‘Luftë’ bandash në rrugët e Athinës, rusët plagosin 30-vjeçarin shqiptar

‘Luftë’ bandash në rrugët e Athinës, rusët plagosin 30-vjeçarin shqiptar

Foto ilustruese

Një “luftë” agresive mes bandave orët e para të mëngjesit të sotëm në Athinë, ka lenë të plagosur me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave vendase, ka qenë një bandë shqiptare dhe një ruse që janë përplasur, pas një konflikti i cili agravoi në zonën e Burnazit, pranë një klubi të njohur të kryeqytetit.

Gjatë përplasjes njeri prej djemve me origjinë ruse, nxori armën, ia drejtoi 30-vjeçarit shqiptar dhe ia shkrepi në këmbë.

Menjëherë miqtë e të plagosurit e ka dërguar në spital, për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor. Kanë qenë mjekët ata të cilët pasi e kuptuan që i riu ishte qëlluar me burg, i telefonuan policisë.

Blutë e Athinës po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut