Ishte Marina Mbretërore Britanike pak ditë më parë, që lëshoi alarmin se Rusia ka planifikuar të dërgojë një flotë anijesh luftëtare përgjatë bregdetit britanik.
Autoritetet norvegjeze konfirmuan sot shqetësimet e britanikëve, duke hedhur dritë mbi flotën ushtarake ruse, e cila mësohet se ndodhet në Veri të Skocisë, duke iu afruar ndjeshëm Britanisë së Madhe.
Flota ruse, që përfshin 55 mijë tonë avionë luftarakë, do të shoqërohet nga një Shkatërrues Marine.
Anija ruse Kuznetsov dhe shtatë anije të tjera shtesë do të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar për në udhëtimin e tyre drejt vendit të shkatërruar nga lufta në përgatitje për të bombarduar forcat rebele në Alepo.



(Flota ushtarake ruse në detin e Veriut)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
