Lufta/ Shpërthime në një gjykatë në Kiev, vdes autori, plagosen 2 oficerë! Zelensky akuzon Rusinë: Po përgatit sulm në centralin bërthamor të Zaporizhia

Lufta/ Shpërthime në një gjykatë në Kiev, vdes autori, plagosen 2 oficerë! Zelensky akuzon Rusinë: Po përgatit sulm në centralin bërthamor të Zaporizhia

Termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia

UKRAINË- Dy shpërthime kanë ndodhur në një gjykatë në Gjykatën e Qarkut Shevchenkiv të Kievit. Autori që ka vendosur bombën ka vdekur, ndërsa dy oficerë policie kanë mbetur të plagosur. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se autori i sulmit ka qenë Ihor Humeniuk, i cili u arrestua në vitin 2015 për një sulm pranë parlamentit të Ukrainës.

Dy policët janë dërguar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

"Jetët e tyre u shpëtuan nga mburojat e tyre," tha ministri Klymenko.

Se si Humeniuk i mori eksplozivët është e paqartë, por zyrtarët thanë se incidenti tani do të jetë objekt i një hetimi penal.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar sot Rusinë se ka vendosur eksploziv në çatinë e disa njësive të centralit bërthamor të Zaporizhia. Ai thotë se qëllimi mund të ishte më pas fajësimi i Ukrainës për sulm në central.

‘Ne kemi informacion nga inteligjenca jonë se ushtria ruse ka vendosur objekte të ngjashme me eksploziv në çatinë e disa njësive të energjisë të NPP-së Zaporizhzhia. Ndoshta për të simuluar një sulm.'- shkruan presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkruar në Tëitter.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar kombit ukrainas, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se liderët ndërkombëtarë duhet t'i tregojnë Moskës se janë të gatshëm t'i përgjigjen sulmit të mundshëm të Rusisë në termocentralin bërthamor Zaporizhia.

“Tani e gjithë bota duhet të kuptojë se siguria e përbashkët varet tërësisht nga vëmendja globale ndaj veprimeve të punëtorëve të uzinës”, tha Zelensky.

Dje, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se Rusia mund të përgatisë një provokim në uzinën e okupuar Zaporizhia "në të ardhmen e afërt".

Tensioni u rrit edhe më tej nga pamjet e marra nga sateliti që tregojnë objekte të paidentifikuara të vendosura në reaktorët 3 dhe 4. Pra sipas palës ukrainase, rusët po përpiqen të akuzojnë Ukrainën për një sulm të mundshëm në centralin e Zaporizhias

 "Ata po përgatiten për një provokim", shpjegon një shënim zyrtar nga Forcat e Armatosura të Kievit. "Shpërthimi nuk duhet dëmtojë reaktorët, por mund të shërbejë për të simuluar një bombardim nga pala ukrainase".

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se nuk mund të konfirmojë artikullin e Financial Times se lideri kinez Xi Jinping e paralajmëroi personalisht presidentin rus Vladimir Putin kundër sulmit bërthamor rus në Ukrainë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Financial Times: Xi Jinping paralajmëroi Putin që të mos ketë sulme bërthamore në Ukrainë

1688590009_xxx.JPG

Artikulli Financial Times shkruan se lideri kinez Xi Jinping e paralajmëroi personalisht presidentin rus Vladimir Putin që të mos përdorë sulme bërthamore për luftën në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve perëndimorë të intervistuar nga FT, Pekini ka shqetësime për luftën e Rusisë edhe pse ofron mbështetje të heshtur për Moskën.

Por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se nuk  mund ta konfirmojë asgjë që shkruhet në artikullin e Financial Times.

Ora 21:14
Shpërthimi në një gjykatë në Kiev, vdes autori

Autori i shpërthimit në gjykatën e qarkut Shevchenkiv të Kievit vdiq në vend. Sipas informacioneve paraprake, ai hodhi veten në erë" Ministri i Brendshëm ukrainas Igor Klymenko shkruan në Telegram se gjatë sulmit në ndërtesë, dy oficerë të Kord (forca speciale të policisë) u plagosën”.

Ora 19:22
Ukrainë, shkatërrohet depoja me municione ruse, shpërthimi i fuqishëm kapet me dron (VIDEO)

Një video e publikuar nga Rbc – Ukrainë tregon shpëthimin e fuqishëm që ka shkatërruar një depozitë të madhe municionesh MLRS (sistem artilerie jashtëzakonisht e saktë e lëshimit të raketave të shumta )  në Makiivka, në Donetsk, ku mbrëmjen e djeshme kryebashkiaku filorus Alexey Kuzmin kishte sinjalizuar një zhurmë.

"Rusët kishin vendosur një depo të madhe municionesh MLRS në oborrin e një zone banimi të papërfunduar në Makiivka. Dje depoja u hodh në erë. Videot 'para' dhe 'pas' shpërthimit u morën nga nga një dron", shkruan Rbc- Ukraine. 

Thuhet se ndërtesat ishin braktisur dhe shpërthimi është vijimësi e kundërofensivës së Ukrainës ndaj Rusi.

 

Ora 19:09
Dy shpërthime në një gjykatë në Kiev, ka të plagosur

Dy shpërthime kanë ndodhur në Gjykatën e Qarkut Shevchenkiv të Kievit. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet ukrainase. Nga shpërthimet dyshohet se ka të plagosur.

“Sipas informacioneve paraprake, një bombë është shpërthyer nga një burrë. Ai ka shkuar në Gjykatë nga një autokolonë ushtarake dhe "për arsye të panjohura shpërtheu një bombë, me sa duket në një banjë", njofton ministria e Brendshme.

Dyshohet se bomba është shpërthyer nga Ihor Humenyuk, i akuzuar për një sulm terrorist që ndodhi pranë Verkhovna Rada më 31 gusht 2015.

Ora 15:21
Italia dhe Polonia kërkojnë garanci të forta sigurie për Ukrainën

Polonia dhe Italia besojnë se Ukraina duhet të pranojë garanci të vërteta të sigurisë. Kështu deklaruan më 5 korrik kryeministrat e këtyre shteteve disa ditë para samitit të NATO-s, takim në të cilin Kievi shpreson që do të marrë sinjal të fortë se një ditë do t’i bashkohet aleancës.

Ukraina po kërkon që NATO-ja gjatë samitit më 11 dhe 12 korrik në Vilnus, të deklarojë që Kievi mund t’i bashkohet aleancës pas përfundimit të luftës me Rusinë dhe t’i japë një udhërrëfyes për anëtarësim.

Por, disa anëtarë të NATO-s, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë qenë më të kujdesshme dhe kanë paralajmëruar kundër çdo lëvizjeje që ato druajnë se mund ta çojnë aleancën më afër ndaj një lufte aktive me Rusinë.

Moska që një kohë të gjatë thotë se zgjerimin e NATO-s është dëshmi për armiqësitë e Perëndimit.

“Ne pajtohemi plotësisht me Poloninë se nevojiten garanci të vërteta të sigurisë për Ukrainën, por po ashtu ofrimi i tyre është po ashtu kusht kyç për arritjen në të ardhmen të një paqeje të drejtë dhe afatgjatë”, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni gjatë vizitës në Varshavë.

Meloni përsëriti se Italia do të vazhdojë “t’i ofrojë mbështetje” Ukrainës “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke shtuar se “kjo vlen edhe për samitin që do të mbahet në Vilnius”.

Kryeministrja italiane është një mbështetëse e fuqishme e Kievit pavarësisht se në koalicionin e saj qeverisës ka subjekte që në të kaluarën kanë qenë të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.Ndërkaq, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se të dyja shtetet kanë qëndrime të njëjta sa i përket Ukrainës, e cila po përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga shkurti i vitit të kaluar./REL

Ora 09:39
Lufta/ Kievi: Rrezik për epidemi të kolerës në Kherson

1688542823_4LIG544068AA10112022936019jpg.jpg

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainasë ka paralajmëruar për një përhapje të një epidemie të kolerës në qytetet Kherson, jug të Ukrainas.  Në zonat e Skadovsk dhe Henichesk ka pasur një rritje të numrit të infeksioneve të zorrëve dhe mund të jetë vërtet kolerë, raportoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke aluduar më vonë se rusët dhe familjet e tyre marrin fshehurazi vaksinat kundër kolerës.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç