Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Fadil Hasa. Hasa nuk i rezistoi më gjatë sëmundjes së rëndë në mushkëri prej të cilës vuante prej kohësh. Në lidhje telefonike me “Report Tv”, Besnik Bisha, regjisori i filmit “Mao ce dun”, ku rol kryesor kishte Fadil Hasa, u shpreh se ndarja nga jeta e aktorit të madh është një dhimbje e madhe për të gjithë.
I pyetur se si e kujtonte aktorin në projektet që kanë bashkëpunuar dhe nëse miqësia e tij më të ndjerin Hasa ka vijuar deri në ditët e sotme, regjisori Bisha rrëfen bisedën e fundit vetëm pak ditë më parë me legjendën e humorit.
“Miqësia me të ka vazhduar edhe pas projekteve që kemi pasur bashkë. Kam pasur miqësi me gjithë familjen e tij, edhe me vajzat. Ai e dinte në fakt. I kam shkuar në shtëpi para se të vdiste dhe në njërën nga bisedat më tha që e ndjente. E priti vdekjen si burrat. Është një dhimbje madhe,”- u shpreh regjisori.

Lajmi kryesor:
Luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta legjenda e humorit Fadil Hasa
/b.ha./Shqiptarja.com
