Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky njoftoi këtë të mërkurë se së shpejti do të ketë raketa Patriot me etiketën "prodhuar në Ukrainë".
"Për herë të parë, Ukraina po i afrohet mundësisë për të prodhuar raketa për sistemin Patriot dhe mund të bëhet shteti i tretë në histori që arrin një marrëveshje të tillë dhe gëzon këtë privilegj", tha Zelensky, duke falënderuar "presidentin e Shteteve të Bashkuara për vendimin politik, i cili do të ndihmojë në shpëtimin e jetës së mijëra njerëzve në Ukrainë".
Zelensky theksoi në krah të Ursula Von Der Leyen që vizitoi Kievin këtë të mërkurë se për herë të parë, Ukraina dhe Evropa do të ndërtojnë së bashku një mburojë kundër raketore.
Sulmet ruse ndaj një anijeje tregtare në jug të Ukrainës dhe ndaj dy anijeve të tjera në Detin e Zi, të kryera sot, shkaktuan vdekjen e tre personave. Pesë persona të tjerë ndërkohë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi ajror rus ndaj komunitetit të Sumyt.
Centrali bërthamor i Zaporizhzhias në Ukrainë ndërkohë pësoi një ndërprerje të furnizimit me energji duke detyruar zyrtarët të aktivizojnë furnizimin me naftës për të mbajtur funksionale sistemet kritike të sigurisë.
Komente











Se shpejti ti ke ikur per lesh sepse perdite po te ikin territoret
Përgjigju