Lufta/Ushtria izraelite shpall një ‘pauzë taktike’ për operacionet ushtarake në Gazën jugore

Lufta/Ushtria izraelite shpall një ‘pauzë taktike’ për operacionet ushtarake në Gazën jugore

Tel Aviv

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan "një pauzë lokale dhe taktike në aktivitetin ushtarak për qëllime humanitare nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 pasdite çdo ditë deri në njoftimin e mëtejshëm, përgjatë rrugës që të çon nga vendkalimi Kerem Shalom në rrugën Salah al-Din dhe më pas në veri".

Lajmin e ka bërë të ditur IDF në kanalin e saj në Instagram.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
OKB-ja ‘vlerëson’ pauzën e operacioneve në Gaza

OKB-ja "mirëpret" njoftimin e një pauze në operacionet ushtarake izraelite në Rripin jugor të Gazës, por bën thirrje që kjo "të çojë në masa të tjera konkrete" për të lehtësuar ndihmën humanitare, tha një zëdhënës në Gjenevë.

“Ne e mirëpresim këtë njoftim, por sigurisht që ende nuk është përkthyer në një rritje të ndihmave për njerëzit në nevojë”, nënvizoi Jens Laerke, zëdhënës i agjencisë së emergjencave të Kombeve të Bashkuara (OCHA).

Ora 13:22
‘Përplasje’ mes ushtrisë dhe qeverisë në Izreal

1717925054_izrael.jpg

Benjamin Netanyahu

Përplasje e ashpër në Izrael mes qeverisë dhe ushtrisë. Ushtria hodhi poshtë kritikat për pezullimin e luftimeve pranë korridorit humanitar të Gazës, si dhe pretendimet se klasa politike nuk ishte e informuar për vendimin.

 Ushtria tha se 'vendimi është ushtarak' dhe se kryeministri Benjamin Netanyahu kohët e fundit kishte udhëzuar shefat e sigurisë për të rritur ndihmën për Gazën dhe për të lejuar akses më të sigurt për punonjësit e ndihmës në dritën e seancës së re të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe incidenteve në të cilat operatorët u vranë nga zjarri i IDF.

Ora 11:51
Netanyahu: E papranueshme, përpara për Rafah

Foto: Benjamin Netanyahu

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se "kur kryeministri dëgjoi lajmin mëngjesin e sotëm për një pauzë humanitare të luftimeve për 11 orë në ditë, ai i tha sekretarit të tij ushtarak se kjo ishte e papranueshme".

Lajmin e raporton gazeta izraelite Haaretz, duke shtuar se pas sqarimit "kryeministri u informua se nuk ka asnjë ndryshim në politikën e ushtrisë izraelite (IDF) dhe se luftimet në Rafah do të vazhdojnë sipas planit".

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Videoskandali në bashkinë e Kukësit/ Apeli i GJKKO-së rrit me 1.5 vite burg dënimin për Safet Gjicin! Ndryshon akuzën për Alma Kaçin 

Videoskandali në bashkinë e Kukësit/ Apeli i GJKKO-së rrit me 1.5 vite burg dënimin për Safet Gjicin! Ndryshon akuzën për Alma Kaçin