Mbjellja e narkotikëve mohon shtetin e së drejtës dhe ekonominë, ndërsa problem mbeten disa komuna të qarkut, ishte ky mesazhi i përcjellë nga prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi në një takim me të zgjedhurit lokal dhe strukturat e polices ku ra në sy mungesa e kryekomunarve të zgjedhur të Partisë Demokratike, por edhe të përfaqësuesve nga Bashkia e Tiranës.
“Mbjellja e bimëve narkotikëve mohon shtetin e së drejtës dhe ekonominë. Njësitë vendore më rëndësi në luftën ndaj bimëve narkotike.”- the Prefekti i Tiranë Sadi Vorpsi.
Nga ana tjetër, Prefekti Vorpsi tha se për kultivimin e Cannabis Sativa zonat më problematike në Qarkun e Tiranës janë komunat, ndër të cilat ka pasur raste të kapjes në flagrancë të kultivuesve si: Komuna Zall Bastar, komuna Dajt, komuna Shëngjergj, komuna Zall Herr, Golem, Gosë, Lekaj, Synej, Kryevidh dhe Bashkia Rrogozhinë.
“Këto janë identifikuar si zona me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike dhe për ketë qëllim komisariateve respektive u është lëne detyrë e veçantë në planin e veprimit të përpiluar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë për goditjen e këtij fenomeni, për te përpiluar plan masash te veçante për kontrollin e këtyre zonave dhe parandalimin e çdo aktiviteti kriminal” -tha në fjalën e tij Prefekti Sadi Vorpsi.
Ndërkohë që drejtori i Policisë Tiranë, Ardian Cipa ka deklaruar se gjatë 2014-s është ushtruar kontroll dhe monitorim nga ajri për të gjithë zonën, duke evidentuar kështu edhe zonat problematike. Për vitin 2015, Cipa bën me dije se do të forcohet hetimi në mënyrë që parandalohet mbjellja e bimëve narkotike. Por gjithashtu ai shtoi se do të bëhen fushata sensibilizuese në institucionet arsimore.
“Në vitin 2014, kontroll mbi gjithë territorin. Kemi përdorur edhe monitorim nga ajri. Për vitin 2015 do të forcojmë hetimin për të parandaluar mbllelljen. Në institucionet arsimore do të behën fushata sensibilizuese”-Tha Cipa.
Përgjatë 2014 rezulton se në kryeqytet janë asgjësuar mbi 1160 rrënjë kanabis, ndërsa konsumimi i tij vazhdon të mbetet i lartë në disa zona të kryeqytetit përfshi Laprakën, Kombinatin, 21 dhjetorin, Shkollën e Kuqe si dhe Komunën e Parisit.
Tryeza e sotme erdhi pas një sërë takimesh të organizuara me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe drejtoritë rajonale të Qarkut të Tiranës për të shqyrtuar problematikat dhe për të nxjerrë detyrat për secilin institucion, me qëllim rritjen e sensibilizimit ligjor e moral të parandalimit të kultivimit dhe përdorimit të lëndëve narkotike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO