Luftë me policinë në Mamurras, arrestohen vëllezërit Seferi, si nisi sherri mes biznesmenëve me 4 të plagosur në 2017-ën

Luftë me policinë në Mamurras, arrestohen vëllezërit Seferi, si nisi sherri mes biznesmenëve me 4 të plagosur në 2017-ën

Mamurras- Policia e shtetit ka arrestuar dy vëllezërit Arben Seferi dhe Astrit Seferi të cilët akuzohen për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017. Së bashku me dy vëllezërit Seferi ishte edhe shtatasi Viktor Gjergji edhe ky i fundit i arrestuar.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, raporton se gjatë operacionit në Mamurras, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ka patur edhe një shkëmbin zjarri. Arben e Astrit Seferi sapo kanë parë policinë kanë hapur zjarr ndaj tyre, por në fund forcat e rendit kanë mundur tu venë prangat.

Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal.

VIDEO nga vendi ku ndodhi ngjarja në 2017

Si nisi konflikti?

Një konflikti më 27 shtator të 2017 mes dy binzesmenëve të zonës pranë shinave të trenit në Laprakë ka vijuar dhe një ditë më pas 28 shtator të atij viti, teksa ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Shqiptarja.com mëson se shtetasi Arben Seferi ka pasur konflikt me shtetasin Eljon Leka, teksa të dy janë takuar në një lokal në lagjen e tyre. 
 
Arben Seferi pas debatit verbal ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të Eljon Lekës, që ndodhej brenda në. Plumbat e zjarrit kanë lënë të plagosur Eljon Lekën dhe tre klientë të lokalit të cilët nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin
 
Bashkë me Lekën kanë mbetur të lënduar edhe shtetasit Bujar Mrishaj 39 vjeç. Bledar Gosturani 33 vjeç dhe Avni Byberi 47 vjeç. Autori Arben Seferi fillimisht ka shkuar tek lokali i tij dhe i ndihmuar nga i vëllai, Astrit Seferi, ka mundur të largohet në drejtim të paditur. Policia me pas shpalli në kërkim të dy vëllezërit Seferi dhe një bashkëpunëtor të tyre. (Lexo këtu ndodhinë e plotë)

 

Vendi ku ndodhi ngjarja në 2017

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës