Ka ndërruar jetë aktori i njohur i humorit Fadil Hasa. Hasa mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Fadil Hasa është larguar nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. Homazhet pritet të zhvillohen nesër në qytetin e Durrësit në orën 10 deri në 11 në Teatrin e Durrësit "Aleksandër Moisiu. Hasa mbante titullin "Artist i Merituar", ndërsa kishte marrë 4 herë titullin "Artisti më i mirë". Lindur më 1940, Hasa ka luajtur shumë role në filmat shqiptarë dhe teatro.
Hasa ka luajtur një numër të madh rolesh, duke shenjuar kështu në historinë e humorit dhe komedisë shqiptare. Hasa ka luajtur rolin emblemë të “Mao ce Dun”, në vitin 2007, rol ku ka marrë edhe titullin “Aktori më i mirë”. Rolet e tij i kanë dhënë një vlerësim nga publiku, nga mënyra sesi aktori Hasa trajtonte problemet e shoqërisë shqiptare me nota humori.
Ka luajtur role te ndryshme ne komedi, skece, parodi e pantonima, dialoge e forma te tjera te humorit. Per publikun shqiptar te njohura jane disa role si Lushi ne “Sheqer, sheqer” ; Rrema tek “Or ti i kshillit”; Hamdia ne “Mysafiri i paftuar”; tek monologu “Qyli” e plot te tjera.
Pjesa “Dajrja”, krah kolegut Muharrem Hoxha, mbetet e paharruar, e po kështu edhe të tjera pjesë, si “Tekniku i lavatriçes”, “Tungjatjeta pelivan”; apo copëza humori, të cilat shfaqeshin për natën e fundvitit në ekranin e televizionit publik shqiptar, mbeten edhe sot, si perla të humorit. Ka marre pjese ne disa telenovela te realizuara mbas viteve 2000 ndonese pa patur suksesin e dikurshem si “Opingat e Sheros”; “Trapi i vjeter” (2005); “Lutja e dashurise” (2005). Ka luajtur edhe në filma artistike si : Zëvendësi i grave (1987) roli i Shabanit; Mao Ce Dun (2007) roli i Hekuran Romalinit; Kronikë provinciale (2009). Vendlindja e tij është Kruja, por ai njihet nga të gjithë si Fadili i estradës së Durrësit.
Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta aktori i njohur i humorit Fadil hasa. Hasa vdiq në moshën 78-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë në mushkëri prej të cilës vuante prej kohësh. Disa orë pas ndarjes nga jeta të legjendës së humorit kanë folur dy ish-kolegët e tij, Muharrem Hoxha dhe Roland Koça. Hoxha dhe Koça kanë shprehur se humbja e Hasës është një humbje e madhe si për kulturën shqiptare ashtu edhe për zemrat e tyre.
Sipas Koçës ka humbur një monument kulture. “Për mua sot është humbur një munument kulture, sepse i tillë ishte si aktor. S’ishte vetëm i Durrësit po ishte i gjithë Shqipërisë. Arti i tij do të kujtohet sepse ju mediat keni bërë punën tuaj pasi ka materiale që ne nesër pasnesër do themi ‘ja’. Ishte vërtet njeri i mirë. Do thoni ju që në këto raste flitet gjithmonë fjalë të mira, por ne fjalë të mira do themi për dikë që kemi një jetë që e njohim. Humbja e Fadilit është një humbje madhe pasi nga Durrësi kanë ikur pothuajse të gjithë aktorët e humorit. Kemi ngelur vetëm unë dhe Rremi,”- tha humoristi.
E ndërsa Muharrem Hoxha ka folur me lot në sy për mediat duke u shprehur se i ndjeri Hasa ishte një baba i dytë për të, dhe do mbetet i paharrueshëm gjithmonë. “Jo më larg se dje ishim bashkë në shtëpi duke bërë humor. Ai ishte sëmurë por është njeri me humor. Fadili m’ka nxjerrë për herë të parë në skenë, ka qenë prind i dytë për mua. Baba im i ka thënë merre Rremën dhe ma mbaj si çunin tat. Kemi mbetur shumë pak sepse jeta bën të veten, dhe dihet që një ditë do na vijë vdekja. Ju falënderoj edhe juve se po të mos ishit ju asgjë nuk do merrej vesh,”- tha Hoxha i prekur.
Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Fadil Hasa. Hasa nuk i rezistoi më gjatë sëmundjes së rëndë në mushkëri prej të cilës vuante prej kohësh. Në lidhje telefonike me “Report Tv”, Besnik Bisha, regjisori i filmit “Mao ce dun”, ku rol kryesor kishte Fadil Hasa, u shpreh se ndarja nga jeta e aktorit të madh është një dhimbje e madhe për të gjithë.
I pyetur se si e kujtonte aktorin në projektet që kanë bashkëpunuar dhe nëse miqësia e tij më të ndjerin Hasa ka vijuar deri në ditët e sotme, regjisori Bisha rrëfen bisedën e fundit vetëm pak ditë më parë me legjendën e humorit.
“Miqësia me të ka vazhduar edhe pas projekteve që kemi pasur bashkë. Kam pasur miqësi me gjithë familjen e tij, edhe me vajzat. Ai e dinte në fakt. I kam shkuar në shtëpi para se të vdiste dhe në njërën nga bisedat më tha që e ndjente. E priti vdekjen si burrat. Është një dhimbje madhe,”- u shpreh regjisori.
Shkoi edhe nje aktor i madh i deshmise se kohes dhe ngjarjeve,formuar e ngritur ne "Shkollen e artit shqiptar" ne kohe e rrethana te veçanta. Keto breze artistesh e krijeusish shqiptare, ne gjitha artet shqiptare, ishin dhe mebsin te pazenedesuar as ne nivelin artistik e as ne ate kombetare,Fadili,Mao ce Duni, deshmon nivelin me origjinale e me te larte artistik, me gjitha nyansat e matamorfozat qe paraqiste ne skenen filmike Lavdi!ngushlime familjareve, farefisit,miqeve,shokeve e bshkepunetoreve te Tiaj,Zbrastesiren e ka plotesuar me veprimtarine e Tiaj dhe kujtimet per te.
PërgjigjuU prefsh ne paqe o humorist i palodhur dhe orgjinal Do kishe bere mire te merrje me vete ikonen tende SALI ROM BERISHEN PO SA SHOH TE TRADHTOI .NGUSHLLIMET FAM8LJAREVE .
PërgjigjuU shua edhe nje ikone e humorit qofte i perjetshem kujtimi i tij U prefsh ne parajse i paharruari Fadil Hasa Do te mbetesh i paharruar per humorin tend
Përgjigju