjanët paskan qen debila që i shkojn Amerikës nga mbrapa. Refugjatët e Ukrainës i mer Evropa jo Amerika. Pse si mer Amerika apo Amerika është vetëm për të vjedhur.

    Përgjigju
  • Brut..: 04/02/2023 18:22

    Kane 10 muaj qe thone rusia do bjere sot rusia do bjere neser e ku po vete fmn e organizata te thera boterore vlersojne qe ekonomia ruse jo qe ska rene po ka dhe nje rritje te lehtr...problemi eshte qe europianet e thjeshte jane ata qe po paguajne cmimin me te madh...kjo lufte i ben nder vetem atyre qe e duan dhe e zgjazin luften akoma me shume...

    Përgjigju
    • E drejte: 04/02/2023 19:45

      Ke shume te drejte , por nje gje nuk arrij te kuptoj perse Europa i ben vetes sanksione ? Nafta Ruse do te shitet ne Kine dhe Indi dhe pastaj do ta blejne Europianet me cmim me te larte dhe e gjitha kjo per cfare , per te mbushur xhepat e Amerikes ? Dhe sa kohe do te duroje ekonomia pa shkuar ne kolaps o politikane te mbaruar , nuk do te ishte me e thjeshte dhe me mire te gjendej nje zgjidhje paqesore me Rusin ? Do shkoje per lesh kjo bote me keta drejtues te pa afte qe ka

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb