'Luftë' Messi-Barça, e ardhmja tek Interi ose City (VIDEO)

Leo Messi dëshiron të braktisë Barcelonën pas plot 16 vitesh në ekipin e parë gjatë të cilave ka fituar gjithçka. Mbrëmjen e djeshme u dha lajmi i bujshëm se kapiteni ka dërguar një faks në klub ku kërkon edhe zyrtarisht largimin nga blaugranët.

Argjentinasi do të shfrytëzojë një klauzolë në kontratë që e lë të lirë në fund të çdo sezoni. Pas kësaj ka nisur një luftë totale mes Messit dhe Barcelonës ndërsa tifozët janë mbledhur jashtë stadiumit “Camp Nou” të mërzitur se do u largohet idhulli i tyre.

Drejtuesit e tjerë i kanë kërkuar Presidentit Bartomeu që të dorëhiqet, por ai e ka mohuar diçka të tillë dhe njofton se tashmë ndaj Leo Messit do të nisë një “luftë” ligjore pasi sipas tij numri 10-të nuk mund të largohet falas. Në detajet e shumta që zbulojnë mediat është edhe fraza që i ka thënë trajneri i ri Ronald Koeman se në ekip nuk do të ketë më të privilegjuar.

Ajo që tashmë dihet është se lojtari më i mirë në botë do ta braktisë Barcelonën dhe ka nisur një ankand se cilën fanellë do të veshë ylli argjentinas sezonin e ardhshëm. Dy janë ekipet favorite. Interi për të cilin ish-agjenti është i sigurt se Messi ka zgjedhur zikaltërit, ndërsa edhe City i Guardiolës po ashtu ka shumë shanse.

Dera e City-t është e hapur për Messin. Por edhe PSG dhe Manchester United qëndrojnë në garë. Klauzola e Messit është prej 700 mln euro, por në këtë situatë Barcelona mund ta lërë të largohet për rreth 220 milion ndërsa paga e yllit argjentinas është ajo që tremb pretendentët pasi përfitimet e Messit shkojnë deri në 100 mln euro bruto në vit./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës