Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Vlorë u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, për të cilën tha se nuk do të realizohej pa vullnetin e Partisë Socialiste.
Teksa komentoi akuzat e ngritura nga opozita, Rama shtoi se PS nuk e mori votën për ta kthyer mbrapsht Reformën në Drejtësi, por për ta çuar deri në fund.
Më tej kryeministri theksoi se ‘shpata e drejtësisë’ ndodhej në zyrën e tij që nga viti 1912 dhe se ai vendosi që t’ia dorëzojë një pushteti tjetër (pra pushtetit gjyqësor).
“Ne nuk e tradhtojmë dhe nuk e kemi tradhtuar votën. S’e kemi marrë votën për të kthyer mbrapsht Reformën në Drejtësi. Reformën në Drejtësi do e çojmë deri në fund. Nuk e kemi marrë atë votë për të tradhtuar votën. Pa vullnetin tonë nuk pavarësohej drejtësia, do të rrinte ashtu siç e kemi gjetur ne. Shpata e drejtësisë ishte në zyrën time që në 1912 dhe ne ia dorëzuam një pushteti tjetër, dhe nuk kemi ndërmend ta marrim mbrapsht”, tha ndër të tjera Rama.
Lajmi kryesor:
Rama porosi operatorëve turistikë në Vlorë: Kujdes me çmimet, do i bëni gropën vetes! Projekti i Sazanit, kryeministri: Ka ndryshuar, jemi në negociata











