'Luftë' automjeteve të blinduara! Lleshaj urdhër të prerë drejtorive rrugore: Bllokoni qarkullimin e tyre

'Luftë' automjeteve të blinduara! Lleshaj urdhër të prerë drejtorive rrugore: Bllokoni qarkullimin e tyre

TIRANE - Opeacioni "Forca e Ligjit" nga një anë dhe ministria e Brendshme nga ana tjetër, i kanë shpallur 'luftë' automjeteve luksoze dhe të blinduara. OFL me bllokimin e mjeteve të blinduara që dyshohet se janë blerë nga para që e kanë burimin nga krimi. Ndërsa ministri i Brendshëm ka urdhëruar bllokimin e qarkullimit të të gjitha mjeteve të blinduara që zotërohen nga persona fizik, edhe të atyre personave që i zotërojnë me dokumentacion të rregullt prej kohësh. Me urdhër të Lleshaj, për vitin 2020, nuk do të lejohet targimi i tyre si dhe nuk do të rinovohet dokumentacioni i mjeteve që aktualisht janë në qarkullim.

Urdhri  i Ministrit Lleshaj është shpërndarë për Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, ndërsa pezullimi i mjeteve do të qëndrojë deri në një njoftim të dytë.  Udhëzimi, gjithashtu, sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme për veprime të mëtejshme.

'Zbatim të shkresës së Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj 'Mbi pezullimin e dhënies së autorizimeve për mjet të blinduar'. Me përmbajtjen e saj njihen Shefat e Sektorëve të Policisë Rrugore pranë DVP, si dhe Shefi i Sektorit të rendit dhe Shefi i komisariatit rajonal të policisë rrugore në DVP Tiranë, me qëllim zbatimin në praktikë të detyrimit për pezullim/ndërprerjen deri në një njoftim të dytë, të të gjithë procedurave administrative në lidhje me lëshimin e autorizimeve për targimin dhe qarkullimin e mjeteve të blinduara në pronësi/përdorim të personave fizik. Deri në ndryshimin e aktit normativ ekzistues, edhe nëse ndonjë shtetas disponon një kontratë të rregullt ligjore si pronar i mjetit të blinduar dhe ata që aktualisht disponon një targë të rregullt të regjistrua të mjetit të blinduar  nuk do të pajiset me autorizimin për targimin e tij apo autorizim të posaçëm për qarkullim deri në një njoftim të dytë. Për rrjedhojë nuk do të lejohen të qarkullojnë', shkruhet në deklaratën drejtuar Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor.


Lajmi kryesor:

Bllokohen 6 makina të blinduara në Durrës, ja kush janë pronarët dhe bizneset që kanë


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:01
Bllokohen 6 makina të blinduara në Durrës, ja kush janë pronarët dhe bizneset që kanë

Operacioni Forca e Ligjit sot ka bllokuar gjashtë makina të blinduara në Durrës. Report Tv siguron emrat e katër personave që u janë sekuestruar makinat. Ata janë; Xhevdet Troplini të cilit iu bllokua makina e blinduar tip 'Jeep', Ervis Doçit 'Audi',  Bledin Doçit 'Benz' dhe Ilir Gjyzelit 'Jeep'. Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, personave të cilëve u janë sekuestruar makinat rezultojnë me aktivitet në fusha të ndryshme. Ilir Gjyzeli rezulton se ka një pikë tregtimi gomash, gomisteri, servis automjetesh dhe pjesë këmbimi, plus bar kafe.

Bledin Doçi rezulton se ka një bar-kafe dhe stacion plazhi, por ashtu edhe Ervis Doçi me disa një kompani që merret me prodhimin e materialeve të ndërtimit, sipërmarrje të ndërtimeve urbane, industriale dhe turistike, etj. Makinat e këtyre personave janë bllokuar nga OFL-ja e cila do të kontrollojë për origjinën e tyre dhe burimin e ligjshëm të krijimit të pasurisë. Këtyre subjekteve ende nuk u është nisur kërkesë nga OFL për të deklaruar pasuritë por kjo masë është marrë në kushtet e emergjencës bënë me dije burime nga OFL për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta. 

Ekstrakti i QKB-se per Ilir Gjyzelin
 

 
Ekstrakti i QKB-se per Bledin Doçin


 

Ekstrakti i QKB-se per Elvis Doçin
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni: 11/02/2020 19:12

    Mire e ke bere,hajde trima dilni nga vrima.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 11/02/2020 18:41

    Makinat luksoze parkohen para hoteleve luksoze ne mes te pedonales ne Shkoder dhe policia i pershendet dhe u ha mutin.Jeni polici e dobet qe punon vetem per rroga dhe kur vjen shefi i madh.Policia e Shkodres ben te fortin me fukarain dhe ul breket para krimineleve dhe plerave qe bejn ligjin ne qytet.Ketu esht si ne '97 e askujt nuk i intereson.E pra policine nuk e ka Voltana por Rama

    Përgjigju
  • A.n.: 11/02/2020 17:58

    Ne menyre qe te vrasin njeri tjetrin me kollaj nuk do lejohen te perdoren mjetet e blinduara. Pra do kemi fair play (pa mburoja)

    Përgjigju
  • Loku: 11/02/2020 17:57

    Po pse mer minister duet me i blloku mjetet qe i keni targu ju vet e poplli ka pagu taksat per ato mjete po cie keni ket politik ne fillim i targoni e pastaj i bllokoni shtet Leshi sic esht dhe ministet Lleshi

    Përgjigju
  • Lor: 11/02/2020 16:30

    Pse me ne koh te enverit jemi ne qe del ti e shfuqizo ligjin malinat e blinduara lejohen ne cdo vend te botes ,po ke puth rregullo rendin qe se ke iden ku te ka shkuar ,shkatrro krimin ordiner dhe ate te organizuar ate be e mos u merr mw makina se e ke ul pjacen fare

    Përgjigju
  • Andi: 11/02/2020 16:07

    Nese automjeti eshte blere me kontrate te rregullt dhe nese vete ministria i ka dhene leje qarkullimi dhe perdorimi me pare, ndalimi per qarkullim deri ne nje urdher te dyte eshte cenim i prones se qytetarit dhe te drejtave te tij. Ose sekuestroje se nuk e justifikon, ose lere te qarkulloje. Pa-aftesine e shtetit ne verifikime nuk mund t'ja faturosh dikujt, edhe pse mendon se ai mund te jete kriminel.

    Përgjigju
  • Bepi: 11/02/2020 15:30

    Ik mor Legen menova se do te bashe dica por lesht edhe ti legen mutit

    Përgjigju
  • Qytetari.dixhital: 11/02/2020 15:07

    Zoti minister!a nuk ishte me e drejte te bashkpunoje me autoritetin rrugor,se sa te nxirrje policet neper rruge per kontrolle,qe per mendimin tim ishte ma me shum kosto.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Siri, rebelët e kryeministri bien dakord për tranzicionin! Al Jolani: Do publikojmë emrat e zyrtarëve që kryenin tortura

Siri, rebelët e kryeministri bien dakord për tranzicionin! Al Jolani: Do publikojmë emrat e zyrtarëve që kryenin tortura