GREQI- Mes kaosit dhe zhurmës së plumbave janë zgjuar mëngjesin e sotëm banorët e Kropit në kryeqytetin grek, pasi një shqiptar nga makina ka hapur zjarr ndaj një tjetri, duke e lënë të lënduar.
Sipas policisë bëhet fjalët për rivalitetet e grupeve shqiptare dhe rome se kush do të kontrollojë tregtinë e drogës në atë zonë.
Dëshmitarëve okularë treguan se autori nga makina e tij tip “Opel” ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër teksa po hipte në “Audin” e tij të bardhë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
I plagosur ndodhet në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Duke folur lidhur me situatën që trembi banorët, kryetari i Bashkisë së Kropia tha se ka paraljmëruar për këtë situatë.
“Unë kam vite që flas për këtë situatë dhe ja rezultati”, tha Dimitris Kiousis.
J.GJ./Shqiptarja.comKomente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)