Luftanija ruse i bën thirrje të dorëzohet, përgjigja epike e ushtarit ukrainas para se të vritej

13 ushtarë ukrainas në ishullin e gjarpërinjve, janë vrarë nga luftanija ruse në Detin e Zi. Ushtarët ukrainas nuk kanë pranuar të dorëzohen, ndërsa është publikuar edhe një komunikim audio mes palëve.

Luftanija ruse i kërkon ushtarëve ukrainas të lëshojnë armët, ose në të kundër do t’i sulmojnë. Por në audion e publikuar, dëgjohet që ukrainasit komunikojnë me njëri-tjetrin se si do përgjigjen.

Luftanija ruse: Dorëzoni armët, ose do t’ju sulmojmë. Më dëgjoni?

Ushtarët ukrainas: Luftanija ruse, shkoni q**uni.

Sot është dita e dytë e luftës në Ukrainë. Numri i viktimave ka shkuar në 137 ushtarë ukrainas, dhe 316 të plagosur. Ndërkohë Zelensky thotë se kanë vrarë 800 ushtarë rusë. Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kiev. Mësohet se Kievi po goditet me raketa lundrimi ose balistike, thotë këshilltari i qeverisë ukrainase.

Udhëheqësit e NATO-s do të mbajnë sot një samit virtual urgjent për të diskutuar mbi pushtimin rus të Ukrainës. Lajmi u bë me dije ditën e djeshme nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Gati për armëpushim! SHBA: Diplomacia e pamundur nën tytën e armës, Rusia të tërheqë trupat! NATO: 'Oreksi' i Putin nuk ndalet në Ukrainë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin