Një video e publikuar nga Rbc – Ukrainë tregon shpëthimin e fuqishëm që ka shkatërruar një depozitë të madhe municionesh MLRS (sistem artilerie jashtëzakonisht e saktë e lëshimit të raketave të shumta ) në Makiivka, në Donetsk, ku mbrëmjen e djeshme kryebashkiaku filorus Alexey Kuzmin kishte sinjalizuar një zhurmë.
"Rusët kishin vendosur një depo të madhe municionesh MLRS në oborrin e një zone banimi të papërfunduar në Makiivka. Dje depoja u hodh në erë. Videot 'para' dhe 'pas' shpërthimit u morën nga nga një dron", shkruan Rbc- Ukraine.
Thuhet se ndërtesat ishin braktisur dhe shpërthimi është vijimësi e kundërofensivës së Ukrainës ndaj Rusi.










