Luftar Paja te “Ferma e Kafshëve”:
Publiku ta njohë diktaturën në qelizë

Luftar Paja te “Ferma e Kafshëve”:<br />Publiku ta njohë diktaturën në qelizë
Aktori i njohur Luftar Paja me disa nga aktorët më të njohur të humorit është ngjitur në skenën  e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” mbrëmjen e së mërkurës me dramën “Ferma e kafshëve”.
 
Luftar Paja edhe pse po afron të tetëdhjetat, mbetet i admiruar nga publiku shqiptar.
 
Në një konferencë për mediat në prag të premierës, aktori u shpreh se pavarësisht karrierës së tij të gjatë, ngjitja më skenë me aktorët e rinj mbetet një ngjarje e veçantë.

“Unë në këtë shfaqje e ndiej veten shumë komod sepse kam të bëj me këta të rinj të cilët janë shumë ekspresiv dhe të papërtueshëm. Po t’ia kemi arritur qëllimit që me këtë shfaqje të përçojmë te spektatori atë që diktaturat janë të gjitha njëlloj, të gjithë derrat kanë një turi ia kemi arritur qëllimit, nëse nuk e përçojmë këtë në spektator atëherë duhet ta shikojmë defektin tek vetja. Diktaturat në kuptimin e gjerë nuk janë vetëm në këtë vepër që trajton politikën apo sistemet e ndryshme por diktaturën duhet ta shikojmë edhe në qelizë”, tha Paja.
 
Ferma e Kafshëve e George Orwell është një nga romanet më të njohura të shekullit të kaluar me një subjekt të njohur. Për dramën që do të do të jepet në Teatrin Eksperimetal Kujtim Spahivogli çdo javë duke filluar nga e enjtja në të dielë janë aktivizuar artistë të humorit si Ledio Lako, Marin Orhanasi, Besmir Bitraku, Amos Zaharia, Laura Nezha, Salsano Rrapi e më gjerë.  Shfaqja e parë e kësaj premiere është pritur me duartrokitje nga publiku.
 
Pasi heqin qafe pronarin e tyre njerëzor, kafshët e fermës “Menër” janë duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme. Është një tragjikomedi, kur pas revolucionit ato bëhen vetë zotër e të barabartë. Por kjo barazi nuk zgjat shumë.

Derrat marrin pushtetin dhe abuzojnë me jetën, derisa e kthejnë fermën në diktaturë. “Ferma e kafshëve” vihet në skenë në sajë të bashkëpunimit me Teatrin Eksperimental dhe drejtorin Kiço Londo.

Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Iliriana Loxha Basha, ndërsa muzika nga kompozitori Edmond Rrapi. Në këtë dramë luajnë dhe aktorët Erdit Asllanaj, Albana Perhati dhe Renada Caci.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar